Bujaria dhe mikpritja çdo herë në Anadrinin e Dukagjinit historik

Kultura

Bujaria dhe mikpritja çdo herë në Anadrinin e Dukagjinit historik

Nga: Aziz Bytyqi Më: 15 maj 2017 Në ora: 10:06
Bujaria dhe mikpritja çdo herë në Anadrinin e Dukagjinit historik

Të gjitha shoqërit ishin të mrekullueshme , por dua të veqoja se Ansambli i Këngëve dhe Valleve nga qyteti gjigant i minatorit , Mitrovica pak sa na  kujtoj tropojane e asaj kohe këngëtaren e madhe të kombit shqiptar zonjen Fatime Sokolin me këngëtaren e nderuar mitrovicase e cila original ishte kopja e këngëve dhe e zërit pothuajse si të sokoleshës tonë tropojane nga Malsia e Gjakovës të qytetit me emrin e kryetrimit legjendar Bajram Currit të Bajram Currit, tani të ndjeren Fatime Sokolin.

Në fshatin Dejnë të Komunes së Rahovecit , të vendit të rrushit , në gjeografin e Anadrinis së bukur të këti vendi me bukurit e ralla që pak vend i ka si kjo rrethin , ia dha zoti , ku lumbardhi bie po thuajse në të gjitha fshatrat të kësaj ane , ky vend i rrafshët i rrethuar me fusha e male të bukura , me male të pashtrikut përball maleve të Rugoves së Pejes e duke u  rrethuar me bukurit natyrore të alpeve të Zatriqit , u mbajt edicioni i 16-të me radh i Festivalit Tradicional të Folklorit “ANADRINIA JEHON 2017”.

Në këtë Festival , tani më Tradicional , përpos që merrnin pjesë Shoqëri Kulturo-artistike , po thuajse të të gjitha trojeve shqiptare,morren pjesë njerëz të  spektrit politik , si udhëheqës qeveritar , ku prezent ishte në këtë Festival edhe ministri i ekonomisë profesor doktor Avdullah Hoti , po ashtu mori pjesë edhe ish kryetari i KK-së të Rahovecit Smajl Latif i, si çdo herë në këtë manifestim moren pjesë edhe krijues e poet të letrave shqipe , mediumet si ato të shkruara dhe elektronike, pastaj mori pjes edhe një delegacion katër antarësh nga Shoqata Çamëria e Kosoves nga Prishtina të deleguar nga presidenti , ing . Nexhmi Muçiqi . Por çka e bëri këtë manifestim më madheshtor , e bëri pjesmarrja e mbi dhjetë mijë  njerëzve pjesmarrës , po thuajse e të të gjithë fshatrave për rreth të ANADRINISË , ishin pjesmarrës tanimë të këtij Festivali madheshtor.

Fillimish moderatorja e këtij Festival përshendeti të gjithë spektatoret e nderuar dhe të gjithë të pranishmit, me një fjalë shumë mikpritëse dhe të ngrohtë, mire se keni ardhur në naten e tret kjo natë finale, të edicionit të 16-të të Festivalit Tradicional të Folklorit “ANADRINIA JEHON 2017”.Gjithashtu i përshendeti familjarët dhe familjet e dëshmorëve, invalidet dhe veteranet e luftës, përfaqësuesit e komunitetit fetar,përfaqsuesit e spektrit politik, të gjithë mysafirët tjerë dhe gjithësesi organizatoret e kësaj ngjarje të shënuar kulturore , nikoqiret nga fshati Dejnë , të njohur dhe të dëshmuar për mikpritje sa bujare aq dhe dinjitoze dhe të përzemërt.

Image

Gjat dy netëve më radhë të këtij Festivali tani më Tradicional , në natën e tret dhe finale u prezantuan këto  Shoqëri Kulturo-Artistike me prezencën e tyre në sken para publikut si : - SHKA “Bajram Curri “ nga Krusha e Madhe , AKV “Xhavit Haziri” nga Obiliqi , Grupi Polifonik “PAVARËSIA” nga qyteti i Pavarësisë , nga Vlora jonë e bukur , AKV “Hasan Prishtina” nga Vushtrria , AKV “Mitrovica” nga qyteti gjigant i Dardanis Antike , Mitrovica dhe AKV “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova (mysafir).Gjatë gjithë këtij koncerti të shfaqur në naten e tret , kjo natë finale në ambientet e hapur , në pranin e mijërave spektatorëve ishin po thuajse duart trokitjet të pa ndërprera. Të gjitha shoqërit ishin të mrekullueshme por dua të veqoja se AKV nga qyteti gjigant i minatorit , Mitrovica pak sa na  kujtoj Tropojane e asaj kohe këngëtaren e madhe të kombit shqiptar zonjen Fatime Sokolin me këngëtaren e nderuar mitrovicase e cila original ishte kopja e këngëve dhe e zërit pothuajse si të sokoleshës tonë tropojane nga Malsia e Gjakovës të qytetit me emrin e kryetrimit legjendar Bajram Currit të Bajram Currit, tani të ndjeren Fatime Sokolin.Pas përfundimit të shoqërive në fjalë shkuan anëtaret e juriesë , e cila juri përbëhej nga kompozitori dhe kryetari i jurisë , Sami Piraj , profesori Universitar në Fakultetin e Arteve në Tiranë Ermir Dizdari dhe koreografi Dilaver Kryeziu.

Image

E cila juri  kishte shumë punë për të bërë për vlersimin e grupeve, nga se të gjitha shoqërit pjesmarrëse ishin në nivel të lart dhe professional , si dhe në këtë nat finale u ndan edhe 15 çmime të parapara nga organizatori . Deri sa juria profesionale mori vendime për vlersimin e grupeve më të mira , u ftua Ansambli i Këngëve dhe Vallëve “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova e cila e nderoi Festivalin me pjesmarrjen e tyre në cilësin e mysafirit , e cila u paraqit me disa pika këngësh.Po ashtu në këtë Festival Tradicional dhe aq madheshtor e nderuan edhe këngëtaret e njohur në skenen folklorike rapsodet si , Hamzë Llapqeva , Albrim Llapqeva dhe Islam Morina.Më pastaj erdhi juria në sken për të shpallur fituesin e këtij Festivali Tradicional të edicionit 16-të me radhë “ANADRINIA JEHON 2017” , nga juria e përbër u shpall fituese e këtij festival aq madhështor Ansambli i Këngeve dhe Vallëve “HASAN PRISHTINA” nga qyteti i Vushtrrisë si dhe u ndan 15 çmimet e parapara nga organizatori për shoqërit pjesmarrëse , kuptohet të Festivalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat