Aktivitetet kulturore, tribuna- letrare në vazhdim, në qytetin e lashtësis në Prizren

Kultura

Aktivitetet kulturore, tribuna- letrare në vazhdim, në qytetin e lashtësis në Prizren

Nga: Aziz Bytyçi Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 14:45
Mbledhja e Kryesisë së Shoqatës

Në qytetin e Lumbardhit të kulturës dhe traditës, në këtë qytet ku burrat e mëdhenj të kombit lidhen besa besën për ta ba Shqipninë më vehte  e formuan Qeverinë mu ne këtë qytet në Lidhjen e Prizrenit , ku sot organizohen tribuna shkencore e letrare, sesione shkencore, konferenca nga të gjitha trojet shqiptare, por hiç më larg se para tre muajve, në vitin që lamë pas (2016 -së) u formua Shoqata "Çamëria” në Kosovë- Prishtinë, të udhëhequr me një njeri shumë kontribut- dhënës dhe intelektual, inxhinierin, tani kryetar të Shoqatës z. Nexhmi Muqiçi, e cila Shoqatë hapi degët e saj, duke i themeluar në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës, e më së pari kjo degë,  degën e saj e themeloi  në  Prizrenin e lashtësisë.

 Sot dega e Shoqatës "Çamëria" në Prizren me kryetarin e zgjedhur të degës së Prizrenit z. Xheladin Tafallari po organizojnë takime me njerëz  të mëdhenj të krijimtarisë së letrave shqipe, me antarësime pothuajse të shpeshta të anëtarëve në Shoqatë, gjatë këtij muaji shpresohet që të mbahet edhe një tribunë shkencore dhe letrar duke i nderuar disa familje çame, si dhe do të ketë edhe shumë e shumë aktivitete tjerë duke iu kushtuar vëllezërve tanë çamë.

Mbrëmë u mbajtë Mbledhja e radhës e Kryesisë së Shoqatës " Çamëria" dega ne Prizren, në të cilën morën pjesë të gjithë anëtarët dhe u zhvillua nën udhëheqjen e z.Xheladin Tefallari kryetar.

Në mbledhje mori pjesë dhe anëtari i Kryesisë së Shoqatës me seli në Prishtinë z.Aziz Bytyçi , i cili foli për historikun e Shoqatës nga themelimi.
Mbledhja ishte konstruktive, transparente, frytëdhënëse dhe u zhvillua në atmosferë demokratike.

Në mbledhje u informuan me aktivitetin e Shoqatës me seli ne Prishtinë dhe aktivitetin e degës së Prizrenit. Aty për aty u morën detyrat dhe u konkretizuan angazhimet për etapat e ardhshme në realizimin e tyre.

Vlenë të theksohet se në këtë mbledhe u antarsuan disa antar të rinjë dhe u zgjodhë edhe nënkryetari i dytë profesor Bedri Qeku si dhe pos angazhimeve të mëdha të Shoqatës dega në Prizren e bëri të ditur se në takimet e radhës, kjo degë do ta ketë edhe zëdhënësin. Në fund vlen të theksohet, duke mos anashkaluar për asnjë moment kontributet e dhëna të pa lodhshme të kryetarit të Shoqatës me seli në Prishtinë ing.z.Nexhmi Muqiqin me stafin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat