Muzeu Mesjetar i Korçës nominohet për çmimin Ndërtesa e Vitit 2017

Kultura

Muzeu Mesjetar i Korçës nominohet për çmimin Ndërtesa e Vitit 2017

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 19:02
Muzeu Mesjetar i Korçës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar se Muzeu Mesjetar i Korçës rilindi falë godinës së re të financuar nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane.

“Muzeu Mesjetar i Korçës, rilindur falë godinës së re të financuar nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane, pas endjes së koleksionit për çerek shekulli nëpër depo plot pluhur e asnjë standard sigurie, u nominua nga ArchDaily (portali më i madh i arkitekturës në botë) për çmimin Building of the Year 2017 (Ndërtesa e Vitit 2017)”, ka shkruar Rama në Facebook. 

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë është çelur në vitin 1980, ndërsa së fundi u vendos në ndërtesën e re bashkëkohore. Me një fond prej 8000 ikonash dhe objektesh të karakterit religjioz, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, falë ndërtimit bashkëkohor, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat