Dëborë në Tërbaç

Kultura

Dëborë në Tërbaç

Nga: Albert Habazaj Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:35
Dëborë në Tërbaç

Këngë nga Albert HABAZAJ

Në Tërbaçin ton’ të dashur ra dëborë

Në fshatin me Çikën matur, vë kurorë.

Vë kuror’ dëbor’ e bardhë mbi Tërbaç,

Tërbaçin që asnjë hasmi s’dha haraç.

Dhe në dimër ësht’ i bukur fshati ynë,

Se s’luftoi për t’u dukur, i puth synë

I puth syrin e drenushës, sy fisnik,

I puth ballin lar’ me diell, shpirt lirik.

Prap’ na do Tërbaçi ynë, fshat bujar,

Andej kur e kthejmë synë, ësht’ krenar.

Kur harrojmë, heq në zemër, na qorton,

Me mallin e ngrohtë të zemrës na afron.

 

Me dashuri djali për vendlindjen,

Albert Habazaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat