Përballje në hetuesinë e skëterrit mizorist

Kultura

Përballje në hetuesinë e skëterrit mizorist

Nga: Sali Leka Më: 22 prill 2017 Në ora: 10:00
Sali Leka

Epoka e ngjarjeve të mrekullueshme. Epoka ngadhnjimtare e njerëzve të ditur dhe të betuar për drejtësi, humanizëm dhe demokraci shembullore me të drejta të plota njerëzore.

Tregime nga puna dhe jeta e shokëve dhe shoqeve të mia intelektuale, letrare, eposike dhe mendimtare të larta teuratike.

Njerëzit e mirë me punën e tyre të madhe, të dobishme, bëjnë epokë të shkëlqyeshme, shembullore me vepra madhështore edhe në kohët e muzgëta, ashtu si koha e diktaturës mizoriste gjatë viteve 1944-1990.

As kishte drejtësi, as demokraci. As lejoheshin mendimet e lira, as letersia erotike, eposike e dobishme shembullore. Por përballë këtyre masakrave mizore ishte humanizmi dhe harmonia e njerëzve fisnikë dhe besnikë. Edhe vullneti dhe vitaliteti i njerëzve kreshnikë, guximtarë dhe mendimtarë teuratikë. Vullneti dhe vitaliteti janë dy hallka të forta ku qëndron aftësia e jetës njerëzore. Aftësia vitale që ka njeriu është mrekulli monumentale, hyjnore. Prandaj ngjarjet që kanë ndodhur në ato vite të skëterrit mizorist janë të mrekullueshme, të mahnitshme, se i kanë përjetuar dhe përballuar me durim dhe kushtrim njerëzit fisnikë dhe besnikë, guximtarë, kreshnikë dhe mendimtarë teuratikë. Vullneti dhe vitaliteti janë dy hallka të forta ku qëndron aftësia e jetës njerëzore. Aftësia vitale që ka njeriu është mrekulli monumentale, hyjnore. Prandaj ngjarjet që kanë ndodhue në ato vite të skëterrit mizorist janë të mrekullueshme, të mahnitshme, se i kanë përjetuar dhe përballuar me durim dhe kushtrim njerëzit fisnikë dhe besnikë, guximtarë, kreshnikë dhe mendimtarë teuratikë të betuar për drejtësi dhe demokraci, për humanizëm dhe harmoni. Ashtu si 72 shokët dhe shoqet e mia viganesha aderike si fratesha eposike teuratike.

Urime shumë urime me gëzim dhe admirim

Dita më e gëzuar, më e paharruar.

Çdo shkrimtarë që shkruan libra ka kujtimet e tij, me vende dhe ngjarje. Edhe unë kam kujtimet e mia me tregime të mrekullueshme dhe i festoj çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dhe çdo vit me shokët dhe shoqet e mia, me lexuesit dhe dashamirësit e letërsisë, artit dhe kulturës. Dita më e gëzuar, më e paharruar për mua dhe ata që më duan mua, është 20 mars 1967, dita kur 5 shokë dhe 7 shoqe letrare dhe redaktore shembullore, të talentuara, nisën punën e madhe për daktilografimin në makina shtypshkrimi të veprave të mia letrare me tregime të vërteta me poezi lirike, erotike, dashurie dhe eposike atdhetare, me korrektimin dhe drejtimin e shokut Dhimiter Fullani, redaktor i talentuar letrar i kulturuar, i palodhur, i papërtuar në shtëpinë botuese “Naim Frashëri“ Tiranë. Edhe 13 shokë dhe shoqe të tjera që punonin në organet e partisë dhe të shtetit dhe kishin makina shtypi nëpër zyra. Puna e tyre ishte e madhe, voluminoze, deri në vitin 1991 kanë daktilografuar 85(tetëdhjetë e pesë libra), romane, novela, tregime dhe poezi të shkëlqyeshme, të mahnitshme, të dobishme për jetën njerëzore të çdo kombi dhe të çdo rrace. Edhe 2760 artikuj në shtypin periodik në redaksinë e gazetave “Drita“, “Bashkimi“, “Zëri i rinisë“ dhe revista “Nëntori“. Edhe 47 shokë dhe shoqe të tjera nga 12 rrethe të Shqipërisë që më kanë ndihmuar dhe mbrojtur në çdo rrethanë dhe situatë kritike. Këta shokë dhe shoqe fisnike, mendimtarë dhe filozofë, guximtarë, besnikë dhe kreshnikë, viganikë meritojnë miliona këngë dhe poezi se flori, dollar dhe pasuri nuk duan se janë humanista teuratikë.

Shoku i parë fisnik dhe besnik Dhimiter Fullani.

Shoku i dytë vital kreshnik Shaqir Palamani

Shoku i tretë Skender Luca esber vigani

Shoku i katërt Sejdin Kondi bujari dhe humani.

Shoku i pestë Boris Ilo Koja filozofi dijetari.

Bashkë me shtatë shoqe viganesha Delije Marku, Jolanda Gjoni, nga alpet veriore. Dilona dhe Valbona Dushku nga Tirana. Adelina Kolonjare guximtare dhe krenare kanë punuar çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, pa u frikësuar nga rezilët dhe pedofilët e diktaturës dhe mizoristët e censurës që i përgjonin, i survejonin se veprat e mia letrare të mrekullueshme i quanin dekadente, mikroborgjeze dhe reaksionare kundër partisë, komunizmit dhe marksizmit. Por shokëve dhe shoqeve të mia kreshnike, vitale nuk u dridhej qerpiku nga asnjë lloj rreziku. Nuk trembeshin nga mizori, xhahili, i ligu. Veprat e mia letrare nuk i botuan, por i mbyllën, i censuruan me vite dhe dekada. Nga mosbotimi i 85(tetëdhjetë e pesë) librave dhe 2760 artikuj në shtypin periodik, unë kam shumë tregime më shumë sesa kanë 40 shkrimtarë të burgosur dhe të paburgosur. Shumë më kanë ndihmuar dhe mbrojtur, dy dashnoret e mia viganesha, besnike dhe kreshnike, mendimtare dhe filozofe, guximtare, eposike me betim dhe kushtrim, u mbyllnin dyert e zyrave nga jashtë Dhimiter Fullanit, Robert Vullkanit, Shaqir Palamanit, Bardha Spahiut, Valbona Dushkut dhe shokëve dhe shoqeve të tjera letrare dhe redaktore dhe ato daktilografonin lirisht, të siguruar pa u diktuar nga skrupsit brutalistë, zgërdheckit meskinista të diktaturës. Nga viti 1967 dhe deri në vitin 1987 dy redaksi gazete nuk botuan 725 poezi lirike dashurike të shkëlqyeshme, të mahnitshme për çdo njeri. Njërin kryeredaktor e rraha fort, por dy dashnoret e mia më thanë: Mos u rreziko i dashur Sali o poeti i blerimit, i shkëlqimit, o letrari i harmonisë, i humanizmit, i admirimit. Do të shkojmë neve në polici do ta akuzojmë, na ngacmoi si femra dhe na ofendoj me fjalë të pista, të ndyra, brutale dhe vulgare. Kurse unë dashnoreve besnike dhe kreshnike u fola: Do të shkoj vetë në polici, do të tregoj: E kam rrahur kryeredaktorin e censurimeve, zgërdhecin e mosbotimeve. Kurse juve o skifterina, o gjerusho gjeraqinat e mia drenusha kreshnike viganesha ejani dhe më takoni tek biruca e burgut. Kurse dy dashnoret e mia teuratike mendimtare dhe filozofe guximtare më thanë: O poet i poezive vitale, o ylberi i maleve! Ti do të qëndrosh pak ditë në burg. Kryeredaktorin rezil e kemi nën komandën tonë. Ai mbahet si garip bandill, por është rezil i mangut pedofil. Ai s`ka aftësi, as potencë për dashuri me vajzat e rritura dhe ngacmon keq vajzat e vogla minorene. Neve e kemi kapur në flagrancë gafil pedofil dhe dridhet si miu nga mustaqet e maçokut. Unë i falenderova dashnoret e mia aderike dhe shkova në rajonin e policisë dhe i tregova: Dy redaksi gazete nuk kanë botuar poezi lirike, erotike dashurie. Njërin kryeredaktor e kam rrahur fort. Hetuesi i dëgjoi fjalët e mia, thirri kryeredaktorin, por ai tha: Nuk më ka rrahur shkrimtari Sali Leka. Gënjen si derri. As nuk ka paraqitur për botim poezi lirike erotike, por vetëm 7 poezi dekadente, mikroborgjeze, reaksionare dhe shumë degjeneruese për njeriun e ri të shoqerisë socialiste që ka formuar partia dhe shoku Enver. Mbasi u largua kryeredaktori hetuesi më tha: A e kupton, a e di o shkrimtari Sali Leka, o poeti i diellit, i yjeve të Qiellit, se tregimet e tua të vërteta të dobishme dhe poezitë e tua nuk ti botojnë se po të botohen librat e tua të mrekullueshme, dalin në skenën publike edhe botërore. Ti shkrimtari Sali Leka me veprat e tua letrare, artistike, lirike, erotike, eposike kombëtare historike ia kalon 25 shkrimtarëve të Rusisë komuniste bolshevike dhe të Francës borgjeze kapitaliste. Dil dhe shporru nga biruca dhe gjejë metoda të tjera për botimin e veprave letrare, poezi dhe tregime të mrekullueshme. Hetuesia nuk merret me botime librash. Kurse unë hetuesit i tregova: Do ta rrah edhe kryeredaktorin tjetër xhahil, rezil, mizorist, zgërdhec dhe ti shoku hetues mos e ndihmo por më dëno sipas ligjit. Kurse hetuesi më tha: A e kupton o shkrimtari eposik Sali Leka, o poeti dhe letrari liriko-erotik, brilant dhe diamant i shkëlqyer me vullnet dhe vitalitet sublim. Edhe 20 kryeredaktorë dhe botues me rrahur ti Sali Leka do të thonë: Nuk na ka rrahur poeti Sali Leka. Se po të tregojnë për rrahjen që u ke bërë dalin në skenën publike librat e tua të mrekullueshme, shembullore, të mahnitshme dhe të dobishme për jetën njerëzore të çdo kombi dhe çdo rrace, por i mbyllin, i fshehin dhe kanë për t`i fshehur. Hetuesia i di të tëra. Të njohin ty o Sali poeti, njohim edhe dashnoret e tua. Shko tani Sali qelibari dhe kristali dhe bëj qejf me dashnoret e tua. Edhe unë e falenderova hetuesin dhe i tregova: Po shoku hetues kam dy dashnore viganesha si fratesha, por njëra dashnore ka shoqen besnike dhe e do dashnorin ushtarak, oficer ushtrie, ose policie. Do ta prezantoj me ty shoku hetues dhe dua të bëhesh burrë kollos vital me dy dashnore.

Edhe ty shoku hetues, dua të kem shok besnik kreshnik, por me dy dashnore ashtu si unë me shokët e tjerë strategë, eposikë, guximtarë të betuar për drejtësi, humanizëm, mirësi, harmoni, demokraci dhe mrekulli për çdo njeri.

Mbas këtyre fjalëve unë u largova nga hetuesia dhe shkova u takova me dy dashnoret e mia. Ashtu duke u puthur, duke u ledhatuar e vitalizuar me dashnoret potenciale mahnitike, guximtare dhe mendimtare, teuratike shkrova 2 poezi erotike eposike me 22 prill 1975. Edhe ditën e 22 prillit e festoj çdo vit si ditë eposike, e mahnitshme, e paharruar ashtu si dita e 20 marsit 1967. Nga viti 1975 dhe deri në vitin 1987, mjaft djem dhe vajza kanë kërkuar me u takuar me mua, se poezitë erotike-eposike, shokët dhe shoqet e mia i shumëfishonin me fletë karboni. Në kujtim të këtyre ngjarjeve të mahnitshme, të shkëlqyeshme të atyre viteve të këndojmë së bashku 2 poezi lirike erotike që i shkruajta me gëzim, vullnet dhe admirim bashkë me dy dashnoret e mia guximtare viganesha me betim dhe vitalitet.

Kujtoj më shumë iradin disa nga shokët dhe shoqet e mia daktilografiste në makina shkrimi. Ishin ateiste paganiste por duke lexuar tregimet e mia fetare teuratike Biblike Ungjillore Kuranore, u bënë besimtare fetare shembullore, u mbushën për jetën fisnike njerëzore dhe eposike shoqërore humaniste, teuratike triumfatore.

Urime shumë urime për çdo njeri me vullnet dhe aftësi për dashuri, me gëzim admirim e harmoni. Urime shumë urime për çdo njeri besimtarë dhe fetarë i betuar. Unë jam besimtar dhe besimi tek Zoti më ka ndihmuar.

Se Zoti i di të tëra, Zoti i dëgjon fjalët tona, Zoti i shikon veprimet tona, i aprovon dëshirat e mira dhe na ndihmon kur bëjmë punë të dobishme. Unë nuk e dija se hetuesi kishte dy dashnore besnike, teuratike por Zoti e dinte. Unë nuk e dija se dy dashnoret e mia ishin shoqe besnike dhe kreshnike eposike me dy dashnoret e hetuesit, viganesha si fratesha por Zoti e dinte.

Dy dashnoret e mia më bënë surprizën e dobishme, të paharrueshme. Unë i dua shumë surprizat se janë konçidenca Hyjnore dhe i drejton Zoti me ndihmuar njerëzit e mirë njëri tjetrin.

Supriza e dashnoreve të mia ishte: Më takuan dhe më prezantuan me dy shoqet e tyre besnike, teuratike, dashnoret e hetuesit. Ato ishin të mahnitshme, të shkëlqyeshme, mendimtare, filozofe, guximtare dhe krenare shembullore dhe mua më thanë: Sali o poeti i talentuar, i admiruar. Sali letrari i betuar për drejtësi, humanizëm dhe demokraci me harmoni dhe mrekulli, për çdo njeri. Sali o shkrimtari i kulturuar, i mbushur, i plotësuar, i aftësuar me vullnet e vitalitet me tregime të mrekullueshme shembullore dhe poezi lirike erotike dhe eposike, të dobishme për jetën njerëzore të çdo kombi dhe të çdo rrace në botë.

Prandaj mos u trëmb, mos u frikëso nga askush o shkrimtari Sali Leka, o poeti dhe letrari i dalluar i shekullit të XX-të. Mos u frikëso nga çdo mizorist dhe brutalist injorant, vulgarist i paditur. As nga çdo hipokrit dhe intrigant i lig, zgërdhec dhe urithk skurrik. O shkrimtari dhe letrari besnik teuratik i shkëlqimit të rrezullimit galaktik. Librat e tua duhet të përkthehen në 45 gjuhë të Europës, Amerikës, Azisë dhe Australisë. Unë i falenderova dy dashnoret e hetuesit, u premtova dhe u betova se çdo veprim do ta bëj me aprovimin e tyre, dhe të dashnoreve të mia viganesha të admirueshme. Këtu po e ndërpres tregimin, por do ta vazhdoj ditë tjetër.

Me dashnoret e mia, me dashnoret e hetuesit dhe të shokëve të mi strategë besnikë dhe viganikë eposikë. Kam shumë tregime të mrekullueshme me ngjarje të mahnitshme të paharrueshme, por sot jam i mbushur me 107 libra të mrekullueshëm.

Urime shumë urime për shokët dhe shoqet e mia aderike. Urime shumë urime për dashnoret e mia besnike teuratike, eposike viganike. Urime shumë urime për njerëzit besimtarë fetarë të betuar apostolikë, teuratikë. Sot mjaft njerëz nuk besojnë tëk ZOTI. As nuk e kuptojnë se të ligat, kaosi dhe tmerri që i ka mbërthyer deri në grykë e kanë nga mosbesimi tek Zoti. As nuk e kuptojnë se, depresioni, ankthi dhe stresi skizofrenik që i telendis, i sekëlldis, i gremis e kanë nga mosbesimi tek Zoti. As nuk e kuptojnë se padituria, egërsia, injoranca, brutalizmi dhe vulgarizmi i ashpër e kanë nga leximi i veprave letrare pagane antifetare.

Me shumë admirim për besimtarët teuratikë, për mendimtarët fisnikë dhe guximtarë eposikë.

U MBUSH AFTI IBADINI

Doli maji erdhi qershori

Çeli lule shega, molla e blini

U poq qershia, u rrit shalqini

Edhe mua mu hap humori

U mbush afti ibadini

Me poezi me këndua

Me këngë me u gëzua

Me mua dy vasha janë dashuruar!

Vasha e parë Blerina si drenusha

Nuk zbret nëpër lëndina, as në fusha

Qëndron lart mbi kodrina, pyje, livadhe

Vasha e dytë sydelina, si gjerusha skifterina

Akoma më lart mbi pllaja, shkrepa dhe male

Freskon gushë e gji me flladin nektarik

Shëndosh faqet mollgjeshe me bulëza pjalmike

Të dyja vashat duel më kanë shpall

Eja poet mos rri në qytet

Tregoje zemrën sa dashnor je

Zbuloje shpirtin sa potencë ke

Nëse je i mangut, injorant dhe brutal

Mos hajde, nuk je për ne!

Nëse je pa vullnet dhe pa lezet

Nuk je për dashuri, as për harmoni

As për lumturi me admirim dhe kimet

Edhe poeti u foli me këngë dhe poezi

Erdha, erdha në shkrep e në mal!

Si falkoi dhe skifteri në fluturim

Jam poet lirik, erotik dhe eposik

Me shumë vullnet dhe energji pa mbarim

Bashkë me ty Blerina dhe me ty sydelina

Mbushem, bëhem kollos, vital!

Se jam human dhe besimtarë teuratik

Jam mendimtarë, jetik, sublim

Bashkë me ju të dyja bëhem besnik viganik

Do tu mbaj hopa mbi gjoksin tim

Me afsh, iradin dhe ilmin

Ditë dhe natë pandalim

Por dita dhe nata janë të vogla 24 orë

Oh! Sikur të ishin dita dhe nata të gjata

224 milionë orë

O sa mrekulli o Blerina sydelina

O sa jetë e ëmbël dhe me gojë nuk tregohet

Por me shpirt dhe zemër shijohet

Ashtu nudo, pa rroba, as triko, as pelerina

Ashtu të tre buzë më buzë dhe gji më gji

Me dëshirat dhe ndjenjat tona esenciale

Me substandat potenciale dhe maksimale

Ata që kanë turp të mos na shohin

Ata që skanë guxim, as krenari

Edhe ata që s`dinë isharete, as dituri

Mos të na flasin, mos të na njohin

Guximi dhe krenaria janë shembullore

Shumë të dobishme për jetën njerëzore

Dashuria dhe harmonia ka vlerë dhe dobi

Për ata djem dhe burra me delikatesë

Për ato vajza dhe gra me debulesë dhe finesë

Që kanë dituri dhe mençuri origjinale

Me aftësi vitale dhe energji kolosale

Poezia: U mbush afti ibadini dhe poezia në vijim “Buzët e tua shegenike” u dërguan për botim në 25 qershor 1975, por nuk u botuan me akuzën monstruoze: Janë poezi dekadente moderiniste mikroborgjeze dhe degjeneruese për njeriun e ri proletarë socialist që ka formuar partia dhe shoku Enver.

Në ato vite unë kisha vullnet sublim që nëpër redaksitë e gazetave të shikoja djem dhe burra fisnikë eposikë, guximtarë vizionarë viganikë, por fatkeqësisht në këto redaksi jam takuar me gazetarë gelbock, zgërdheck, urithk skurrik të rëndomtë, frikacakë alabakë shtrembaluck.

Në një shkrim tjeter do të tregoj se me djem dhe burra kreshnikë strategë, eposikë viganikë jam takuar në organet e hetimit, shefa policie, shefa të ndjekjeve të krimeve, me hetues të përkushtuar dhe operativë të sigurimit të palodhur, të papërtuar.

Dhe tani të këndojmë poezinë:

BUZËT E TUA SHEGENIKE

S`dua flori as rubla, as dollarë

As kazino, as hotele lluksoze

Por të dua ty o vajzë e mbarë

Të dua shumë, shumë të dua 

Se edhe ti shumë më do mua.

Se je vitale dhe potenciale voluminoze

Unë me ty bëhem guximtarë dhe krenarë

Ti me mua bëhesh letrare, mendimtare

Unë s`dua poste as funksione

As n`ministri as n`komitet

As të mbajë referate dhe leksione

Në fakultet dhe universitet

Por dua dashuri me vullnet

Me ty, me ty o vajzë e mirë

Se jemi të dy me lezet e kimet

Me admirim dhe vitalitet

Bashkë të jetojmë të lirë, të lirë

Me harmoni dhe jo me pahirë

Bashkë 200 milion vjet

Se jam me ty bashkë me ty

Gji më gji e sy më sy

Qerpikët e vetullat e mia

I shkëlqej me qerpikët e vetullat e tua

Se qerpikët e vetullat e tua

Shkëlqejnë e ndriçojnë tërë atmosferën

Ngazëllejnë e lulëzojnë vjeshtën dhe pranverën

Kush të dojë të dali e të thotë

S`je e dashur lozonjare

Unë s`i besoj as ankohem

Por me ty krenohem, vitalizohem

Buzët e tua shegenike

I mbush me nektarin e buzëve të mia

Buzët e mia i mbush me plajmin e buzëve tua

Të betohem se nuk largohem

Nuk shkoj as në vëndet tropikale

As arabike, as aziatike

Por çdo minutë i etur do të shijoj

Gushën e sisat e tua esenciale

Shederlike, flladike, aromatike

O sa i admiruar me ty jetoj

O sa i kënaqur por nuk mund ta përshkruaj

O sa i lumturuar por s`mund të tregoj

Por çdo orë i gëzuar do të këndoj

O do të këndoj

O zemrën time me zëmrën tënde

I bashkangjis, i forcoj

Shpirtin tim me shpirtin tënd

Me afsh i përjetësoj

Ashtu bashkangjit të dy o të dy!

Të dashur, të lumtur të dy o të dy!

Shkrimtari dhe poeti

Sali Leka

Cel: 068 38 55 304

KËNGË DHE POEZI PËR SHOKËT E MI DHE SHOQET E MIA LETRARE MENDIMTARE DHE REDAKTORE GUXIMTARE SHEMBULLORE.

Do të këndoj, do të këndoj me iradin

Me gëzim vital dhe admirim

Për shokët e mi, shoqet e mia humaniste

Daktilografiste stenografiste moderniste

Besnike viganike, kreshnike teuratiste

As kanë dash as duan florij dhe dollarë

Se ishin dhe janë besimtarë bujarë vizionarë

Do të shkruaj miliona këngë dhe poezi

O sa mrekulli deri në përjetësi

Shokët e mi shoqet e mia

I ka aderuar dhe bekuar perëndia

Urime shumë urime

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat