Pavarësia e Kosovës

Kultura

Pavarësia e Kosovës

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 19:46
ilustrim

                   Shekulli njëzet “me pushkë dhe penë për mëmëdhenë”
                   Flakadani i pavarësisë së Shqipërisë
                   Mbeti i ndezur që nga 1912-ta për atdhenë
                   Në të gjitha trojet e lashta të shqiptarisë.

                   Një komb i tërë në lëvizje të mbarë
                   Për t’i nderuar të rënët e kombit në vijimësi
                   Rezultoi me lindjen e shtetit të dytë shqiptar
                   Më 17 shkurt të dekadës së parë të shekullit 21.

                   Frymë e pavarësisë na ishte ndezur
                   Për t’mos qenë kurrë të pushtuar as të ndarë
                   Gjithandej kah flitet shqip, shumë gjak ishte derdhur
                   Për të frymuar lirshëm edhe kjo pjesë e kombit shqiptar.

                   Dy shtete shqiptare, shqipeve u ngjajnë
                   Kur i shtrinë dy krahët në qiellin plot dritë
                   Në çdo cep të trojeve mesazhe lirie shpërndajnë
                   Hovim e rritës s’mund t’ua ndalin rrebeshet as stuhitë.

                  Për të qenë ballëlart në qendër të Ballkanit
                  Këtë liri që e fituam me djersë e gjak,
                  Duhet dashur e ruajtur si sytë e ballit
                  Me sinqeritet e punë të ndershme ditë e natë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat