Debbie Reynolds e parandjeu vdekjen

Kultura

Debbie Reynolds e parandjeu vdekjen

Më: 23 mars 2017 Në ora: 16:56
Todd Fisher dhe Debbie Reynolds

Todd Fisher ka zgjedhur të flas përsëri rreth vdekjes tragjike të nënës së tij, aktores Debbie Reynolds si dhe motrës Carrie Fisher.

Ndonëse tashmë kanë kaluar tre muaj që nga vdekja e tyre, duke folur për një nga revistat e njohura britanike, Todd ka pranuar se është duke bërë më mirë edhe pse ndihet e i çorientuar.

Djali i aktores legjendare, kujton madje momentin kur motra e tij Carrie vdiq si pasojë e një sulmi kardiak.

”Nëna ime më tha: Unë e di se është e vështirë të humbasësh motrën. Por me të vërtetë do të jetë edhe më e vështirë kur unë… në fakt në të vërtetë nuk e di kur do të iki” ështe shprehur Fisher.

Me këtë rrëfim të tij ai tha se nëna e tij në ato momente e ndjente se do të vdiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat