Dritë mëngjesi

Kultura

Dritë mëngjesi

Nga: Jan Kosova Më: 25 mars 2017 Në ora: 14:39
Ilustrim

Shkruaj, më trego,

Mua sot a më ke kujtuar,

Letrën mos dërgo,

Dua vetëm të jetë e shkruar.

 

Nëse më ke dashur një herë në jetë,

Mos më thuaj, mos lajmëro,

Dua vetëm të jetë e vërtetë,

Ëndërro, më përqafo.

 

Dhe kuptim a do të kishte,

Zgjohu, pak mendo

A je i pikëlluar pse ëndërr ishte,

Brengë dardane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat