Ja si do të shënohet përvjetori i pavarësisë nga Muzeu i Kosovës

Kultura

Ja si do të shënohet përvjetori i pavarësisë nga Muzeu i Kosovës

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:42
ilustrim

Muzeu i Kosovës do të ketë një varg aktivitetesh për shënimin e 9 vjetorit të pavarsisë.

Ja agjenda e plotë:

10:00h-10:30h Regjistrimi i nxënësve pjesëmarrës në programet edukative:

“ABC për Trashëgiminë Kulturore”*  për grupmoshat 5 deri 11 vjeç.

“Shkolla e Mozaikut”* për grupmoshat 12 deri 16 vjeç.

10:30h -12:00h Fillimi i punës praktike në dy aktivitetet.

12:00h -13:00h Pauza/ Dreka.

13:00h -16:00h Vazhdimi i aktivitetit “Muzeu kreativ”* për fëmijët e grupmoshave 5 deri 11 vjeç si dhe vazhdimi i punës me mozaik për moshat 12 deri 16 vjeç.

19:00h- 22:00h Hapja e ekspozitës “Ekzodi 99”,bashkëpunim mes Muzeut të Kosovës dhe Shoqata për kthimin e shqepëtave nga trojet e veta, me autor Asllan Krasniqi.

*ABC për Trashëgiminë Kulturore është program edukativ interaktiv që zhvillohet në Muzeun e Kosovës dhe ka për qëllim të edukojë gjeneratat e reja me vlerat e trashëgimisë arkeologjike të Kosovës, ku përmes gërmimeve të improvizuara arkeologjike fëmijët mësojnë për arkeologjinë si shkencë. Njëkohësisht, praktikojnë bashkëpunimin dhe punën në grup gjatë procesit të konservimit, restaurimit dhe prezantimit të “materialit muzeor”.

*Shkolla e Mozaikut ka për qëllim të promovojë vlerat e Trashëgimisë Kulturore përmes punës praktike me mozaik, ku nxënësit shohin për së afërmi fragmente të dy mozaiqeve nga koleksioni i Muzeut të Kosovës, që datojnë nga periudha romake shek IV-VI. Të inspiruar nga mozaiku nxënësit mësojnë metodat e lashta dhe ato moderne të vendosjes së gurëve, duke i zbatuar ato në praktikë nën përkujdesjen e edukatoreve muzeore.

*Muzeu kreativ është aktivitet muzeor i cili ka për qëllim që përmes punës kreative fëmijët të shprehin përshtypjet e tyre për koleksionin muzeor në praktikë. Pasqyrimi i vlerave të trashëgimisë kulturore në kontekstin artisitk do të bëhet përmes punës me anë të terakotes, ngjyrave speciale dhe aksesorëve përcjellës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat