Presheva "patriotike"!

Kultura

Presheva "patriotike"!

Nehat Hyseni Nga Nehat Hyseni Më 21 prill 2017 Në ora: 12:39
Presheva

Gara e flakët për "patriotizëm"

Shpeshherë prodhon idiotizëm

Në Preshevën tonë "heroike"

Të lodhur nga ambiciet idiotike!

 

Oh ! Sa shumë u përvëluam

Që kryetarin e shkarkuam

Me shumë gëzim e votuam

Por në fund u dëshpëruam!

 

Aq shumë pritëm nga Gjermania

Se po na vjen demokracia

Me përvojat e mira nga Europa 

T'i rrafshojmë rrugët me gropa!

 

Pritë e pritë, na të shkretët

Se korrupsioni do të na hiqet

Oh! Sa shumë u zhgënjyem

Që aq lehtë na gënjyen!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat