Moj e bukura more

Kultura

Moj e bukura more

Nga: Haki Bunjaku Më: 22 prill 2017 Në ora: 08:03
Haki Bunjaku

Qysh të lash,qysh të lash,

Qysh të lash e më s`t`pashë…

Ulur në një gurë në lumin

Mazhica ime

Këmbët po freskoja

Në ujin e kulluet

Ku më shpuri avioni im i ëndrrave

Se ç`më mbërtheu mallëgjimi

Kur bashkë me gurgullimen e ujit

Po më vinin dromca malli

Dromca malli e vaji

…Moj e bukura More…

Sa nuk u përmbajta,sepse:

Ishte ky një trazim shpirtëror plot mall e dhimbje për njeriun që buzë detit po ndizej flakë për Morenë e lënë përtej detnave,përtej dhimbjeve ,përtej mallëngjimeve dhe përtej mallkimeve për fatin tragjik të ndarjeve.

Dhe,ndarjet për së gjalli janë ndër tragjeditë më të dhimbshme në jetërat njerëzore.

Për të cillën ndarje,në çdo ndërrim stine,zgjohen,bashkë me mallëngjimin trishtues, këngët e vajit,për ta lidhur një fije shprese,së pakut,virtuale.

Ka gjashtëqind vjet që zgjatet indi i dhimbjes për Morenë e bukur,të cilën,të arratisurit përtej detit,përtej shpresës,mbërthyer nga gulshimi i vajit,e vizitojnë përmes këngës së vajit,përmes ëndrrave,ku u del shumë e zbukuruar,që ashpër shton mallin e brengën dhe dëshirën që ta vizitojnë,pa i mbyllur sytë.

Për ndryshe do të kallën në dhe me sy hapur,nga meraku zhuritës për Morenë e lënë përtej detërave të trazuar,që ai trazim gërryen ashër në shpirtin e lënduar të mërgimtarëve.

Zatën dashuria e flakët për Atdheun lind e zhvillohet me tallaze shfreunuese në shpirtin e mërigimtarit,i cili nga malli zhuritës për tokën e lindjes,venitet e tretet,mjerisht,larg tij,por me shpresën ngushëlluese,se një ditë do t`i prijë fati i mirë,që bile shpirtin,për pushim të përjetshëm,ta qetësoi,atje - në vendlindje.

Dhe,prapë,

Moj e bukura More…

Këte plagë të hidhur e shijuan me dhembje e nostalgji poetët tanë të Rilindjes Kombëtare,të cilët e kënduan me plot dhembje e pikëllim,nga meridiane të largëta,mallin zhuritës ndaj Atdheut,

Si te Naimi,në poezinë filozofiko-fetare:“FYELLI“

…Të gjithë ata që janë ndarë

shokë fyellit ju banë…

Që këtij fyelli simbolik,mjerisht,sot po i bashkohen,në teh të mërzisë një pjesë e mirë e mërgatës aktuale,ku në këndimet e tyre,Atdheu është një Paradis mbi tokësor.

Këte ndjenjë e përfillin të gjithë mërgimtarët që mirren me krijimtari,kush më shumë e kush më pak.

Sa për ilustrim po e përligji poeten dhe mësuesen e zellshme,Miradije Gashi,që përmbëledhjen poetike e titullon:

„Jam gur i vendit tim“.

Posa ta kem këte vepër,mbushur me mall t`Atdheut,do ta vazhdoj komunikimin për ndriçim të kësaj plage të nemur.

Dhe prapë:

Moj e bukura More…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat