Jep dorëheqje i gjithë stafi organizues i Eurovizionit

Kultura

Jep dorëheqje i gjithë stafi organizues i Eurovizionit

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 14:51
Ilustrim

Festivali me i madh i muzikës ne Evropë, Eurovision, ka pësuar goditje te rëndë pasi 21 anëtaret e ekipit organizativ dhanë dorëheqje.

Ekipi ukrainas i Eurovizionit, po pretendojnë që janë shkarkuar ne dhjetor, kur në krye erdhi shefi i ri.

Sipas letrës se dorëheqjes ata ishin totalisht te “bllokuar” nga vendimi ne lidhje me garën.

Por përkundër kësaj EBU, themeluesi i Eurovizionit, ka thënë se transmetuesi publik i Ukrainës duhet te arrije t’i kryeje te gjitha përgatitjet me kohe, pavarësisht trazirave.

Se bashku me ekipin organizues dorëheqje kane dhënë edhe dy producentë.

I gjithë stafi ishte zgjedhur nga transmetuesi publik ukrainas (UA:PBC),  qe do e organizojë këtë garë pasi vitin e kaluar ne Eurovizion fitoi këngëtarja ukrainase, Jamala, me këngën 1944.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat