Lule përrallore

Kultura

Lule përrallore

Nga: Jan Kosova Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:07
Ilustrim

Nuk më tha as lamtumirë por as mirupafshim,
Më shtangu si t“më kishte zënë një ortek me borë
Ishte mbrëmje e bukur, një lule nga një lule morra
E lulja prapë iku, mua më la me një lule në dorë

E lulja qe mu dhurua atë mbrëmje  si çdo lule tjetër
qëndroj ca ditë në një vazo me ujë, pastaj është venitur
E unë rrugëtoj nepër Botë, sa lule shumë kam parë
Por lulja e përqafimit  thellë në shpirt mbetet  ngulitur

Unë kam pushuar të pi, nga gota më nuk kërkoj shpëtim
As gjumin më gjumë se kam , sa më mundon ai kujtim              
Edhe në mëngjes si i dehur eci, kujtoj atë  përqafim
Lulen më të bukur do ta ëndrroj  deri në amshim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat