Piktura e Picassos shitet në ankand për 45 milionë dollarë

Kultura

Piktura e Picassos shitet në ankand për 45 milionë dollarë

Më: 16 maj 2017 Në ora: 08:34
Pikaso

Një nga portretet më të njohura të Pablo Picassos është shitur në ankand në Nju Jork për 45 milionë dollarë.

Femme Assise, Robe Bleu (një grua e ulur me fustan blu) është portreti i Dora Maar, njëra nga të dashurat e artistit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët morën pikturën, por u ndaluan në rrugën e tyre nga Parisi në Moravi nga luftëtarët francezë të Rezistencës.

Dora Maar dhe Picasso kishin një marrëdhënie intensive për nëntë vjet. Ai pikturoi gruan e ulur në vitin 1939, kur ai ishte 58 vjeç  ndërsa ajo 31 vjeç.

Është një nga portretet e mëdha të Picassos të viteve të tij të mesme, i frymëzuar - aq shpesh - nga dashuria dhe nga dëshira  e fuqishme seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat