Shqipëria, Italia dhe Greqia nëpërmjet Vlorës universitare me Evropën akademike

Kultura

Shqipëria, Italia dhe Greqia nëpërmjet Vlorës universitare me Evropën akademike

Nga: MSc. MSc. Albert Habazaj Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:54
Cermonia ne Universitetin e Vlores

E premtja e datës 20 janar 2017 do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet në Kujtesën e Universitetit të Vlorës si një ditë e veçantë; ndër më të bukurat ditë, mesazhdhënëse, kulturoro-akademike e gëzimtare për senatin, stafin akademik, personelin administrativ dhe studentët ismailqemalistë të Universitetit tonë 23 vjeçar.

Qe vërtet një festë dinjitoze dhe domethënëse, ku mirrnin pjesë anëtarët e Senatit Akademik, Kryetari i Senatit Akademik të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, njëkohësisht rektor i Universtitetit prof. Roland Zisi, rektorë të universiteteve të tjera shqiptare, dekanë, të ftuar të tjerë, pedagogë dhe studentë. Gjithashtu morën pjesë në këtë ceremoni nderimi jo vetëm për Universitetin, por sidomos për Vlorën e përparuar, edhe kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak zj. Vojsava Shkurtaj.

U realizuan propozimet e Departamentit t? Kimisë dhe atij të Biologjis?, të dy t? Fakultetit t? Shkencave Teknike, me vendimin e Senatit Akademik t? k?tij universiteti p?r dh?nien e titullit “Doctor Honoris Causa” prof. Triantafyllos Almpanis (Albanis) dhe prof. Genuario Belmonte, duke ndërtuar një urë të re, të fortë e të qëndrueshme komunikimi akademik e kulturor midis vendeve mesdhetare të trekëndëshëshit jonian Shqipëri, Greqi, Itali me mikpritës Vlorën universitare dhe qytetare. Triantafillos Albanis dhe Genuario Belmonte, me pjesëmarrjen e tyre aktive për mbi dy dekada me Universitetin tonë, kurorëzuar me vlerësimin e merituar “Doctor Honoris Causa”, forcojnë urat kulturore mesdhetare dhe i japin një dimension tjetër të madh Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës (patjetër dhe qytetit) në botën akademike europiane.

***

Për Universitetin e Vlorës, prof. Triantafyllos Almpanis, i shquar në opinionin shkencor të Greqisë, ka qenë Njeri Institucion, sepse, qysh në fillimet tona, e ka parë me besim institucionin e ri e të brishtë të arsimit të lartë buzë deteve joniano-adriatik, duke e ndihmuar me shpirt e me mendje për paraqitje dinjitoze në botën akademike bashkëkohore në rajon e më gjerë. Prof. Almpanis njihet si një personalitet i shquar në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor, aktiviteti i të cilit është i fokusuar në studimin e kimisë së mjedisit, duke kombinuar në mënyrë të shkëlqyer aktivitetin e tij kërkimor me atë didaktik, shkencor dhe organizativ.

Ai konsiderohet model i shkëlqyer në komunitetin akademik ndërkombëtar dhe kontributi i tij ka qenë i vazhdueshëm e i shquar në shkencat kimike dhe mjedisore, si dhe në fushën e veprimtarisë didaktike. Zëvendësrektori i Universitetit të Vlorës, prof. dr. Bilal Shkurtaj (fizikan), njëkohësisht Drejtor i Qendrës Kërkimore-Shkencore (QKSH të UV), paraqiti disa referenca biografike të aktivitetit kërkimor-shkencor të Profesorit të Janinës.

Profili kërkimor shkencor i prof. dr. Triantafyllos Almpanis (Albanis): U diplomua në moshën 23 vjeçare në Universitetin “Aristoteli” të Thesalonikisë, në Fakultetin e Kimisë dhe duke vazhduar studimet në fushën e tij fitoi titullin Ph.D në vitin 1987 në Universitetin e Janinës. Në vitin 1989, kreu studimet post doktoriale në Departamentin e Biokimisë në Universitetin Shtetëror të Teksasit në San Antonio dhe në vitin 1990, kreu një studim në post doktoraturë në Departamentin e Fizikës së Tokës në të njëjtin universitet, duke fituar një rritje në fushën e shkencave mjedisore, sidomos për efektet që mund të ndodhin në mjedis.

Mbas kthimit nga Amerika në Europë, vazhdoi punën kërkimore në Institutin Agronomik të Mesdheut në Zaragora dhe në Qendrën për Studime të Avancuara në fushën e shfrytëzimit të energjisë prej mbetjeve të agrikulturës, ku iu akordua diplomë prej Këshillit të Europës, në tetor 1993. Karriera shkencore vazhdoi me studime të thelluar në fushën e Toksikologjisë Mjedisore: Metodat Biomonitoruese në Mjedis në Universitetin e Kupio, Finlandë, nëpërmjet një followship të financuar nga Fondacioni Shkencor Europian (Europian Scienze Foundation, ESF) në vitin 1995. Ai ishte gjithashtu akademik dhe bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Kimisë Inorganike dhe Departamentin e Inxhinierisë Kimike në Universitetin “Aristoteli” në Thesaloniki, gjatë periudhës 1981-1982. Për një periudhë prej 5 vjetësh, 1982-1987, Kërkues i asocuar në Departamentin e Kimisë në Universitetin e Janinës.

Njëkohësisht, duke vazhduar edhe karrierën akademike, në vitin 1992 merr titullin lektor në Departamentin e Kimisë të Universitetit të Janinës. Prej vitit 1998-2003 ka qenë prof.as. dhe qysh nga viti 2004 e në vijim mban titullin “Profesor”. Në fushën e kërkimeve mjedisore ka qenë drejtor i Departamentit të Kimisë të Universitetit të Janinës prej vitit 2004-2008 dhe në periudhën 2010-2014 Rektor i Universitetit të Janinës. Sot është Zv. Rektor dhe njëkohësisht President i Komitetit Shkencor të Universitetit të Janinës.

Fushat kryesore të kërkimit shkencor të prof. Triantafyllos janë: 1. Kimia mjedisore e pesticideve dhe mikrondotësit organikë; 2. Transporti i pesticideve në ekositemin mjedisor; 3. Zhvillimi i metodave analitike për përcaktimin e pesticideve dhe mikrondotësit organikë për vlerësime mjedisore; 4. Adsorbimi dhe fotodegradimi i pesticideve në kushte laboratorike dhe fushore; 5. Teknikat për largimin e mikrondotësve prej ujërave të shkarkimit dhe ujërave sipërfaqësorë dhe tokësorë. Në fushat e kërkimit shkencor ku ka punuar, prof. Triantafyllos ka dhënë një kontribut të madh në 42 projekte kërkimore, ku në 33 prej të cilëve ka qenë koordinator.

Eksperienca e tij i ka kaluar kufijtë e Greqisë, duke qenë i spikatur në shkallë botërore. Është autor  dhe bashkautor i 207 artikujve të botuar në revista me reputacion të lartë dhe ka prezantuar në konferenca ndërkombëtare në gjithë botën 111 punime. Është anëtar i mjaft organizatave profesionale jashtëzakonisht të vlefshme si Shoqata Greke e Kimistëve, Shoqata Amerikane e Kimistëve, Divizioni i Agrokimistëve të Shoqatës Amerikane të Kimistëve, Shoqëria Ndërkombëtare për Studimin dhe Kontrollin e Ndotjes së Ujërave, i Grupit Helenik të Kërkimit për Pesticidet dhe Shoqërisë së Kimisë Analitike Mjedisore.

Njëkohësisht ka patur dhe ka funksione e tituj me përgjegjësi të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare, gjatë kohës që ishte President i Divizionit Rajonal të Shoqatës së Kimistëve të Greqisë në Epirin  e Veriut dhe ishujt Jonianë (Korfuz dhe Lefkas) në periudhën 1984-1985 dhe 1994-1997 dhe Kryetar i Agroekologjisë së Aplikuar dhe prej vitit 2002 është President i Shoqërisë Europiane-Mesdhetare të Edukimit, Vlerësimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe qysh nga viti 2003 është President i Programit Pasuniversitar Ndërfakultetor në Agrokimi dhe Agrokulturë Organike, Universiteti i Janinës. Ka qenë gjithashtu President i Shoqatës së Universiteteve në Greqi në periudhën 2011-2012.

Aktiviteti i gjerë në fushën akademike dhe kërkimore-shkencore është shtrirë prej vitesh edhe në Shqipëri, me Universitetin e Tiranës dhe universitetet e tjera të vendit dhe, në mënyrë të veçantë, me Universitetin e Vlorës, nëpërmjet marrëveshjeve ndëruniversitare, projekteve të bashkëpunimit në fushën kërkimore-shkencore, pjesëmarrjes në konferenca shkencore e botimeve në buletinet shkencore. I madh ka qenë kontributi i tij për organizimin e kërkimit shkencor në  Universitetin e Vlorës nëpërmjet projekteve të bashkëpunimit, si: “Zhvillimi dhe aplikimi i metodave analitike dhe teknikave përmirësuese për ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë” në periudhën 2005-2007; “Zhvillimi dhe zbatimi i metodave analitike për vlerësimin e ndotjes së mjedisit nga shkarkimet në ujërat sipërfaqësorë dhe të pijshëm në rajonin e Vlorës” në periudhën 2010-2014 në kuadrin e projekteve PKKZH; “Monitorimi wiereless i cilësisë së ujërave të lumenjve Arachtos dhe Vjosë” në periudhën 2012-2015 në kuadrin e Programit Ndërkufitar IPA Greqi-Shqipëri. Marrja e përvojës në kuadër të aplikimit të metodave analitike bashkëkohore nga QKSH ka qenë e vazhdueshme.

Në mënyrë të veçantë ka mbështetur ngritjen e QKSH, pajisjen me aparatura dhe programin kërkimor shkencor të saj. Aktualisht, në kuadrin e projekteve që aplikojmë IPA II Cross-Bordes Cooperation Programme “Greece-Albania” 2014-2020, do të ketë një vazhdimësi të bashkëpunimit shkencor, ku prof. Triantafyllos do të ketë një kontribut të madh të paktën në tre projekte, ku do të mund të arrihen rezultate të shkëlqyera në zhvillimi e kërkimit të mirëfilltë shkencor dhe në integrimin me mësimdhënien dhe zhvillimin rajonal, që përbën sot një detyrë madhore të vënë para universiteteve nga Ligji i Arsimit të Lartë. 

Profesor Triantafyllos Almpanis (Albanis) nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” me këtë motivacion: “Personalitet i shquar i përmasave botërore në fushën akademike dhe shkencore, me një aktivitet të gjerë të fokusuar në studimin e kimisë analitike dhe të mjedisit, duke kombinuar në mënyrë të shkëlqyer aftësitë e tij kërkimore shkencore, didaktike dhe organizative. Aktiviteti i tij i gjerë shkencor pasqyrohet në pjesëmarrjen në projektet e shumta, prezantimet në konferenca, kongrese e revista shkencore ndërkombëtare, promovime për tituj akademik, bashkëpunimi i gjerë me shoqatat shkencore, departamente, institute, laboratore dhe qendra kërkimore shkencore. Veprat e tij përbëjnë një kontribut të madh dhe të pakrahasueshëm ndaj dijes bashkëkohore dhe shërbejnë si pika referimi për studimet teorike dhe praktike. Duke dhënë një kontribut të madh dhe konkret në organizimin e kërkimit shkencor në Universitetin e Vlorës, ai përbën njëkohësisht një model të shkëlqyer që synohet të arrihet”.

***

Universiteti i Vlorës është parë nga bota akademike italiane si Universiteti përballë Universitetit të Lecces. Qysh kur u ngrit si institucion i arsimit të lartë, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës (atëherë Universiteti Teknologjik “Ismail Qemal Vlora) nuk u pa vrëngër, me atë ndjesinë e inferioritetit të të madhit ndaj të voglit, “të pabërit ende”.

Pati interes nga profesorati italian, duke e trajtuar si partner Universitetin e Vlorës (UV) dhe iu dha prioritet raporteve konstante midis dy universiteteve adriatike, atij të Lecces (UL) matanë dhe këtij të Vlorës më këtë anë. Genuario Belmonte, qysh më 1994 ngriti ura bashkëpunimi. Qe i pari profesor europian që theu lartësisht emancipueshëm konceptin e “universiteteve të dorës së dytë”, duke prurë studentë italianë në auditoret e Universitetit të Vlorës (UV), ndërkohë që nga Vlora e Shqipëria rinia studentore ikte, ikte, ikte… Profesor Belmonte qe konstant në bashkëpunimin e frytshëm me Universitetin e Vlorës për procesin mësimor, shkencor, profesional e akademik. Njeri me botë të madhe e kulturë të gjerë, pa kompleksitete a koncepte inferioriteti për UV, por thjesht si matanas i UL, duke qenë një mbështetës projektesh serioz e këmbëngulës.

Profesor Genuario Belmonte nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” me këtë motivacion: Personalitet i shquar n? fush?n akademike dhe shkencore me nj? aktivitet t? gj?r? t? fokusuar n? studimin  e biologjis? dhe mjedisit, n? m?nyr? t? ve?ant? t? biologjis? detare, duke kombinuar aft?sit? e tij k?rkimore shkencore, didaktike dhe organizative. Aktiviteti i tij shkencor pasqyrohet n? pjesmarrjen n?  projektet e shumta,  prezantimet n? konferenca, kongrese e revista shkencore nd?rkomb?tare, bashk?punimi i gj?r? me shoqata shkencore, departamente, institute, laboratore dhe q?ndra k?rkimore shkencore. Vleresohet p?r nj? kontribut shum? t? madh p?r vler?simin e pasurive ambjentale n? Shqip?ri, duke promovuar edhe vlerat eko- turistike n?p?rmjet ekspeditave shkencore t? p?rvitshme n? zonat detare, bregdetare dhe malore. Duke dh?n? nj? kontribut t? madh, konkret dhe t? vazhduesh?m n? organizimin e k?rkimit shkencor n? universitetin e Vlor?s, ai p?rb?n nj?koh?sisht nj? model q? synohet t? arrihet nga stafi yn? akademik”.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. asoc. Hajdar Kiçaj (biolog), në referenc?n e prezantuar p?r dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” profesor Genuario Belmonte nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, paraqiti një pjesë të veprimtarisë kërkimore të profesorit italian, duke u përqëndruar kryesisht në aktivitetin e tij kërkimor të kryer përgjatë disa viteve në vendin tonë, në bashkëpunim me pedagogë dhe drejtues të disa universiteteve shqiptare, dhe veçanërisht me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe më ngushtë me Departamentin e Biologjisë.

Profili i fushës i prof. dr. Genuario Belmonte: Prof. Genuario Belmonte është diplomuar n? Universitetin e Ferrar?s n? vitin 1981 n? Shkencat Biologjike dhe n? vitin 1982 n? Shkencat Natyrore. ?sht? specializuar n? Shkenca dhe Teknologji Ambjentale, n? Ekologji (Diplomë specializimi); n? Biologji Bregdetare, Detare dhe Ekologji (diplom? magjistrale). N? vitin 1985 em?rohet K?rkues Shkencor Universitar i Zoologjis? pran? Universitetit t? Lecces. N? vitin 2001-2005, Profesor i Zoologjis? pran? Universitetit t? Lecces (sot Universiteti i Salentos).                                                                                                                                                                                                 N? periudh?n 2005-2008 ?sht? Zv. President i Fakultetit t? Shkencave Matematiko - Fizike dhe Natyrore n? Univesritetin e Lecces. Nga viti 2011 e n? vazhdim ?sht? Drejtor i Muzeut t? Ambjentit n? Universitetin e Salentos dhe n? vitin 2015 p?rgjegj?s Shkencor i Akuariumit t? Salentos. Aktivitet shkencor përmblidhet  n? 294 botime, nga t? cilat 244 punime shkencore, 103 n? kongrese (46 nd?rkomb?tare) , 65 n? revista nd?rkomb?tare.

P?rgjegj?s editorial i revistës “Thalasia Salentina”, e botuar nga Stacioni i Biologjis? Detare Porto Cezario (Deparatmenti i Shkencave dhe Teknologjive Biologjike e Ambjentale, DST e BA në Universitetin e Salentos). An?tar i Konsorciumit Komb?tar Nd?runiversitar p?r Shkencat e Detit (CoNISMa). ?sht? an?tar i mjaft shoqatave shkencore, si: Unioni Italian i Zoologjis?, Shoqata Bot?rore e Copepodologist?ve, Shoqata Italiane e Biogjeografis?, Shoqata Italiane e Biologjis? Detare, Shoqata Italiane e Ekologjis?, Shoqata Komb?tare e Muzeumeve Komb?tar Shkencor, An?tar i Komisionit t? Faun?s t? Unionit Italian t? Zoologjis?, An?tar i K?shillit Drejtues t? Stacionit t? Biologjis? Detare n? Porto Cezario,etj.

Bashk?pun?tor shkencor me 27 departamente, institute, laboratore dhe qendra shkencore, midis t? cilave mund t? p?rmendim: Departamenti i Biologjis? Shtazore dhe t? Njeriut t? Universitetit “La Sapenza” Rom?, Stacionin e Zoologjis? Napoli, Laboratori i Biologjis? Detare Trieste, Instituti i Biofizik?s Piza, Institituti i Biologjis? Detare Venezia, Instituti Talasografik Taranto, Qendra Nd?rkomb?tare e K?rkimeve Detare Athin?, Universiteti “Aristoteli” Greqi, Instituti i Shkencave Detare Turqi, Universiteteti “Eqerem Çabej” Gjirokastr?s, Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Muzeu i Zoologjis? Kopenhage, Instituti i Zoologjis? Rusi, Universiteti i Stambollit (Fakulteti i Peshkimit) dhe Universiteti i Kajros, Egjypt. Ka aktivitet shum? të gj?r? n? fush?n e m?simdh?nies si titullar l?nd?sh, shoq?ruar me veprimtari praktike dhe eksperimente laboratorike, udh?heq?s i doktoraturatave, an?tar komisionesh  e relator. Nd?r vite ?sht? docent p?r l?nd?t Zoologjia I e II, Zoogjeografia, Zoologjia Evolcionistike, Etologjia, Zoologjia e Aplikuar n? t? Mirat Materiale, Ruajtja e Natyr?s dhe e Burimeve t? saj, Muzeologjia Shkencore.

Aktiviteti në Shqipëri. Aktiviteti i gjer? n? fush?n akademike dhe k?rkimore shkencore ?sht? shtrir? prej vitesh n? Shqip?ri n?p?rmjet marr?veshjeve nd?runiversitare, projekteve t? bashk?punimit n? fush?n k?rkimore shkencore, pjesëmarrjes n? konferenca shkencore e botimeve n? buletinet shkencore. Profesor Genuario Belmonte u lidh me bot?n akademike shqiptare qysh n? vitin 1995 me q?llim kryesor propozimin dhe nisjen e kurseve universitare t? Biologjis? Detare si dhe vler?simin e pasurive ambjentale detare shqiptare. Bashk?punimi u b? m? i ngusht? prej vitit 2002, duke realizuar nj? njohje t? thell? t? bregdetit detar shqiptar dhe promovimin jo vet?m t? aspekteve natyralistike por edhe atyre eko-turistike.

Projekte. P?rgjegj?s direkt n? 31 projekte k?rkimi dhe i p?rfshir? n? 11 t? tjer?. Drejtues e kordinator n? 6 projekte n? Shqip?ri dhe konkretisht: Organizimi i kursit universitar t? Biologjis? Detare n? Universitetin e Gjirokastr?s 1995; Nd?rtimi i nj? rrjeti qendrash n? kanalin e Otrantos p?r studimin e biologjis? detare 2002; Ngritja e nj? departamenti t? Ekologjis? pran? Universitetit t? Vlor?s, 2003; Projektimi i nj? Muzeu/Akuariumi Detar pran? Universitetit t? Vlor?s, 2005; Projekti PER Natur: Turizmi i qendruesh?m, perkorse tematike dhe promovimi i pasurive natyrore dhe kulturore. 2006-2007; Projektimi i asistenc?s teknike p?r realizimin e nj? Qendre Nd?rkomb?tare t? Shkencave t? Detit (CISM) n? Vlor?. Përmes k?tyre projekteve u fuqizuan laborator?t me aparatura e paisje p?r analiza kimiko-ambjentale, me nj? minibibliotek? me literatur? t? shkencave detare,  muze didaktik me reper? t? that? dhe t? konservuar si dhe ekspozit? fotografike dhe paisje p?r marrjen e kampioneve biologjikë n? det.

Ekspedita shkencore. Pjes?marr?s dhe p?rgjegj?s/ organizator n? 25 ekspedita shkencore (katër oqeanografike n? Kanalin e Otrantos, katër n? Krime-Ukrain?, 14 n? Shqip?rin? Jugore, tre n? Maqedoni). Duke filluar nga viti 2000, ?do vit ka kryer ekspedita n? Shqip?ri duke iniciuar bashkëpunimin shkencor me stafin akademik të universiteteve tona, konkretisht: 2002, tetor-n?ntor. Vizit? - ekspedit? n? bregdetin e Shqip?ris? Jugore; 2003, qershor-korrik. Kampionime dhe ekspedit? n?nujore gjat? bregdetit shqiptar Jugor; 2004 dhe 2005, Kampionim dhe ekspedit? n?nujore n? Shqip?rin? Jugore; 2006, Kampionime n? liqenet e brendsh?m dhe malorë si dhe n? bregdetin Jugor; 2008 shtator, 2009 korrik dhe dhjetor: Ekspedit? n? Malin Sharr - Maqedoni dhe rajonin e Dumres? p?r kampionimin e trupave ujor? n? male t? larta dhe n? zonat e brendshme t? Shqip?ris?; 2011 qershor - Kampionim i trupave ujor n? liqenet artificial n? zonat malore; 2011- 2012 korrik, Eskursion natyralistik me student?t e magjistratur?s (Masterit) t? Biologjis? Bregdetare dhe Detare dhe Ekologjis?; 2013-2015, Ekspedita k?rkimore n? Kanalin e Otrantos dhe Adriatikut Jugor me anijet oqeanografike Urania dhe Minerva Uno; 2014, 2015, 2016. Ekspedita n? malet e ?ik?s , Shebenik (parku nacional), Valmare.

Ka mundur t? eksploroj? hapësirat bregdetare dhe ato ujore sip?rfaq?sore dhe n?nujore t? Adriatikut Jugor. Ai p?rshkoi zon?n malore t? Shqip?ris? s? Jugut nga Sazani, Karaburuni, Çika, Shebeniku, Skrapari, P?rmeti, Tomorri, Gramozi e Malet e Sharrit n? Maqedoni. Ka qenë pjesëmarr?s n? t? gjitha aktivitetet shkencore t? zhvilluara n? Universitetin e Vlor?s  dhe ?sht? vler?suar me “Çertifikat? Mir?njohje” nga Universiteti i Vlor?s me rastin e 10 vjetorit t? hapjes s? Universitetit, si dhe me rastin e 100 vjetorit t? shpalljes s? Pavar?sis?.

Belmonte e njeh shumë mirë florën dhe faunën shqiptare, detin dhe malin shqiptar, si të ishte një shqiptar me rrënjë e me degë këtu. Ndër mirësitë e tij akademike shkencore dhe qytetare, katër janë cilësitë më të spikatura: Belmonte është një studiues i vërtetë, një zhytës dhe alpinist i shkëlqyer dhe një vlonjat  i vërtetë. Të dy profesorët e huaj, edhe  Triantafyllos Almpanis (Albanis) edhe Genuario Belmonte, vijnë si tanët në Vlorë, janë bërë si të shtëpisë. Aq jemi familjarizuar, saqë ata i pranojnë dhe shakatë tona, se prof. Triantafyllos Almpanis i flasim Trëndafili Shqiptar dhe prof. Belmontes i themi Mali i Bukur, dhe, duke i bërë të dy tok u flasim Trëndafili Shqiptar në Mal të Bukur. Dhe qeshim çiltër me gurgullima shpirti...

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat