Këngët e kreshnike

Kultura

Këngët e kreshnike

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 mars 2017 Në ora: 10:32
Kryesia e udhëheqjes të përurimit të dy vëllimeve

Dy vëllimet  me titull “Eposi i Kreshnikëve: Monument i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” vëllimi I dhe II”, janë dy  vëllime libra të llojit të  vet të cilat  kanë  mbi njëmijë e dyqind faqe  të botuara të  referateve  dhe kumtesa të paraqitura nga studiues vendës dhe ata  të huaj

 

Nën organizimin e Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Qendrës së Studimeve Albanologjikë të Tiranës në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë në pranin e  dashamireve të  trashëgimisë kulturore shqiptare, profesorëve të Universitetit, të Prishtinës dhe Tiranës, përfaqësues të Akademive të shkencave, ambasador dhe mysafir të tjerë nga trojet shqiptare dhe diaspora u be përurimi i dy vëllimeve të botimeve me titullin “Eposi i Kreshnikeve Monumenti i  Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” me mbi njëmijë e dyqind faqesh - ku janë të botuara referate dhe kumtesa të paraqitura të studiueseve botës shqiptare  dhe të huaj, nga Evropa, Amerika dhe Azia. Këto dy vëllime mbajnë të njëjtin titull me atë të konferencës shkencore ndërkombëtare të mbajtur në Prishtinë në vitin 2010, kushtuar Eposit të Kreshnikëve e që ishte organizuar nga IAP dhe QSA. Referues të këtyre dy vëllimeve  me mbi njëmijë e dyqind  faqesh  janë  dy kryeredaktorët e këtij botimi  Shaban Sinani dhe Zymer  Neziri. Në fjalët përshëndetëse të ambasadorit Qemal Minxhizit, Floresh Dado, dr. Marjan Demes, prof. dr. Shaban Sinani, dr . Zymer Nezirit  e të tjerëve duke folur për eposin e kreshnikëve monumente të trashëgimisë kulturore në mes tjerash u theksuan së : ” Cikli i këngëve kreshnike është realisht epos legjendar shqiptar. Në popull  krijime poetike, njihen si këngë kreshnikesh, këngë  të moçme trimash, këngë lahute e tët tjera. Ky epos, që përbën një pjesë të rëndësishme të epikës legjendare shqiptare në përgjithësi dhe që mbetet relikt i nderuar dhe i çmuar të cilat bëhen  më të rëndësishëm me mesazhin e madh që sjell, rezistencën  e popullit shqiptarë në emër të lirisë, të së drejtës dhe të dinjitetit.

Besohet këngët kreshnike filluan të krijohen diku pas Kryengritjes së Madhe Ilirie që  nga vitet 6 – 9 të erës sonë dhe vazhduan të krijohen më me intensitet në kohën e dyndjeve sllave. Por, edhe pse në themel janë krijime shumë të lashta, këngët e eposit shqiptar të cilat kanë filluar të mblidhen e të studiohen mjaft vonë.  Ndër botimet kryesore të gjertanishme do të mund të përmendeshin : "Epika legjendare", vëllimi I dhe II . Në fillim ato qenë kryesisht shënime të thjeshta  me mbresa, që erdhën duke u thelluar e u zgjeruar disi  për të arritur sot një nivel mjaft të kënaqshëm. 
Eposi i kreshnikeve përshkohet fund e krye me ndjenja liridashëse dhe luftime kundër pushtuesve të tokave të  parëve tonë gjë e cila pasqyron madhështinë e heronjve dhe të botës që i rrethon, në përmasat e larta dhe tradhtitë tronditëse, në ndjenjat dhe mendimet e thella, në gjatësinë e këngëve. Në të njëjtën kohë, në epos janë të pranishme edhe detajet, situatat, trajtimet, integrimet, dramat, tragjeditë, që bëhen edhe më të realizuara përmes rrëfimit epik. Të gjitha këto e plotësojnë dhe madhërojnë frymën heroike të tij.

Kur jemi këtu duhet të theksojmë së heroizmi  del spontan, i brendshëm, duke buruar nga domosdoshmëria e rezistencës dhe e përballimi i rreziqeve e vështirësive. Eposi shqiptar përshkohet edhe nga mendimi poetik legjendar, që gjithnjë i paraprin mendimit poetik historik. Këngët e kreshnikëve na japin një pamje të gjerë të  shprehjes gjuhësore popullore- ku politesa dhe arroganca, miklimi dhe ironia, shpotia dhe sarkazma paraqiten me mjete gjuhësore të qëlluara, të gjetura mirë e të bukura, me larmi e përpikëri, që dëshmojnë për shije të hollë artistike, po edhe për traditë të lashtë të shprehjes së përpunuar, të gjuhës si mjet arti. Nga ky këndvështrim, nuk e teprojmë kur themi se këngët e kreshnikëve janë përmendore madhështore  te kulturës së gjuhës shqipe.                                                                                               

Këngët e kreshnikëve apo Epika popullore shqiptare  ka qenë dhe mbetet  si mineralet dhe e çmueshme

Ketë e kanë vlerësuar edhe shumë albanologë dhe folkloristë të shquar shqiptarë e të huaj. Për fat të mirë, eposit tonë i janë kushtuar rreshta dorëmbarë nga mbledhës të zellshëm shqiptare të cilët kanë punuar edhe mbledhës e studiues të huaj i  dijetarët e folkloristët shqiptarë  me mbledhjet e qëmtimet e vijueshme e botimet më të plota të vëllimeve të Eposit të kreshnikëve  te cilët u kanë vënë themelet  madhështore të eposit tonë si thesar të artit dhe të fjalës dhe na kanë çelur  shtegun e mbarë të të vlerësimit të këngëve të kreshnikëve si relikte  më të bukura të palcës së kombit shqiptar. Folësit në fjalët  e tyre ishin të bindur se gjuha e epikës heroike shqiptare duhet kundruar, studiuar,   vlerësuar, jo vetëm si pjesë të shprehjes e të formësimit artistik të Eposit, por edhe si shfrim e mishërim i dashurisë së shqiptarit për të bukurën, për vlerat e vërteta artistike dhe për marrëdhëniet e ndërsjella të gjuhës me kulturën në planin kombëtar, po edhe më gjerë.                                       

Eposi  i kreshnikëve eshte dhe do te mbetet përmendore dhe furre  e pashtershme e modelimit poetik e gjuhësor

Është pohuar e thënë më parë në disa kumtesa e artikuj, si dhe në  librat të botuar të cilat u përmbahen edhe më tej  në dritën e botimeve dhe  prurjeve më të reja të cilat na sjellin shqyrtime të reja për kumtin dhe kuvendimin në Epos në dritën e teorisë së sotme të komunikimit dhe sidomos nga pikëpamja e etnografisë së ligjërimit. Synimi ynë është në disa kahe të ndërlidhura mes tyre: Së pari, të ritheksojmë vlerësimin e gjuhës së Eposit si model i ligjërimit. Së dyti, të parashtrojmë, qoftë edhe ende në formë për të  synua për ti vijuar më tej, disa vlera kryesore të gjuhës e të ligjërimit të eposit, si kahe e vija hetimi e hulumtimesh,. frazeologjisë  të cilat  mbështeten sa më fort në fjalët dhe mënyrat e të thënët  e të emërtimit të bëmave, veprimeve dhe mjediseve të kreshnikëve, si një truall ende i pastudiuar në gjithë gjerësinë dhe thellësinë që meritojnë. Në këto dy vëllime kushtuar gjuhës së folklorit, janë dhënë dhe botua shumë vlerësime për gjuhën e eposit, duke e cilësuar atë si përmendore madhështore të kulturës së gjuhës. Gjithmonë ky Epos është vlerësuar si krijimtari me peshë ndikuese edukative  i cili ne vete  përbën një përmendore të mrekullueshme të kulturës së gjuhës, një trashëgimi të paçmueshme në të cilën mund të verifikohen dëshmi shumë interesante të proceseve historike e dialektologjike të shqipes. Kjo dëshmon se gjuha e Eposit ka pasur përpunim të një shkalle të lartë, prandaj edhe është konsideruar me të drejtë si “përmendore e artë e gjuhës sonë poetike”. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse shumë studiues, shqiptarë e të huaj, kanë pohuar e mbështetur fuqimisht mendimin se Eposi shqiptar i  është një vepër me ë vërtetë dhe madhështore e krijuesve popullorë.  Eposi ynë i kreshnikëve është kjo përmendore madhështore e kulturës së ligjërimit i cila ka qenë dhe do të mbetet edhe më tej si gurrë e pashtershme e modelimit poetik e gjuhësor në shqipen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat