Ahmeti: Xhamia e Çarshisë, prioritet për trashëgiminë kulturore

Kultura

Ahmeti: Xhamia e Çarshisë, prioritet për trashëgiminë kulturore

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 12:49
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë vizitës në Xhaminë e Çarshisë

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se restaurimi i Xhamisë së Çarshisë është prioritet për trashëgiminë kulturore në Prishtinë.

“Mbi 600 vjet e vjetër, supozohet se është ndërtuar rreth vitit 1393.Në vitin 2010 komuna e Prishtinës i kishte dhënë një shumë prej 500,000 euro Inistitutit për Mbrojtje të Trashegimisë për ta restauruar”

“Por gjatë vizitës që i bëmë xhamise dje me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame për Prishtinë konkluduam se kishte edhe shumë për tu bërë. Vizatimet origjinale janë zbuluar”.

“Transferi dhe puna e kryer duhet të hetohen nga organet kompetente por ishte zotim i përbashkët që restaurimi i këtij monumenti të jetë prioritet për trashegiminë kulturore në Prishtinë sivjet”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat