50 vjetori i rithemelimit të Institutit Albanologjik

Kultura

50 vjetori i rithemelimit të Institutit Albanologjik

Mr.Donika Hoti Nga Mr.Donika Hoti Më 28 shkurt 2017 Në ora: 11:35
Instituti Albanologjik i Kosovës

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitet e 50-ta në Kosovë kishte filluar nevoja për studime dhe hulumtime shkencore të organizimit të nivelit të lartë shtetëror. Për ketë arsye me 1 qershor të vitit 1953 në rrethana të jashtëzakonshme dhe në presionet e egra ndaj popullatës shqiptare, themelohet “Instituti Albanologjik” si institucioni i parë në Kosovë i dijes dhe shkencës i cili arriti që ta ushtronte fushëveprimtarinë e tij deri me 25 dhjetor të vitit 1955. Vendimi i mbylljes së këtij institucioni kishte ardhur nga Partia Komuniste e Kosovës në krye me Dushan Mugoshën, arsyetimi i mbylljes erdhi në një mbledhje duke theksuar se: “Atë  institut e kemi themeluar në kohën e tensionit informbyroist, ndër të tjera që t’i kundërvihemi propagandës së tyre të Shqipërisë, ndërsa sot ai nuk është i nevojshëm si i tillë. Për arsye se shumicën e gjërave të fushave, të cilat i studion Instituti, mund t’i marrim drejtpërdrejt nga Shqipëria kur të duam”.

Sot me 28 shkurt të vitit 2017 festohet 50 vjetori i rithemelimit të Institutit Albanoligjik, institucionit të pavarur publik kërkimor dhe shkencor i cili merret me studimet e kulturës shpirtërore dhe materiale të shqiptarëve, i cili funksiononte si institucioni më i lartë i dijes dhe e zëvendësonte edhe institucionin më të lartë të dijes dhe shkencës - Akademinë e Shkencave dhe Arteve deri në vitin 1975.

Si u rithemelua Instituti Albanologjik? Në fillimet e viteve të 60-ta kur filloi ngritja e arsimit universitar me hapjen e disa fakulteteve në Prishtinë ishte ringjallur interesim për studimet albanologjike. Pas 12 viteve të mos funksionimit të tij, atëherë kur hapet edhe Enti i Historisë dhe institucioneve të tjera shkencore-kulturore si Muzeu i Kosovës dhe Arkiva e Kosovës me 28 shkurt të vitit 1967, rihapet përsëri. Me rithemelimin e tij Instituti Albanologjik kishte vetëm pesë punonjës shkencorë dhe u vendosën në një ndërtesë të vjetër te ish-kazermave ushtarake. Me anvancimin e punonjësve shkencore dhe brezin themelues të tij brenda 10 viteve ky institucion e krijoi autoritetin e tij me shënimet dhe rezultatet e arritura në të gjitha fushat e studimeve albanologjike.

Në kuadër kësaj periudhe kohore 10 vjeçare u zhvilluar një veprimtari e madhe për ngritjen e kuadrit të ri shkencor dhe u mblodhën fakte të pasura folklorike, etnologjike dhe gjuhësore. Në të gjitha trojet shqiptare u zhvilluan hulumtime të shumta në arkiva dhe bibloteka dhe ishte mbledhur një fond i pasur me publikime të ndryshme shkencore. Pas dhjetë viteve të rithemelimit “Instituti Albanologjik” u vendos në ndërtesën e re moderne e cila ishte ndërtuar për dedikim të këtij institucioni të rendësishëm kombëtar, brenda kësaj ishte zgjeruar edhe me disa dega të tjera.

Gjatë dhjetëvjeçarit të dytë për ushtrimin e veprimtarisë së tij Instituti Albanollogjik mori goditje nga politika jugosllave. Pas demostratave të vitit 1981 kishte filluar të zbehej procesi për autonominë e Kosovës nën presionin e drejtëpërdrejtë të politikës e cila u karakterizuar me luftën kundër“irredentizimit shqiptar”, fushaveprimtaria shkencore e këtij institucionin dhe veprimtarisë botuese i’u shtua rishikimi dhe vlerësimi politik dhe iu ndërpre çdo formë e bashkëpunimit me institucionet tjera shkencore të Republikës së Shqipërisë. Përpos dëmit të përgjithshëm që e kishte përfshirë këtë institucion mbetën të pa përkthyera dy projekte të mëdha dhe të rëndësishme të asaj kohe si “Atlasi dialektologjik i të folmeve shqipe” dhe “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë”.

Si ka funksionuar Instituti Albanologjik pas viteve 90-ta? Instituti Albanologjik kishte funksonuar me pa ndonjë lloj financimi, por veprimtarinë e tij shkencore vazhdoi të jete funksional. Punonjësit e tij ishin të bindur drejt suksesit dhe në këtë periudhë kohore vepronin me ndihmat finacniare të Shoqatës Barmirëse “Nënë Tereza”. Hulumtimet, prezantimet e publikimet vazhduan të publikohen me vështirësi të mëdha. Falë ndihmës së donatorëve, veprimtaria shkencore e Instituti Albanologjik nuk u ndërprerë asnjëherë tërësisht. Në objetkin e këtij instituti vepronin edhe këto institucione: Universiteti i Prishtinës, Akademia e Shkencave dhe Arteve, Instituti i Historisë dhe Enti Pedagogjik i Kosovës. Për këtë arsye me 8 mars të vitit 1994 punëtorët e këtij institucionit shumë të rëndësishëm u nxorën të përgjakur nga policia serbe nga vendet e tyre të punës. Ata përsëri arritën ta riorganizojnë dhe ta vazhdojnë punën e tyre shkencore në formë institucionale, por nëpër shtëpija private në kushte jo të lakueshme.

Aktivitetet shkencore asnjëherë nuk kishin të ndalur dhe ky institucion veprimtarinë e tij e kryente deri në me 1 prill të vitit 1998, kur autoritetet e pushtetit të dhunshëm serb në Kosovë pas arritjes së një marrëveshje shqiptaro - sërbe, përmes ndërmjetësimit së palës ndërkombëtare u lirua objekti i “Institutit Albanologjik” i cili ishte i uzupuar nga organet e pushtetit të atëhershëm serb.

Gjatë bombadimeve të NATO-së, po e njëjta ndërtesë shërbeu si strehim, i forcave policore serbe. Në këtë periudhë ndërtesa kishte pësuar dëmë të mëdha sidomos me zhdukjen e materialeve me vlera të veçanta nga Arkivi i këtij instituti. Pos dëmeve të mëdha që pësoi nga Kosova në luftën e fundit, pas çlirimit të saj në qershor të vitit 1999 Instituti Albanologjik përsëri iu kthye punës hulumtuese e shkencore.

Si funksion Instituti Albanologjik? Instituti Albanologjik i Kosovës në Prishtinë sot funksion me pesë degë të saj të cilat ushtrojnë funksionet e tyre rreth prezantimit të kulturës së mirëfilltë shqiptarë siç janë: Dega e Gjuhësisë, Letërsisë, Historisë, Folklorit dhe Etnologjisë, por edhe sektorët e degëve tjeta mirren me fusha të veçanta studimi. Emërtuesi i përbashkët i këtyre është studimi dhe prezantimi i vlerave të kulturës kombëtare dhe asaj shqipëtare në aspektin shkencor.

Në kuadër të institutit janë edhe brezi i punëtorëve shkencor të cilët e kanë statusin e këshilltarit hulumtuesëve, që kryesisht përbëhen nga brezat e ri të punësuar në sektorin e shkencës.

Sot instituti Albanologjik bashkëpunon me shumë institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky institucion bashkëpunon me institucionet kombëtare dhe me shtetet e tjera rajonale dhe botërore, ku do që jeton mërgata shqiptare përmes projekteve të përbashkëta hulumtuese, ekspeditave, simpozumeve, konferencave, sesioneve e formave të tjera të bashkëpunimit dhe vlerësohet si institucion i shkencës së studimeve shqiptare, pa dallime regjionale e shtetërore.

Veprimtaria drejtë avancimit kërkimor dhe shkencor realizohet përmes projekteve shkencore, punëve hulumtuese në teren, hulumtimeve në arkiva dhe organizimit të tubimeve shkencore dhe përmes  veprimtarisë botuese.

Projektet shkencore të Instituti Albanologjik për gjatë gjashtë dekadave ka arritur në realizimin e projketeve dhe të një numri të madh të punimeve kolektive dhe individuale nga lëmia e gjuhës shqipe, letërsisë shqipe, historisë shqiptare, folkorit shqiptar dhe entologjisë shqiptare. Shumica e projekteve të përfunduara janë botime të veçanta të monografive, përmbledhjeve të veçanta studimore, në kuadër të Instituti dhe më gjerë.

Nga aspektin e gjuhësisë janë realizuar projektet në leksiokografi, në dialektologji, nga historia e letërsisë, teoria dhe kritika letrare si dhe studime të veçanta për shkrimtarë në periudha letrare. Nga fusha e folkorit është realizuar projekti i përbashkët i botimit të materialeve folkorike në njëzeshtatë vëllime të veçanta dhe një numër të madh të studimeve monografike.

Nga fusha e historisë janë realizuar projektet për probleme të ndryshme arkeologjike si dhe projekte të tjera ku trajtohen tema historike, duke filluar nga mesjeta deri te historia e kohës më të re kombëtare. Ndërsa, nga fusha e etnologjisë janë realizuar projekte që kanë të bëjnë me kulturën, doket dhe zakonet shqiptare.

Instituti Albanologjik vepron në bazë të Ligjit për Veprimtari Kërkimore-Shkencore i cili mbështetet në nenin 65 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku theksohet se: me ketë ligj rregullohen: themelimi, veprimtaria, organizimi, qeverisja, të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve shkencorë dhe të hulumtuesve në këtë veprimtari, pozita e Këshillit Kombëtar të Shkencës, miratimi dhe zbatimi i Programit Kombëtar të Shkencës, bazat e financimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore, si dhe çështje të tjera lidhur me veprimtarinë kërkimore-shkencore në Kosovë.

Veprimtaria kërkimore-shkencore është me interes të veçantë publik e shtetëror dhe pjesë përbërëse në hapësirën shkencore ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat