Tom Hanks fiton çmimin si aktori më i mirë në "People’s Choice"

Kultura

Tom Hanks fiton çmimin si aktori më i mirë në "People’s Choice"

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:38
Tom Hanks

Tom Hanks debutoi për herë të parë në ekranin e madh në vitin 1980.

Ndonëse kanë kaluar 37 vjet që nga ajo kohë, ai është shumë falënderues që filmat e tij ende u pëlqejnë njerëzve.

60 vjeçari të mërkurën në Los Anxhelos pranoi çmimin e People’s Choice si aktori më i mirë.

“Kur bën filma e pyet veten nëse do i sheh ndokush. Nëse do i interesoj ndokujt. Ky është një nder i veçantë. Unë që një kohë të gjatë bëj filma. E dua shumë punën time dhe lë gjithmonë një pjesë timen në ekran”, u shpreh ylli i Forrest Gump kur pranoi çmimin.

Hanks është fitues i dyfishtë i çmimit Oscar si aktori më i mirë dhe është nominuar për këtë kategori pesë herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat