“Disney Land” mbushi 25 vjeç, momente nga festimet

Kultura

“Disney Land” mbushi 25 vjeç, momente nga festimet

Më: 27 mars 2017 Në ora: 12:29
Disney Land

Parku më i vizituar i europës, ai i “Disney Land” në Paris, vendosi t’i dhuronte të ftuarve të tij disa çaste të pastra magjie, me rastin e ditëlindjes së 25-të.

Miushët Miki dhe Mini, Kapiten Gremçi e kolegë të tyre kërcyen e kënduan përpara mijëra vizitorëve në parkun e famshëm të argëtimit.

Festimet kulmuan me një paradë madhështore me flota shumëngjyrëshe, nga ku personazhet klasikë të filmave të animuar përshëndesnin me dorë spektatorët.

Resorti i falshëm turistik i pozicionuar në dalje të Parisit hapi dyert  për herë të parë në 12 prill të 1992-shit. 

Ai mirëpret çdo vit mijëra vizitorë, fëmijë e të rritur. Sipas Bob Chapek, drejtues i parqeve të Walt Disney, ai i Parisit ka gjeneruar afërsisht 70 miliardë euro përgjatë 25 viteve të fundit dhe punëson 15 mijë persona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat