Kaçak mali që hynë e del kur t’i teket për oxhaku

Kultura

Kaçak mali që hynë e del kur t’i teket për oxhaku

Nga: Kalosh Çeliku Më: 20 mars 2017 Në ora: 18:39
Kalosh Çeliku

Im Atë, Emin Çeliku: Netëve të Dimrit Madh, pranë zjarrit me flakë në oxhak, më rrëfente shumë ngjarje interesante historike. Që, unë asaj kohe si fëmijë i merrja edhe si përralla fantastike. E kaloja natën në gjumë për Ditën e Nesërme nën hije të Lisit Madh midis Livadhit, përpara  Shtëpisë. Dorën në zemër, edhe kënaqesha me ato rrëfime historike. Luftë me kuçedra e Lugatin e Koçeve. Kutadi unë, sipas stilit ato rrëfime të Netëve të Dimrit Madh, nuk më dukeshin edhe aq realiste për kohën time djaloshare. Ndoshta, Im Atë edhe ka pasur të drejtë për ato rrëfime artistike.

 Interesante, përveç rrëfimeve historike, ishte edhe ajo e Familjes Xha Deralla. Rrëfim, të cilin im Atë e rrëfente plot mallë dhe dashuri, përballë zjarrit  madh me flakë, dromazhakut me kokë gjarpëri,  pranë oxhakut të Shtëpisë. Arsye, se: Im Atë ka qenë bir përmall në familje, i vetmi djalë mes tri motrave në Shtëpi.

 Edhe, ishin ato kohëra të egëra pushtuese, në robëri: herë nga turku e herë nga serbi, kur xhindet nateditë më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive të Katundit e majë lisave të Livadhit, në mëngjes më kthenin mes Nanës dhe Babait në shtrat. E pabesueshme, ato si prindër nuk e hetonin grabitjen time nga mesi i tyre në gjumë mes ëndërrave, dhe pasi bridhnin dorë më dorë me mua gjithë natën, përsëri para agimit ende pa dalë drita më kthenin në mesin tyre, në shtrat. Herë pas here, edhe ua rrëfeja ngjarjen e grabitjes pasmesnate Nënës dhe Babait, por ato me një buzëqeshje në fytryrë, më përgjigjeshin: me siguri ke parë ndonjë ëndërr të keqe. 

 Shkak, ky: Që, Nana dhe Babai e kanë parë si shenjë paralajmërimi, se: Djalin e kanë pushtuar xhindet. Dhe, duhet gjetur ndonjë çare për shpëtim, shpier te Babashehu Dervish Nurja Përtejzalli, në Kërçovë. Plaku t’i fryej në fytyrë, dhe t’i vari përqafe një hajmali. Megjithatë, ende nuk mund të arrinin në një vendim të atillë përfundimtar. Përderisa, unë nuk do të sëmurem keq dhe flas jerm vetmevete në gjumë  dhe rrokem fytas me Xhindet. Edhe, Ditën e Nesërme, natën si fëmij dyvjeçar më përcjollën në spital. Interasnat, mu si në Ditën e Sotshme nëpër shkrimet e mia publicistike mes librave.

  Tek atëherë, Nana dhe Babai më sjellin për shërim në spitalin e Shkupit. Spital, në të cilin unë me gjithë Nanën e Katundit do të qëndroj plot dy vjet për shërim, në këtë Qytet historik të Kryengritësve shqiptar. Stërgjygjërit tim, Emin Çeliku (Xhambazi). Krahut të djathtë të Dervish Carës. Asgjë, sot nuk më kujtohet nga ajo këhë e atyre dy viteve “shërimi” në spitalin e Shkupit, rrëzë Kalasë Dardane.     

  Nana, shpeshëherë ma rrëfente edhe një ngjarje shumë interesante, që sot ka të bëjë edhe me gjuhën shqipe, si krahasim rasti: “Vëllezërit”, kur nuk e pranojnë si gjuhë zyrtare, dhe dalin në protesta “paqësore” rrugëve të qytetit me parulla antishqiptare. Ngjarjen historike, si sot e kam parasysh: Nanën, kur ma rrëfente plot mall dhe lotë në sy këtë ngjarje politike historike: Biro, unë nuk e dija gjuhën maqedonase dhe nuk mund të komunikoja me personelin mjeksor të spitalit Shkupit. Asaj kohe, vetëm e dija t’u përgjigjem, kur më pyesnin, se: çka jam me përkatësi kombëtare? Unë, pavetëdije u përgjigjesha me atë robërinë asimiluse oemane, se: jam, turqelinkë. Ato, ma sillnin një turqelinkë, dhe unë përsëri nuk mund të merresha vesh me atë turqelinkën, “motër”?!

Ditën e nesërme, ma sollën një serbe. Përsëri, unë edhe me të  si “motër”, nuk mund të merresha vesh. Nuk e kuptonim gjuhën e njëra - tjetrës në këtë shtet të “përbashkët”. Pak më vonë, ma sollën edhe një bullgarkë. Unë, jo se jo: përsëri nuk e koptoja edhe gjuhën e kësaj gruaje. Pak kohë, pas agimit ma sollën e dhe një vllehe. Përsëri e kotë ishte të merrem vesh edhe me këtë grua. Nuk, shkoi as edhe një orë ma sollën edhe një maxhupe (rome). As kësaj nuk ia kuptoja gjuhën e Nanës, asnjë fjalë goje.

 Falë Zotit, pas një jave ishte përkujtuar personeli i spitalit: vallë, mos është ajo një grua shqiptare?! Dhe, më në fund ma sollën një shqiptare me të cilën edhe u morëm vesh, personelin mjeksor të spitalit të Shkupit.

 Plot pas dy viteve qëndrimi në spitalin e Shkupit, mjekët arrijnë në përfundim se, unë autori i këtij shkrimi publicistik, jam i pa shpresë për jetë. Babait, i thonë: nuk kemi “ilaçe” për këtë sëmundje. Mirë, do të ishte të shikoni në ndonjë vend tjetër shërimi.

  Nana dhe Babai, më nxjerrin nga spitali i Shkupit dhe më sjellin në shtëpi. Ditën e nesërme më shpien tek Dervish Nurja. Plaku me një mjekër të bardhë deri në fund të këmbëve, i cili pasi më fryu në fytyrë, ma vari edhe një hajmali përqafe.

 Hajmali, të cilën unë gjatë kohë edhe pas kryerjes të Shkollës Normale në Shkup do ta mbajë përqafe neteditë, përderisa një ditë nuk do ta humb gjatë studimeve, në Prishtinë mes Baltës Kuqe, në podrumet e “Bozhurit”. Hajmali, e cila do të ma shpëtojë jetën mua si shkrimtar,  në Voskopojë: pas një vdekjeje klinike (në Netët e Poezisë Korçare ( 2000). Paralajmërim i Lufës në IRJ të Maqedonisë (2001).

 Edhe, pas një aksidenti komunikcioni, që vetë i katërti pasmesnate do të kërcej në përrua në Qafë - Thanë (Shqipëri).  Paralajmërim, i Krizës  politike që ndodhi në IRJ të Maqedonidsë. Dhe, ndoshta, në këto anë Shqiptare, nuk kishte fuqi më ajo hajmali mistike e Dervish Nures, ose Tri Zanave të Maleve Kreshnike të Baba Tomorit. Ose, ku ta di unë: në këtë Kryeqytet Shqiptar më morën në dorë xhinde të tjerë dhe dervishë në Tyrbe, për Ndryshime Politike Shqiptare.

  Historitë e këtij rrëfimi do t’i lidh edhe me një rrëfim tjetër të Babait. Problemet e tia shëndetsore si fëmij. Im Atë, ka qenë i vetmi djalë përmall i tri motrave. Babai i tij si fëmijë i ka dhënë gji (tambël) tek Familja Xha Deralla. Kryeplakut, që e njihte si humorist dhe satirist e gjithë Kërçova. Përderisa, Nastradin Hoxha është krijuar nga populli si “autor’ i anegdotave shqiptare, Xha Deralla ka qenë autor i vërtetë i anekdotave dhe satirave shqiptare, ku ka jetuar 102 vjet, në Cërvicë. Kryeplaku, që në Ditën e Sotshme e ka tejkakaluar edhe Nastradin Hoxhën.

  Im Vëlla, Ramë Çeliku ma rrëfente edhe këtë histori: Familja Xha Derlallën,  dikur në pleqëri e mbylli edhe me çelës në odë. Plakun e prapë, që të mos dali në rrugë, bëjë “marrëzira” antiserbe. Tallet me rrufjanët e rastit që kalonin nëpër Cërvicë. Vite me radhë, frikë kishte të kalojë njeri nëpër Cërvicë, se: do të haste tek “Ureja” me Xha Derallën përpara Portës të Xha Mazllëmit. Plakun, që do t’ia ngatërronte rrugën, do ta nxirrte pas Çuke në tjetër Katund. Ose, livadheve të Kacës duke hedhur vallen me shami mbi kokë e lodra për Dasmën e Mdhe Shqiptare.

  Probleme bënte edhe me xhandarët e serbit. I shëtiste gjithë natën nëpër Katund të njëtës rruge, e pak para agimit i sillte tek porta e Plakut të Katundit. Katundarët e fshatit kojshi Kolibare, që gjatë stinës së verës rrëfenin shytërit dhe armët për luftë, përshkak të ujit për vaditjen e arave të fushës. Xha Deralla, qe ai: që, e zgjidhi problemin “etnik” me vite mes dy fshatrave duke i “mashtruar” kolibaret për marrëveshjen e ujit, vaditjen e fushës. Një ditë, u tha haptas katundarëve të tij (cërvicasëve) me armët gati në brez për luftë e shytërit krahëve: mos u zini më kot për shkak të ujit! Unë u mora vesh me Kolibaret, dhe e kam zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problem historik: tre muaj verë ujin do ta kenë kolibaret në disponim ujisin arat, e nëntë muaj dimër, ne cërvicasit. I kam mashtruar keq edhe këtë verë, në Katund.

 Katundarët, përpak desh plasën nga inati, nxjerrin armët nga brezi. Shytërit nga krahu. Struket, hudhin në tokë. Xha Derallën, bythekrye ta hudhin në përrua. Magjithatë, pas një zënke burrërore, më në fund u pajtuan me këtë marrëveshje të Xha Derallës. Vështirë e kishe t’i dalësh në krye punës atdhetare me këtë plak të urtë shqiptar.

Unë isha ai postieri, më rrëfente Im Vëlla: Që, sa herë Nana e bënte drekën ose darkën në Katund, e ndante një hise edhe për Xha Derallën. Që, unë me një shkop thane të gjatë me dy rremba në majë, përditë  përmes hekurave të dritares në katin e dytë të Shtëpisë, ia përcillja atje lartë në odë bukën. E plaku, si mirënjohje faleminderimi më përcillte me një këngë historike përdritare me çifteli:

Rrafi teli në atë Misirli,

Na u shit kjo Rumeli,

Na e ka ble çaj Moskovi zi,

Na e ka ble, aman-aman,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…

 Kutadi, Unë?! Ndoshta ai tambël Nane është trashëguar në familje. Edhe, sot e kësaj dite ecën nëpër damarë, sot si gjak shqiptari. Truri i popullit shqiptar. Popull, të cilin nëpër shekuj e ka mbajtur “gjallë”, një Perandori osmane dhe bazhibozuke turko-serbe, në çdo Kryngritje Shqiptare për Liri, e kanë shkelur me këmbë e topa. Sot, i delë zot, pasardhësi i Xha Derallës. Truri i popullit shqiptar.

 Frikë kam sot, se: edhe mua një ditë për shkak të shkrimeve publicistike dhe librave do të më mbyllin në dhomë me çelës. Arsye: që të mos shkruaj “marrëzira” nëpër libra.

Vetëm, mos e harroni edhe një rrugë (dhiare) mbi çati, Qiellore: Oxhakun. Unë jam Kaçak Mali, që hyj e dal, kur të më teket për oxhaku...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat