Shitet për 62.500 dollarë xhaketa, që Patrick Swayze veshi në “Dirty Dancing”

Kultura

Shitet për 62.500 dollarë xhaketa, që Patrick Swayze veshi në “Dirty Dancing”

Më: 29 prill 2017 Në ora: 21:49
Patrick Swayze

Xhaketa e lëkurës, që aktori i njohur Patrick Swayze veshi në filmin Dirty Dancing, u shit për 62.500 dollarë në një ankand të mbajtur të premten nga shtëpia e ankandeve Julienne, nga një koleksionist i Hollivudit që u prezantua thjesht me emrin Glenn.

Xhaketa bashkë me sende të tjera të Patrick, si tavolina e sërfit e Point Break, këmisha dhe këpucët e veshura në filmin Ghost, certifikata e nominimit të Patrick Swayze për Golden Globe, u nxorën në shitje nga bashkëshortja e tij Lisa Niemi.

Ajo tha se ka qënë mjaft e dyzuar nëse duhej të nxirrte në shitje kujtimet e të shoqit. “Jam një grua me fat që kisha një burrë që më ka dashur kaq shumë si Patrick”, ka thënë Lisa.

Ankandi u zhvillua edhe pse u kundërshtua fuqishëm nga mbesa e Swayze, Danielle, shkruan BBC.

“Bëhet fjalë për kujtime familjare. Është një shuplakë në fytyrë për atë që shet këto kujtime të çmuara”, u shpreh ajo për shtypin. [xhaketa1]

Swayze, shumë i dashur nga fansat dhe i kujtuar nga Hollivudi, shpesh përmendet si një frymëzim dhe një kombinim i rrallë dhe i bukur i maskilitetit, hirit dhe zemrës së butë, thuhet në njoftimin për shtyp të shtëpisë së ankandeve Julien.

I nominuar tre herë për çmimin Golden Globe, Patrick Swayze vdiq në 2009 në moshën 57 vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ai u bë i famshëm në vitin 1987, kur interpretoi instruktorin e kërcimit Johnny Castle, në filmin “Dirty Dancing”. Swayze ishte gjithashtu një këngëtar hiti i të cilit “She ‘s like a Wind”, u rendit në krye të kalsifikimeve për shumë kohë.

Aktori, balerini dhe këngëtari u martua me dashurinë e jetës së tij, Lisa Niemi, të cilën e takoi kur ishte vetëm 16 vjeç. Së bashku ata do të bëheshin një nga çiftet më të respektuara dhe më të admiruara të Hollivudit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat