Klubi i shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova zgjodhi udhëheqësin e re

Kultura

Klubi i shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova zgjodhi udhëheqësin e re

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 18 prill 2017 Në ora: 14:14
Klubi letrar “Oeneum” nga Tetova

Klubi i Shkrimtarëve “Oeneum” - Tetovë, tani më numëron një sërë manifestimesh dhe aktivitetesh letrare, ndonëse me një traditë afro tre vjeçare që nga themelimi i vet me një punë të  ngjeshur, e ka ripërtërirë frymën kulturore - letrare në Tetovë, duke i dhënë qytetit një  imazh vlerash të mirëfillta kulturore.

Klubi “Oeneum” këto ditë në kuvendin i  parë zgjedhor zgjodhi kryetaren e klubit, dr. Zejnepe Alili Rexhepi ushtruese të detyrës që nga fillimi i këtij vitit, për të vijuar me aktivitetet letrare, me po aq entuziazëm dhe sinqeritet, sikurse kryetari i deritanishëm, prof. dr. Ejup Ajdini. Përpos Programit të ngjeshur vjetor, për këtë viti, Klubi ka organizuar një varg aktivitetesh, përmes të cilave janë përkujtuar personalitete e mirënjohura tetovarë nga sfera kulturores – letërsisë të cilët, janë afirmuar vlera të reja krijuese, gjë që ka ndikuar dukshëm në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit.

Image
Zejnepe Alili Rexhepi

Anëtarët e kuvendit, me votën e tyre  për kryetare të klubit “Oeneum”, e zgjodhën poeten dhe studiuesen e letërsisë, dr. Zejnepe Alili Rexhepi, si dhe Kryesinë e re.
Me këtë rast për punën që ka bërë e falënderuan kryetarin e deritanishëm, prof. dr. Ejup Ajdinin për kontributin e tij intelektual dhe letrar, Kryesinë e deritashme dhe të gjithë anëtarët, të cilët patën ndihmuar pa e kursyer veten, në favor të misionit për afirmimin e vlerave kulturore tetovarë, edhe përkundër pengesave dhe vështirësive të shumta materiale.

Kryesia e sa po zgjedhur, e mbështetur nga anëtarësia e gjerë dhe artdashësit tetovarë synon organizimin dhe realizimin e projekteve të shumta, si në rrafshin gjithëkombëtar, ashtu dhe projekte me karakter ndërkombëtar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat