Dialog shkurorëzimi me poezinë

Kultura

Dialog shkurorëzimi me poezinë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:55
Sulejman Mehazi

Nuk të dua poezi, sa e shëmtuar më dukesh, më je bërë si ato nuset pa duvak, pa shije, pa  farë aromërash e ngjyrërash të bukura. Ç'u bë me atë pamjen tënde të bukur, kur të gjithë, pas teje,  mahniteshin me  ecjet, lëvizjet e vallëzimet tua artistike! Më vjen shumë keq për këtë shkurorëzim, më ke hidhëruar rëndë e s'mund të duroj, të jetosh me mua, e të bësh orgji artistike me shpirtrat e ndotur e të këqinj,  të pa moralshëm e klandestinë, të pasinqertë, xhelozë e mendjekrisur. Ata që më shumë pëlqejnë, respektojnë e dashurojnë vehten, sesa ty; ata s'kanë asnjëfarë përjetimesh shpirtërore, poezia ime e dashur.

A më ke thënë, se origjina juaj rrjedh nga qielli, a më ke thënë, se nëna juaj  është shpirti,  babai juaj eshtë frymëzimi, kurse ju jeni vajzat e saja? A më ke thënë, se je e krijuar nga përjetimet e spermatozoideve të shumta të përziera me dhimbje, gëzime e dashuri! A më ke thënë se orgazmat e lindjes suaj janë: tronditjet, zjarret, djegiet, shkrirjet, malitjet, ekstazat përjetuese të një bote tjetër fare. Atëherë nëse nuk i ke këto vlera argumentuese shpirtërore, ja ndarjen, shkurorëzimin!

P.S.

Poetët e mirëfilltë janë si zogjtë e Lasgushit, sa më lartë që fluturojnë  drejt qiellit bëhen aq  të vetmuar e më të lirë, sa  zbresin në tokë për shkak të pa aftësive, pengesave, rreziqeve e interesave bashkohen tok për ta humbur lirinë.

Kështu ndodh dhe me klanet kulturore, për shkak të pa aftësive të tyre krijuese bashkohen tok, por e humbin lirinë poetike, artistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat