Dromca jete

Kultura

Dromca jete

Nga: Haki Bunjaku Më: 20 janar 2017 Në ora: 17:24
Haki Bunjaku

Më 15 janar 1982 nisa nga puna nëper çatija në Zvicërr.Nga mërzia nuk mund ecsha mirë për tokë e dilmë në kulme.Ishte dimër me borë e pronarja e firmës më vendosi përkohësht në firmën Riedener në Unterendingen.

Firma ime skishte tjerë punëtorë (të gjithë ishin stinorë).Punoja me zvizrranë,por kisha përkrahje nga pronari,Riedener Martin.Bilem më thoshte:-Tash je më lartë se profesor.

Dy javë banova në shtëpinë e tij me të gjitha shpenzimet.

Isha punëtor i pamësuar në punët fizike e kjo puna në kulme më këpuste nga frika për të ecur.Edhe mërzia e bënte të vetën,që as vijën nuk e pajsha me mbajt letfën drejt.

Martini u kishte thën punëtorëve dhe hallës Hübscher(pronare e firmës time):-Mos e ngucni Profin!Le të punojë sa të dojë,se ska derrt se unë e paguaj.Ai bëhet punëtor i mirë,por duhet pritur sa të ambientohet dhe sa të rryhet në punët fizike.

Më 17 janar vrasja e vëllazërve Gërvalla e Kadri Zeka më çiti në shok dhe tër ditën mendja më rrinte atje.

Më 19 janar,me një punëtor zvicërran po ia venim letfet dhe letfet dopëll kulmit.

Këto letfet dopëll ishin zgjat lart dhe duhej shkurtuar.Ai shoku po i pret me motosharrë,ndërsa unë po i mbaj që të mos bien me hez për ta Shkoç sarnafillin.

I ka ikur sharra më lartë e në dorën time të djathtë mbi bylyzyk.U kam thën të ma lidhin dorën më lartë për ta penguar gjakderdhjen.

Udhëheqësi i kantieri me makinë dhe dy zvizërranët e drejt të mjeku.Nuk ndjeja dhimbje.Ma ka dhën një injekcion dhe kur e ka hjek tojën,currili i gjakut ia dha në mur.Të dy zvicërranët u alivanosën.

Mjeku ma qepi varrën dhe me pirje lokale nuk ndjeva dhimbje.

Kryejave erdh shefja e firmës e më dërgoi te i njejti mjek,që kah mi hiçtje penjët pa injekcion e pa lyemje të varrës,nga sytë më dilnin xixa.Bënën llaf mëll,mëll-mëll dhe me çuen në punë.Skisha me kënd me kajt derrt se stinorët ende nuk kishin ardh.

Dora nga të ftoftit edhe nga lëvizjet më jepte siklet të madh.

Te na e kishin çue haberin:-Hakija është plague tue vra Kadri Zekën.

Edhe sot blana në dorë i tregon dhëmbët e sharrës,por ngase I kam pasu dy xhempera dhe palltën;dhëmbet nuk kanë prek në asht.

Erdh vera,edhe me gjuhë pak përparova e tash më vyen ekstra pushim mjeksor.Një kusheri ma dha adresën e një mjekut plak që leht shkruan pushim mjeksor.

Ditë e parë e provova te tre mjek dhe si ia nisnin me shkrue barna ua leja letrën mbi tavolinë e dilja.

Te nesërmën te mjeku plak,që si më pa mi shkrou gjashtë javë mos me dal në punë.

Firmës ia dergoi me postë çertifikatën e mjekut dhe tash në pishinë edhe mësoi gjermanisht.

Mbas katër javësh shefja e firmës më merr në telefon dhe me lut që ta ndihmoi me i shkarkue do tjegulla me kran (një orë apo një e gjysmë dhe të paguaj ekstra).

I them jo,unë jam sëmut.Po hajde për kafe! Nuk mundem,nëse ke kohë eja nesër këtu posht në restorant dhe pimë nga një kafe.

Erdh dhe ia nisëm bisedës.Më thotë:-Nuk dukesh keq.Mirë jam dhe për momentin nuk ndjej dhimbje.Mirëpo,dhimbja kur më çove në punë pa u shëndosh varra ende më rri në kokë.

Haki,ti je real dhe korrekt,po dihet që je i ngritur.Ja 50 fr. për sante për darkë dhe kalofsh mirë!

Zonja Hübscher kishte vetëm Firmën,por jonjeri të gjallë,pos dy vëllazërve që nuk e vizitonin kurrë.

Vdiq nga kanceri në gji më 1985,pa lën gjurmë në këte jetë.

Pushimin e vazhdoj edhe tri javë e krejt u bën nëntë javë.Inati i shqiptarit de!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat