Artistja Dorunitna Ukimeri hapi ekspozitën e saj të parë

Kultura

Artistja Dorunitna Ukimeri hapi ekspozitën e saj të parë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 20:33
Dorunitna Ukimeri

Artistja Dorunitna Ukimeri sonte hapi ekspozitën e saj të parë, ku paraqitur punimet e realizuara me letër, si mjet kryesor për krijimin e saj artistik, të njohur si punime “tre-dimensionale”.

Arti me letër përfshin një gamë të gjerë të teknikave që kanë për bazë letrën. Punimet që janë prezantuar në këtë ekspozitë, janë realizuar në një teknike të veçantë, përmes prerjes së letrës, ngjitjes, mbështjelljes, ku ka aplikuar format dhe elementet e dëshiruara.

Autorja e ekspozitës, Doruntina Ukimeri historinë e krejt kësaj ekspozite e ka filluar diku në vitin 2014-2015, ku gjithçka filloi me teknikën në letër dhe sipas saj është një teknikë goxha e veçantë.

Image

 

Ukimeri: Temat që i kam shtjelluar janë kryesisht personale 

“Temat që i kam shtjelluar nëpër tablo, janë kryesisht personale, me përjashtim të një tablo që është Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit”, që është një riprurje e mozaikut më të vjetër shqiptar, që është në amfiteatrin e Durrësit. Të tjerat janë punime që janë bërë me prerje, mbështjellje të letrës. Është një teknikë e thjeshtë, por që me të mund të bëhen gjëra shumë të bukura”, tha për KosovaPress autorja e ekspozitës.

Po ashtu ajo u shpreh se këtë punë e ka bërë me shumë dëshirë, me shumë pasion dhe sot ajo gjithçka që realizoi e prezanton para rrethit të saj të ngushtë.

Hapja e ekspozitës është bërë në Hotel “Sirius” dhe punimet do të mbesin të ekspozuara në ambientet e hotelit deri në fund të muajit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat