E para dhe e fundit, dashuri

Kultura

E para dhe e fundit, dashuri

Më: 23 prill 2017 Në ora: 06:10
Jan Kosova

Fillova te Kalaja e Janinës

Gjurmë të lashta duke kërkuar

vazhdova për në Butrint

Perla e vendit të bekuar

kalova te Syri i Kalter

afër Jonit në ato Kodrina

Jehon kënga në Sarandë

bukuri e rrallë Delvina

U nisa  pak  nga Veriu

mrekulli anembanë

Elbasan, Fier, Berat

Prej Durrësit  në Tiranë

As në Shkodrën e Rozafatit

As në Rep as në Milot

as te Zanat e Malësisë

sikur ty nuk gjeta dot

Dukagjinit fshat për fshat

as në Llap as në Rugovë

as në Shalë të Bajgores

Në asnjë vend në Kosovë

Askund nuk pash sikur Ty

Vajzë  e Dardanisë

E para dhe e fundit Dashuri

Sinonim i bukurisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat