Demush Memeti

Kultura

Demush Memeti

Nga: Dr.Halim Hyda Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:36
Dr.Halim Hyda

Të mërkurën një javë u nda nga jeta  dhe shkoi në amshim Mësuesi dhe pedagogu i popullit Demush Memeti.

Mësues dhe pedagog i palodhshëm dhe i dëshmuar në punë e në përgatitje i përkushtuer me tërë energjinë për përgatitje permanente dhe sa më të mirë, për të treguar sukses të shkëlqyer me nxënës. Gjenerata të tëra do ta mbajnë në kujtesë për punën e palodhshme, për paraqitjen, qasjen në punë dhe ngritjen e nivelit në edukimin e mirefilltë në shkollë. Do të jetojë në mbamendjen tonë dhe të shumë gjeneratave në një pjesë më të gjërë shqiptare si në malësinë e Gjilanit dhe Preshevës, në vecanti në komunën e Kumanovës e të Likovës dhe më gjërë në Maqedoni.

Lindi në fshatin Dunav komuna e Gjilanit, më 14.03.1945, në një familje me vetëdije dhe ngritje të lartë kombëtare të ndershme dhe atdhetar të paluhatur në vijën kombtare të dëshmuar brezi pas brezi. Shkollën fillore dhe normalen i kreu në Kumanovë dhe studimet grupi pedagogji i (pari pedagog i diplomuar në Katedrën e pedagogjisë në Universitetin e Shkupit nga rajoni i Kumanovës me sukses të lartë).

Pas diplomimit të parë pranohet mësimdhënës i grupit klasor mësues në shkollën fillore të fshatit Sllupçan, më pas në Llojan komuna e Kumanovës, pastaj kalon në shkollën fillore ,, Bajramn Shabani,, ku punoi pandërprerë deri në ndarjen e shkollës fillore më vete në fillim ,,Vëllazërimi ,, e më pas shkolla fillore ,, Naim Frashëri ,,.

Plot 43 vjet punë e palodhshme me plot elan, entuziazëm dhe zellin e atdhetarit, patriotit, edukatorit, mësuesit, pedagogut të shkollës së ,, Naim Frashëri,, Kumanovë pedagogu me profesion, Demush Memeti, i cili u nda nga jeta dhe u varros në Kumanovë, më 22 mars 2017, u përcollë me respekt dhe nderime më të larta nga familja edhe nga ana e arsimdashësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve  nga ana e Gjilanit, Preshevës, Bujanovcit dhe Kumanovës.

Miku shoku dhe kolegu im i takon plejadës së parë të pedagogëve profesionalë shkollorë, të përgatitur e të brumosur me  njohuri, përgatitje, ngritje dhe profesionalizëm të vërtetë nga ,,Normalja e Kumanovës,, dhe ,,Universiteti i Shkupit ,,.

Gjithnjë ishte i përkushtuar për ta dhënë maksimumin e tij edhe në kohën e lirë nuk mund të largohej nga profesioni dhe të pushojë. Ishte i dhënë pas arsimit të gjeneratave të reja deri në pafund. Gjithnjë thoshte se ne ia kemi obligim kombit të bëjmë çmos të pa mundurën për ta ngritë shoqërinë në piedestalin më të lartë. Për ta ngritë këtë popull përmes edukimit dhe arsimimit dhe nëse jemi munduar për të bërë diçka sot nesër do të vlersohet dhe çmohet nga gjeneratat e ardhshme.

Z.Demushi gjatë tërë jetës u mundua për cilësi sa më të lartë të mësimit në shkollat tona duke ofruar ndihmë konkrete përmes ligjëratave dhe seminareve të ndryshme. Gjithnjë ishte i preokupuar për të dhënë kontribut konkret për t,i shtruar dhe zgjidhur drejt të gjitha çështjet në të cilat hasen shkolla nxënësit dhe kolegët.

Gjithnjë në rend të parë i kishte atdhedashurinë, vendosmërinë, fisnikërinë, besnikërinë, sinqeritetin, dhe rigorozitetin në punë.E deshti atdheun dhe kombin më shum se çdokush duke e dhënë kontrubutin maksimal më tërë potencialin e tij intelektual moral dhe edukativ.

Kurrë nuk pati dilemë të anojë në ndonjë parti por ishte në anën e unitetit kombëtar, dhe mbrojten e atdhedashurisë.

Ne të gjithë miqtë shokët dhe kolegët e tij, do ta përkujtojmë me respekt e krenari të veçantë këtë mesus dhe pedagog profesional, punëtor i pallodhur, në edukimin e drejtë të gjeneratve të reja si atdhetar i madh, i cili për ne ishte udhërrëfyes me vyrtyte të larta dhe të pastërta kombëtare dhe njerëzore.

Kontributi dhe përkushtimi i tij në procesin edukativo-arsimor i kolegut dhe mikut tim Demush Memeti, janë të pavdekshëm.

Kisha nderin të jemi kolegë në profesionin e pedagogut dhe të mësojë shumë nga një pedagog icili 24 orë ishte pedagog në kuptimin e plotë të fjalës.

Krenari e familjes Memeti që e pati, rrethina e Kumanovës dhe Shkolla Fillore ,, Naim Frashëri,,  dhe mbarë kombi që e kishim

Lavdi jetës, dhe veprimtarisë së tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi për mësusesin-pedagogun e popullit Demush Memeti. I nderuari  mësues-pedagog kolegu i im të qoftë i lehtë dheu, Zoti i madhërishëm të shpërbleftë me xhehnet, kurse familjarëve më të afërt, miqve dhe shokëve të tuaj, Zoti ua dhasht durimin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat