Lansohet për herë të parë Festivali Vjetor “SPARK”

Kultura

Lansohet për herë të parë Festivali Vjetor “SPARK”

Nga: Mimozë Lakna Më: 18 prill 2017 Në ora: 19:49
Festivali i parë vjetor Spark Holistik

Festivali i parë vjetor Spark Holistik do të mbahet në Gjakovë, Kosovë, me 12-14 Maj. Fokusi i festivalit është shërimi, rinimi dhe rigjenerimi për trupin dhe mendjen. Aktivitetet përfshijnë Reiki, yoga, meditim, vallëzim, ligjërata dhe forma të tjera të vetë-shërimit, praktikës dhe jetesës së shëndetshme.

Të gjithë mësuesit tanë kanë përvojë dhe reputacion të krijuar në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Organizatorë janë mësuesit, terapistët dhe studentët, vendas dhe ndërkombëtarë, duke kontribuar në mënyrë vullnetare së bashku për të krijuar këtë projekt.

"Unë dua që kosovarët të jenë pjesëmarrës aktivë në procesin e shërimit. Përfshirja në aktivitete si yoga, vrapim, vallëzim, lëvizje, balancë, të ushqyerit, dhe format e tjera të shërimit që synojnë mirëqenien fizike dhe emocionale dhe fuqizimin e kosovarëve që të mund të shërojnë veten dhe njëri-tjetrin si një komunitet kolektiv do të na forcojë neve si vend " thotë organizatorja Brikenë Bunjaku.

Me aq sa dimë, ky është festivali i parë i këtij lloji në Ballkan dhe sigurisht në Kosovë. Bunjaku vazhdon: "Ne do të fillojmë të vlerësojmë njëri-tjetrin, mjedisin dhe vendin tonë më shumë. Dhe kur kjo të ndodh, ne do të jemi më të ndërgjegjshëm për njëri-tjetrin, vendin tonë dhe mjedisin tonë. Trashëgimi e jona për fëmijët tanë. " Biletat me çmim fillestar 8 euro për tri ditë të aktiviteteve janë në dispozicion tani në Rave Travel.

Pas datës15 prill çmimi është 10 euro. Rave gjithashtu ka disa paketa përfshirë hotelin, akomodimin dhe transport për në Gjakovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat