Koha për këngën time

Kultura

Koha për këngën time

Nga: Jan Kosova Më: 16 prill 2017 Në ora: 07:03
Jan Kosova

Mjaftë ky mallë na ka ngulfatur

Plot një Jetë me lotë trishtimi

Zemër e plasur, sy të vuajtur

Sot është koha për lotë gëzimi

 

Edhe pse nuk më shkon zëri

do këndoj këngen e pa shkruar

Këngë për ty, këngë për mua

këngë për Zemrën e dashuruar 

 

Për tri Lulet që u rritën 

më të bukurat e shpirtit tim 

Për qdo ditë të bukur jete

për secilin përqafim

 

Për qdo Moment të lumtur timin

Qdo buzëqeshje që unë kam

Edhe pse larg Dardanisë

Në Dardani më duket jam  

 

Ti mundoj sot telat e Zërit

Për Dardaninë duke  kënduar

Për bjeshkët e mia, për Shqipnin

Për dashurinë time të bekuar

 

Për një grushtë uji Valbone

që edhe ditën e ëndrroj

një këngë të bukur shqipnije

mallin për të,sot ta mbuloj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat