Poetët e Luginës së Preshevës, kujtojnë janarin e acartë të vitit 1982

Kultura

Poetët e Luginës së Preshevës, kujtojnë janarin e acartë të vitit 1982

Nga: Aziz Bytyçi Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:06
Pamje nga shënimi i “Flakës së Janarit”

Sot në ambientet e SHMT “Presheva” në Preshevë u shënua “Flaka e Janarit” dhe njëherë nisi Karvani i Shkrimtarëve të Luginës manifestimet kulturore , duke filluar me orët letrare në SHMT “Presheva” në Preshevë dhe  në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë.

Muaji i janarit çdo herë kur të vije , nëpër të gjitha trojet shqiptare kujtohen deshmoret e kombit të cilet nuk kursyen as më të shtrenjeten jeten e tyre për lirinë e vendit.Sot të organizuar poetet,shkrimtaret dhe krijuesit e letrave shqipe të Luginës me organizime të shumta letrare nisen që të kujtojnë acarin e janarit të para 35 viteve kur ranë për të mos vdekur deshmoret e kombit Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.Në këtë manifestim letraro-kulturor moren pjesë edhe poet e poetesha edhe nga disa qytete të Kosovës,ku u priten nga krijuesit e Lugines nga mësimdhënësit,drejtoret e shkollave dhe nëxënësit.Lirisht mund të themi se poetet janë arkitektet e lirisë dhe I thyejnë kufitë sepse poetet I këndojnë lirisë, I këndojnë bashkimit sepse as zoti nuk thotë se një popull I një gjuhe të një tradite e një zakon I ndarë në pesë shtete e këto shtete dikur ishin janë dhe do të jenë folet e shqipeve që bukes I thon bukë e kripes I thonë krip,pra poetet I këndojnë lirisë dhe janë pishtarë të lirisë.

Në qytetin e Luginës siq e quan profesori,poeti dhe kryetari i SHSH”FENIKSI” të Presheves “ Lugina e përlotur” dhe “ Lugina e krenarisë” z.Bilall Maliqi. Karvani i Shkrimtareve të Lugines së Preshevës së bashku me disa  shkrimtarë pjesmarrës  të qyteteve  të Republikës së Kosovës nisen  manifestimin e organizuar për nderë të “FLAKES SE  JANARIT” në qytetin e Preshevës , ku fillimish nisen aktivitetet në lokalet e  e ambientit  të SHMT “Presheva” në Preshevë.  Manifestimet kulturore filluan me orët letrare të cilat u mbajtën në SHMT “Presheva” në Preshevë dhe  në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë, .

“Flaka e Janarit”e organizuar nga poetet dhe krijuesit e letrave shqipe të Luginës , u shënua me një  kumtesë  nga prof. Avni Shaqiri, në nderim të të rënëve për liri të të gjitha kohërave.Sa herë  vjen muaji i janarit , më vete sjell edhe janarin e vitit 1468 ditën e vdekjes së kryetrimit tonë legjendar , Gjergj Kastriotit-Skënderbeut , sikur janari është koincidencë , solli edhe vrasjen e tre dëshmorëve të kombit , Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.Janari më vete sjell edhe janarin e vitit ç984 , diten e vrasjes të dy dëshmorëve të kombit Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Kjo kumtesë ngjalli kureshtje te nxënësit e drejtimit të mjekësisë. Më pas u organizua një orë letrare , dedikuese për këtë datë me rëndësi, ku poetët e pranishëm: Bilall Maliqi, Nehat Ramizi, Rexhep Abazi, Alixhemal Salihu, Avni Shaqiri, Rrahman Hyseni, Ramize Halimi , Marigona Fejzullahu, Herolinda Salihu. Pati edhe tre mysafir nga Kosova: poeti Hajrush Redenica nga Gjilani, Lela Tahiri dhe Fata Uka nga Mitrovica. Të gjithë këta poet i lexuan poezit e tyre para nëxënësve si dhe nxënësit i lexuan vjerrshat e tyre të mësuara në shkollë vjerrsha të kushtuara dëshmorëve tonë të kombit.

Poeti i jonë Rrahman Hyseni i njohur tani në analet e poezisë , sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimt arëve tanë nga të gjitha trojet shqiptare  pos leximit të poezisë së tij ai para të pranishmëve të një numri të madhë pjesmarësh tha se:-në asnjë vend nuk ndihem më i rahatshëm sin ë Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë ,sepse është vendlindja ime.Poeti Rrahman hyseni është  poet i lirisë,sculptor fjalësh dhe mjeshtër i artit poetic , i ngarkuar me meditime filozofike,ëndrrime,fluturime,përjetime të ëmbëla e të dhimbëshme, dhe siq thekson kritika letrare, vargu i tij ka një përmbajtje të lartë artistike dhe një ndjeshmëri të thellë ku reflektohet realiteti i poetit , i  cili poet tani më i njohur në botenë shqiptare vjen nga universi i fshatit  shqiptar të lindjes Gërboc i Medvegjës. 

“Drejtori i shkollës Mr. Islam Isufi, iu dëshiroi mirëseardhje poetëve, duke e çmuar lart punën e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” dhe shprehi gatishmëri që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunim, me ç’rast Shoqata i ndau mirënjohje shkollës për bashkëpunim, shkruan mes tjerash kryetari i kësaj shoqate Bilall Maliqi.Pos recitimeve të poezisë së tij z.Maliqi tha se : është nderë për mua dhe për Shoqaten e Shkrimtarëve “FENIKSI”që këtë manifestim të organizuar për nder të “FLAKES SE JANARIT” nu bashkangjiten edhe vëllezërit tanë poet nga Mitrovica e Prishtina që t’I kujtojmë dëshmoret e kombit me poezit tona të kushtuar për jetën dhe vepren e të të gjithë dëshmorëve të rënë për lirin e ardheut të tyre e në këtë rast të janarit të acartë të Jusuf e Bardhoshë Gërvallës dhe Kadri Zekës.Z.Maliqi pos përshendetjeve që ju bëri pjesmarrësve,njerëzve të artit dhe të kultures e të poezisë ai tha se ,neve sot jemi tubuar që me vargje,me këngë , me biseda të lira , t’I kujtojmë këto figura të ndritura që me veprat e tyre, mbeten të dashur për ne, sepse punuan shumë dhe dhanë shumë për popullin tonë, në të gjitha sferat e jetës  dhe punës.

Në fund kryetari i SHSH”FENIKSI” të Preshevës Bilall Maliqi,poet e poetesha,miq të mi të Shoqatës, miq të këtij evenimenti letrar, ju falenderoi shumë për mundimin që keni marrë në këtë mot të acartë, po me vargjet tuaja, me kënget tuaja , me artin tuaj , me shpirtin dhe zemren e madhe që keni, sot do ta zbusim të ftoftin e këtij janari. Në fund për poetët, drejtori i shkollës dha një koktej. Pjesë e orës letrare ishin edhe recitimet e nxënësve të kësaj shkolle, të cilët e begatuan këtë manifestimin kulturor. Të njëjtën ditë Karvani e vizitoi shkollën “Selami Hallaçi” të Rahovicës me nxënësit e ciklit të ulët, edhe në Rahovicë të Presheves u mbajt ora letrare, ku poetet ngrohëtësisht u priten nga drejtori I kësaj shkolle,nga mesimdhënësit si dhe nga nëxënësit. Poetët zgjodhën poezi për fëmijë, por edhe fëmijët recituan poezi të mësuara gjatë procesit edukativo-arsimor. Edhe drejtori Nagip Sadiku për pjesëtarët e Karvanit shtroi një koktej modest.Ku në këtëtë koktej të begatëshëm poetet së bashku me nxënësit dhe me  personelin mësimor të shkollës këmbyen mendimet e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat