Fundjava kulturore, festivali ‘Tingujt e Kitarës’ në Teatrin Metropol

Kultura

Fundjava kulturore, festivali ‘Tingujt e Kitarës’ në Teatrin Metropol

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 00:49
ilustrim

Kryeqyteti këtë fundjavë premton argëtim për të gjitha grupmoshat me evente të ndryshme kulturore. Premirë do të jetë shfaqja e baletit ‘Lulet e dimrit’ ndërsa admiruesit e muzikës i mirëpret Festivali ‘Tingujt e Kitarës’.

Edhe kjo fundjavë e gjen kryeyqtetin me një axhendë të pasur kulturore. Të gjitha grupmoshat mund të gjejnë argëtim në shfaqet e ndryshme teatrale, koncertet apo edhe filmat që do të jenë pjesë e kësaj fundjave.

Festivali ‘Tingujt e Kitarës’ mirëpret admiruesit e muzikës në Teatrin Metropol. Artistë  të njohur shqiptarë janë bërë bashkë për t`i dhuruar publikut të kryeqytetit mbrëmje të paharueshme nën tingujt e kitarës.

Një shfaqje baleti ndryshe nga të tjera do të jetë ‘Lulet e Dimrit’. Me mirë vetëm apo çift, është dilema që shtron shfaqja me interpertim të Roberto Nuha dhe Rosla Pellicciotti.

Vijon edhe përgjatë kësaj fundjave shfaqja ‘Mendou Xhakomino’ me pjesmarrjen e veçantë të aktorit Robert Ndrenika.

Nën regjinë e Andia Xhungës dhe me interpretimin e një kaste të njohur aktorësh tragjikomedia ‘Familja Tot’ ngjitet në skenën e Teatrit Metropol  për herë të fundit këtë fundjavë.

Ndërkohë në Teatrin Eksperimetal ju mirëpret komedia ‘Çfarë pa kryeshërbëtorja?’ me regji te Kiço Londos, Ina Morinaj dhe Ledian Gjecit.

Prej ditës së dielë në kinema del në qarkullim filmi shqiptar ‘Të thyerit’ i regjisorit Edmond Budina.

Për të vegjlit argëtim premtohet në Teatrin Metropol dhe Teatrin e Kukullave me shfaqet ‘100 fustanet’ si dhe ‘Në dhomën e madhe jeshile’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat