Fundi i jetës së tij

Kultura

Fundi i jetës së tij

Nga: Eroll Velija Më: 23 janar 2017 Në ora: 17:53
Eroll Velija

Ai ishte i tëri i pushtuar nga ndjenjat për te. Fillimisht ajo u tregua e kujdesshme teksa përpiqej ta ndizte, duke i mëshuar vetëm te vendi i duhur dhe jo atje ku atij mund t'i dhembte. Ai ndjeu një kënaqësi të skajshëm, por efekti i dëshiruar, për zhgënjimin e tij të madh nuk erdhi. E kishte të qartë se ndjesitë e tij diku mjegulloheshin dhe ndonëse ishte i vërshuar një pasion i madh për të, në të njejtën kohë kishte edhe ndjesitë se nuk e kontrollonte dot veten. Diçka tek ai ishte shkëputur dhe nuk ishte i sigurt nëse problemi vinte nga truri apo nga shtylla kurrizore. Pavarësisht intensitetit, me të cilin dëshironte të bënte dashuri me të, e ndjeu që frika i zbriti poshtë. Teksa ajo ishte shtrirë e gatshme sipër tij, filloi të bindej se nuk do të funksiononte dhe mendoi që ishte treguar i marrë dhe budalla që kishte dashur të provonte.

Ajo nuk kishte as idenë më të vogël për çka që po i ndodhte atij dhe donte shumë që të bënin  dashuri. Donte të ndiente afshin e tij. Ajo e kishte vë re qartë se herën e parë mund edhe të mos shkonte mirë. Ai kishte kaluar një traumë të madhe dhe ishte më se e natyrshme se duhej të prisnin me durim që ai të rifitonte aftësitë seksuale.

Nuk donte që ai të vihej para sfidës, por t'i jepte kurajo dhe jetë. Por në vend të shpresës, ajo pa dëshprim në syte e tij, dhe përpjekjet e tij të dështuara për të konsumuar pasionin.

Është bër rregull zemër...në rregull fare...duhet ca kohë..." mërmëriti ajo dhe u kap pas tij, por ndjeu që ai e shtyu dhe u kthye. Ishte i dërmuar që nuk ishte në gjendje të bënte dot dashuri me të. Atij kjo nuk mund t'i shkulej dot nga mëndja, teksa rrinte shtrirë përbri saj. Gjithçka që ajo thoshte duke e mbajtur shtrënguar, vetëm se ia rëndonte edhe më shumë gjendjen. U betua me vete, që nuk do ta provonte kurrë më. Pavarësisht butësisë dhe dashurisë së saj, ai do të provonte poshtërimin më të madh qysh pas aksidentit. Ishte dita më e keqe e jetës së tij. Me një fjalë, nuk ishte më burrë. Asgjë mbi faqe të dheut, tha me vete nuk do të provoj sërish.

Rrëshqiti poshtë mbulesës dhe u mbulua.

Ishte fundi i tij. Fundi i jetës së tij si burrë. Kështu i dukej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat