Të jesh para krijuesëve të vegjël është madhështi

Kultura

Të jesh para krijuesëve të vegjël është madhështi

Nga: Aziz Bytyçi Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 10:11
Nxënsit duke lexuar poezi

Në Ferizaj me kërkesën e poetit  Hajrush Redenica në shkollën fillore "Ganimete Tërbeshi" u mbajt një orë e madhe letrare kushtuar  datës historike të Pavarsisë së Republikës së Kosovës që koincidon në këtë muaj .Në këtë orë letrare morën pjesë poet e poetesha nga Prishtina, Mitrovica Kosova Lindore, siç ishin: profesori njëherit edhe poeti nga Medvegja z. Rexhep Abazi, poeti nga Kika e Dardanës z. Hajrush Redenica, poeteshat nga Mitrovica zonjushat Lela Tahiri dhe Feta Uka. 

Hajrush Redenica tani poet i njohur në analet e poezisë së tij të shkruar janë bërë të njohura ai për gazetën kombëtare “B ota sot" : Pasi që dëgjova se në njërën ndër shkollat  fillore të mesme të ultë në qytetin e Ferizajit “ Ganimete Tërbeshi” ka shumë nxënësa të mrekullueshëm në mësimet e tyre   kishte edhe shumë nxënës që shkruanin poezi , atëherë mendova dhe ia arrita qëllimit që ta mbajmë një orë letrare  në këtë shkollë. 

Kjo orë letrare e cila me përkushtimin e poetit Hajrush Redenica u organizua dhe morën pjesë edhe poet nga disa troje shqiptare u priten në mënyrë shumë të organizuar dhe madhështor nga drejtoresha e shkollës znj.Zymryte Berisha me stafin e saj dhe me nëxënësat e shkollës. Fillimisht poetët u njoftuan nga drejtoresha me punën e saj dhe të kolektivit të saj mësimdhënës . Kjo gjë vlenë të theksohet se nëxënësit e dëshmojnë.

Në këtë shkolla para se të filloi ora letrare, drejtoresha e shkollës poeteve dhe poeteshave iu tregoj se sa nxënës gravitojnë mësimin në këtë object shkollor.

Kjo shkollë gjithsej ka 896 nxënës, ku mësimet e tyre i mbajne në dy ndrrime. Ora letrare filloj në oren 13:00, fillimisht oren letrare e hapi drejtoresha e shkollës zonja Zymryte Berisha e cila në prezencën e shumë artdashësve të poezisë së shkruar që merrnin pjesë i përshendeti përzemërsisht e në veçanti poetet e vegjël nxënësit e shkollës të cilët vërtetë po bëhen krijues shembull si dhe përshendeti  organizatorin që e organizoi këtë orë letrare në shkollën tonë  poetin e nderuar z.Hajrush Redenica.

Pas fjalës përshendetëse të drejtoreshes iu dha fjala poetit të nderuar nga Medvegja profesorit Rexhep Abazit i cili pos recitimit të poezisë së tij ai me nxënësit foli rrethë poezisë së shkruar, vertet bëri një analizë për poezit para të pranishmëve dhe vertet këta nxënës dhanë shembull para profesorit Rexhep Abazit.

Pastaj fjala ju dha poetit Hajrush Redenicës i cili pas një debate me nëxënës ai iu tha nëxënësve se a kishte në prezencen e tyre që i shkruajn vetë poezit nga mendja dhe shpirti i tyre.

Po në këtë shkollë ishte një numer i madhë që krijonin vetvetiu poezit e tyre të shkruara, pastaj me vargjet e saj doli para nxënësve edhe poetesha nga Mitrovica Lela Tahiri,Fate Uka si dhe me poezit e tyre të preformuar që vetë i kishin shkruar i recituan 42 nxënës. 

Nga ky numer kaq i madhë i nxënësve të cilet i prezantuan poezit e tyre para poetëve ishin: Arbina Hasani, Djellza Avdiu, Fitore Bytyqi, Erbuna Maloku, Erina Gashi, Dorina Hasani, Jona Mehmeti, Laureta Sopa, Arianit Tahiri, Mal Sherifi,etj.

Në fund të përfundimit të orës letrare të gjithë pjesëmarrësve të cilet merrnin pjesë në këtë manifestim letrar e poetik poeti nga Kika e Dardanës Hajrush Redenica dhe poetesha nga Mitrovica zonjusha Lela Tahiri iu shperndan librat e tyre nëxënësve dhe mësimdhënësve.

Pas përfundimit të orës letrare të gjithë u ftuan në koktel aty në favojen e shkollës nga drejtoresha zonja Zymryte Berisha. Gjatë gjithë këtij kokteli të bollakshëm që vazhdoi mbi një orë sërisht poetet profesor Rexhep Abazi, Hajrush Redenica vazhduan me poetët e vegjël të komunikojnë rreth krijimtarisë së poezive.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat