‘Pushteti i grave’, Spiro Duni sjell në Teatrin Kombëtar komedinë e Aristofanit

Kultura

‘Pushteti i grave’, Spiro Duni sjell në Teatrin Kombëtar komedinë e Aristofanit

Më: 15 prill 2017 Në ora: 00:32
ilustrim

“Pushteti i Grave” është komedia që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar përgjatë fundjavës. Regjisori Spiro Duni i frymëzuar nga Aristofani sjell një vepër aktuale edhe pse është shkruar në antikitiet. Patosi që zotërojnë grate, shprehet Duni, nuk duhet të përdoret vetëm për zgjidhjen e problemeve sensulale por edhe atyre politike e më gjerë.

Frymëzuar nga Aristofani, regjisori Spiro Duni ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar komedinë “Pushteti i Grave”. 

Vepra edhe pse e shkruar në antikitet i rri shumë mirë aktualitetit shqiptar.

Duni i ka sjellë gratë të zhurmshme, të lira e pakomplekse me një qëllim që t’iu marrin pushtetin burrave të cilët në vepër shfaqen të përbuzur e të bindur.

Leonora, aktorja kryesore është një femër e cila organizon dhe udhëheq gratë në misionin e marrjes së pushtetit.

Aktorja, Flaura Kureta, tregon se veshja e rolit të Leonorës nuk ka qenë i lehtë.

Komedia me skenografi të Fatbardh Markut, që do të shfaqet përgjatë fundjavës ne Teatrin Kombëtar, do të shoqërohet me muzikë live dhe koreografi.

Kasti përbëhet nga 20 aktorë, veshjet e të cilëve mbajnë emrin e Laedja Hajdarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat