Jeton Kelmendi shpallet poeti i vitit 2016

Kultura

Jeton Kelmendi shpallet poeti i vitit 2016

Nga: M.L Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:03
Jeton Kelmendi

Shkrimtari dhe publicisti Jeton Kelmendi, është zgjedhur poeti i vitit 2016, nga Fondacioni kulturor Softly.

Ky fondacion me një juri ndërkombëtare vendosi që ta shpall poetin Jeton Kelmendi, si poetin e vitit 2016. Me këtë rast, poeti Kelmendi, ka falënderuar jurinë dhe fondacionin, ndërsa ka shprehur kënaqësinë e tij, Letërsia Shqipe ka arritur këto përmasa.

Ndërkaq, në ueb faqen e Fondacionit Soflay Inc, thuhet se ky fondacion ka nderin për të ndarë vendimin përfundimtar të konkursit: Poet i Vitit. “Ne e vlerësojmë shumë kontributin e të gjithë poetëve pjesëmarrës në këtë ngjarje. Ne sinqerisht falënderojmë jurinë ndërkombëtare, për punën e vështirë në një konkurs të cilësisë. Juria ka vendosur që poeti i vitit 2016 të jetë, Jeton Kelmendi (Shqipëri)”, thuhet në njoftim.

Juria i ka uruar Kelmendit një vit të mbarë si ambasador i letrave ndërkombëtare . Anëtarët e jurisë ishin: Anna Fletcher (Mbretwria e Bashkuar), Fernando José Martínez (Meksikë), George Onsy (Egjipt) Luz María López (Puerto Rico), Monsif Beroual (Marok).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat