KE do të ndajë 50 milionë euro për restaurimin e Pompeit

Kultura

KE do të ndajë 50 milionë euro për restaurimin e Pompeit

Më: 14 prill 2017 Në ora: 19:20
Pompei

Komisioni Evropian ka ndarë rreth 50 milionë euro për rindërtimin dhe mirëmbajtjen e qytetit të lashtë romak të Pompeit, me të cilat fonde do të financohet stabilizimi i ndërtesave dhe monumenteve të lashta, ndërtimi i furnizimit me ujë dhe rregullimi i kanalizimeve, trajnimi i personelit dhe punime tjera në rindërtimin dhe forcimin e strukturave ekzistuese.

Sipas deklaratës së KE-së, fondet do të ndahen nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal dhe pas përfundimit të punimeve, pritet të jetë i gatshëm qyteti i lashtë për të pranuar edhe rreth 200,000 turistë më shumë në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat