Dallgët e kujtimeve

Kultura

Dallgët e kujtimeve

Nga: Jan Kosova Më: 18 prill 2017 Në ora: 06:07
Jan Kosova

Prapë një natë pa mbyllur sytë fare

Sa shumë pyetje shpirtin e trazojnë

Njëra dallgë e lëshon tjetra e rremben

Qiltërsinë sikur dojnë  t“ja mohojnë

 

Shpjegimet disi  po më zhduken sonte

Mjegulla prapë kujtimet i mberthen

Koha e shtangur ngrit ritmin e Zemrës

E shpirti mjegullën më nuk e urren

 

Edhe pse nuk di qka sjell e nesermja

Njësoj do jetoj, si deri sot jetova

E Jeta, Enigmë, sa fshehtësi që ka

dhe unë prapë jetës sikur i besova

 

I vuajtur jam rritur,për asgjë nuk pendohem

Për të gjitha mrekullitë që i kam perjetuar

Gjithëqka ka mbetur ashtu si ishte,edhe unë

Kundër rrjedhjes së lumit prapë duke  notuar

 

Dallgët më nuk më ndalin dot

ato vetëm mund të më trazojnë

Në prag të verës prapë shi e lot

shpirtin sonte  vetëm më forcojnë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat