U mbyll me sukses konferenca mbi trashëgiminë kulturore e organizuar nga BE dhe UNDP

Kultura

U mbyll me sukses konferenca mbi trashëgiminë kulturore e organizuar nga BE dhe UNDP

Më: 21 mars 2017 Në ora: 19:16
Andrew Russell

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit të financuar nga zyra e Bashkësisë Evropiane në Kosovë “Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” (CBCPK) organizon konferencën rajonale Angazhimi i Komuniteteve dhe Ndërtimi i Paqes në Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Konferenca kishte për qëllim të reflektoj mbi sfidat dhe mësimet e nxjerra nga implementimi i projektit, të prezantoj praktikat e mira nga rajoni si dhe të adresoj angazhimin e të rinjve në diversitetin kulturor.

Libor Chlad, Zëvendës Shef i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së/ Përfaqësuesi Special i BE-së  iu drejtua të pranishmëve në emër të Zyrës së BE-së në Kosovë: "Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara për të siguruar ruajtjen efektive të trashëgimisë së saj të larmishme kulturore, më së fundi me miratimin e Strategjisë 10 vjeçare Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Trashëgimia kulturore e larmishme e Kosovës përfshin hapsirat e krijuara nga të gjithë popujt që kanë jetuar këtu gjatë shekujve ". Duke iu referuar rëndësisë së projektit, z Chlad theksoi: "Nëpërmjet projekteve të tilla si ky, trashëgimia kulturore dhe fetare është bërë një mjet për promovimin e dialogut dhe ndërtimin e besimit mes komuniteteve të ndryshme të Kosovës. Ne kemi përmirësuar bashkërisht gjendjen fizike të objekteve të trashëgimisë dhe kemi kontribuar në rritjen e vetëdijes publike për nevojën e respektimit të të gjithë trashëgimisë".

Image

Andrew Russell, Koordinator i OKB- së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, përshëndeti të pranishmit me këto fjalë: "Është kënaqësi që ne gjendemi në këtë hapësirë frymëzuese publike për të shfaqur dhe reflektuar mbi rezultatet, dhe mësimet e nxjerra nga projekti Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë. Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore sa ka të bëj me të kaluarën aq ka të bëj edhe me të ardhmen. Diversiteti kulturor thesar i përbashkët. Konferenca e sotme më së miri tregon se si kultura nuk ka nevojë të na ndajë, për më tepër, ajo na bashkon. Mirëpres diskutime frymëzuese, shkëmbim të përvojave, zhvillim të ideve të reja dhe punë të përbashkët për të fuqizuar pajtimin dhe kohezionin social, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon ".

Image

Folës nderi në këtë ngjarje ishin Arsim Cannoli, Këshilltar i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i cili u përqëndrua në punën e kësaj ministrie në fushën e trashëgimisë kulturore dhe  Marija Kapitanovi?, Ambasadore e  Republikës së Kroacisë në Kosovë e cila, me këtë rast, foli rreth përvojës së vendit të saj në restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Konferenca mblodhi mysafirë të shquar dhe ekspertë nga rajoni për të diskutuar mbi projektet e tyre të fundit, si dhe arritjet aktuale të projektit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Të gjitha palëve të pranishme, duke përfshirë udhëheqësit komunal, udhëheqësit fetarë dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it të përfshirë në projekt iu dha rasti të ndajnë përvojat e tyre nga procesi i implementimit.

Image

Projekti i CBCPK është financuar nga BE-ja dhe të përqëndrohet në rinovimin, përmirësimin dhe rehabilitimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, bashkëpunuar ngushtë me EULEX-in dhe Njësisë së Policisë së Kosovës për Sigurinë e Ndërtesave dhe Trashëgimisë Kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat