Një herë në jetë

Kultura

Një herë në jetë

Nga: Eroll Velija Më: 16 mars 2017 Në ora: 15:20
Eroll Velija

Ndodh vetëm një herë,Jo dy, çastet zhduken si ëndërr,
rendin në jetë shumë shpejt.
Ndodh vetëm trimat,më të fortët, të vërtetët,
dhe kur çasti troket për ty,
mos e lërë të të shpëtoje.
Një pulitje sysh ,dashuria zhduket, çasti tretet, një tingëllimë e shurdhët,
Në kokën tënde mbetet.
Zemra e di kur fati pëshpërit, në veshin tënd...
Oh kurrë mos u frikëso mike e dashur,
Në fund të fundit ia vlen çdo çmim, pengese a pasuri e humbur qoftë,
kur dashuria triumfon kur dashuria e vërtetë troket,
Por vetëm njëherë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat