Koleksioni kombëtar është trashëgimia albanologjike, kujtesë kombëtare dhe historike

Kultura

Koleksioni kombëtar është trashëgimia albanologjike, kujtesë kombëtare dhe historike

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 maj 2017 Në ora: 11:34
Biblioteka Kombëtare dhe ajo Universitare e Kosovës

Shpresa e fundit e vetëdijesimit të institucioneve dhe të shoqërisë sonë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, të koleksioneve të kujtesës kombëtare mbeten Biblioteka Kombëtare dhe ajo Universitare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Lidhur me temën  kushtua domethënieve, koleksioneve dhe të kujtesës kombëtare e shfrytëzuam rastin dhe në bisedën e gjatë dhe mjaftë interesante të cilën e zhvilluam me Mr. Berat Dakaj  qe çka mbeti e shënuar në shiritin e kasetofonit tonë gazetaresk: “ Kosova, ndryshe nga Shqipëria  është shtet me shumë së një shekull  Megjithatë, ky institucion, edhe pse ka rëndësi dhe detyrë të ruajtjes të dokumentimit të kujtesës kombëtare, po të shihet paralelisht me institucionet bibliotekare të shteteve evropiane, është shumë larg tyre, pasi i mungojnë, pikë së pari, një fonotekë dhe një video tekë. I mungon edhe bashkëpunimi me televizione e radio, të cilët kanë fond të pasur të materialeve zanore e të incizimeve me personazh për tema të ndryshme. I mungon, gjithashtu, një program për bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për gjetjen, dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës së Kosovës, e cila është, njëkohësisht: kujtesë kombëtare, shpirtërore, popullore dhe shtetërore.                                                                                                                                                              

Tek e fundit, shpresa e fundit e vetëdijesimit të institucioneve dhe të shoqërisë sonë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, të koleksioneve të saj e të kujtesës kombëtare mbeten Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Së këndejmi, për koleksionet kombëtare dhe për kujtesën kombëtare është folur e shkruar vite më parë ndërmjet dy bibliotekave, edhe të Kosovës, edhe të Shqipërisë. Koleksioni, edhe pse mendja na shkon, nuk është veç një libër, një revistë, një gazetë. Koleksionin nuk e përbën vetëm një material bibliotekar. Koleksion ka kuptim të materialit të shumtë dhe të përgjithshëm, të klasifikuar në bazë të fushës dhe zhanrit dhe atij duhet t’i përgjigjet tërësia, por pasi të evidentohet. Pra, koleksion  janë të gjitha këto materiale, libra, revista, gazeta, harta, atlase, faksimile bibliotekare që të grumbulluara dhe të sistemuara, sipas kriterit të klasifikimit që përzgjedhim ne, përbëjnë thesarin e kulturës kombëtare shqiptare. Për ta argumentuar domethënien e koleksioneve po përmendim në këtë kontekst disa prej ekspozitave të koleksioneve të librave të rrallë gjatë javëve të bibliotekës në Kosovë.

Shumica prej nesh sot këtu, veçanërisht të punësuarve në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, gjatë këtyre viteve të punës në këtë institucion kanë bërë koleksione të ndryshme të materialeve bibliotekare. Ndonjërit, me rastin e mbajtjeve të javëve të Bibliotekës ose Konferencës së Bibliotekonomisë, i ka rënë të koleksionojë materiale bibliotekare, të cilat edhe i ka prezantuar në broshura të veçanta në këto dy aktivitete të dy bibliotekave sikurse, ta zëmë, në Javën e Bibliotekës të vitit 2003 është hapur një ekspozitë e koleksioneve të librave të vjetër dhe të rrallë. Po në Javën e Bibliotekës në vitin 2005 është paraqitur një koleksion personal i përkthyesit e koleksionistit i Baki Ymerit, kryesisht libra të rrallë në gjuhën shqipe, libra të autorëve shqiptarë në gjuhë të huaj, libra të autorëve të huaj për shqiptarët, revista dhe gazeta, letra dhe dorëshkrime, fotografi të veprimtarëve shqiptarë nga Bukureshti nga viti 1884 deri më 1995, të gjitha të mbledhura në Bukuresht. Në vitin 2006 është paraqitur, po në Javën e Bibliotekës, një koleksion tjetër i librit të rrallë dhe të veçantë, kryesisht libra historiko-dokumentarë të autorëve të huaj të shkruar për shqiptarët, për kulturën dhe historinë e tyre, pak prej tyre edhe disa libra të autorëve shqiptarë, të cilët ose i kishin botuar në Perëndim vetë sa ishin gjallë, ose i ishin botuar nga shokët e tyre pas vdekjes.

Image
Mr. Berat Dakaj, në bisedë me bashkëpunëtorin tonë

Tradita e prezantimit të koleksioneve të veçanta, të cilët gjenden në Bibliotekën Kombëtare, vazhdon edhe në vitin 2007, kur hapet ekspozita e librave të rrallë dhe të vjetër, e periodikut të rrallë dhe të vjetër, e dorëshkrimeve të rralla e të magjistraturave dhe doktoratave. Një vit më pas hapet një ekspozitë e botimeve të veçanta që për temë bosht kishte Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Shumica prej atyre librave ishin studimorë historikë, kishte edhe libra biografikë. Po në këtë vit hapet edhe ekspozitë e koleksioneve të librave të botuar për Kosovën me titull Kosova dhe shqiptarët në botën arabe gjatë viteve 1979 deri më 2008. Ndërkaq, në vitin 2009, një prej punonjësve të Bibliotekës kombëtare, i cili nuk rron më, Jetish Kadishani, hap ekspozitën Kullat Shqiptare në Kosovë. Realisht, këto objekte kulturore nuk janë materiale bibliotekare, por fotot e bëra në kullat e Kosovës përbëjnë koleksion të foto dokumenteve. Po në këtë vit, pra në 2009-n, në Javën e Bibliotekës në Kosovë paraqitet një koleksion i periodikut shqiptar, revista të botuara në Kosovë e në Shqipëri, gjithashtu gazeta të botuara në Kosovë e Shqipëri gjatë viteve 1945 deri më 2008, shumica prej të cilave, ani pse nuk botohen më, kanë bërë jehonë të madhe me rastin e daljes në dritë të tyre. E në 2010-n nuk prezantohet në ndonjë aktivitet, por botohet një katalog i librit dhe periodikut të vjetër dhe të rrallë, tituj të zgjedhur, që e kalojnë numrin 800.

Mbi shtatëqind e njëzet e tetë vëllime dorëshkrimesh në gjuhët orientale  gjinden në Departamentin e Koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë

Këso koleksione të rralla gjenden edhe në Departamentin e Koleksioneve të Veçanta në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”të Kosovës , në të cilën ekzistojnë mbi shtatëqind e njëzet e tetë vëllime dorëshkrimesh në gjuhët orientale, të cilat kanë të bëjnë me historiografinë dhe kulturën shqiptare gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Dorëshkrimi më i vjetër, i cili është i koleksionuar në mesin e gjithë këtyre dorëshkrimeve, është i vitit 1348. Ky koleksion i dorëshkrimeve ka tipologji të larmishme fushash dhe disiplinash shkencore. Në to ka vepra të karakterit letrar, gjuhësor, historik, teologjik, mjekësor, pedagogjik.

Kur këto biblioteka kanë këso materialesh, çfarë liste të librave kanë sot këto, në të cilat kanë arritur t’i identifikojnë ato materiale bibliotekare që u mungojnë e që i ka gjetur ndonjë punonjës i saj në bibliotekat personale. Nëse dikush ka hasur në dokumente të tilla, të cilët u mungojnë bibliotekave, por i ka dikush, deri më sot nuk kam dëgjuar të flitet në këtë institucion. Po kjo bibliotekë duhet të bëjë përpjekje të sigurojë, në raste të veçanta e kur flitet për autorë të rëndësishëm, të gjitha botimet e një libri, edhe dorëshkrimin e tij pasi ndokush, përpos bibliografisë analitike, është i interesuar ta hulumtojë edhe bibliografinë tekstuale, e cila në fushën e letërsisë quhet gjenetikë e tekstit.

Sot cilido shtet mund t’i flasim e t’ia mbushim mendjen duke dokumentuar dëshmi të ndryshme të Kosovës, çfarëdo koleksione, qofshin ato edhe pulla postare, qofshin fustanella, qofshin veshje karakteristike të trevave të Kosovës, me të cilat tregohet vjetërsia dhe kultura e këtij shteti. Por askujt s’mund t’ia mbushim mendjen duke i rrëfyer, sado që tregimtarë e të besueshëm mund të jemi para tyre. Fjala e folur nuk ka kurrfarë vlere para asaj së shkruar. Të parën e merr era, të dytën mund ta përpijë vetëm dheu nëse, helbete, ndodh ndonjë tërmet! Ose nëse i teket nënës natyrë ose të madhit Zot të na groposë ose zhdukë nga faqja e dheut sikur thuhet se janë zhdukur qindra kombe, qindra gjuhë, qindra identitete.

Fjala e folur nuk ka kurrfarë vlere para asaj së shkruar. Të parën e merr era, të dytën mund ta përpijë vetëm dheu nëse, helbete, ndodh ndonjë tërmet! Ose nëse i teket nënës natyrë ose të madhit Zot të na groposë ose zhdukë nga faqja e dheut sikur thuhet se janë zhdukur qindra kombe, qindra gjuhë, qindra identitete.

Është thënë, nga shumë etnologë e historianë shqiptarë  ballkanikë, se ky vend është thesar i kulturës së Ballkanit, kurse se është e vendosur në tokën Dardane. Nëpër kohë të ndryshme, edhe kur ka pësuar shumë në luftëra  dhe territore të okupuara  është dëshmuar si vend i paqes. Sido që të ketë qenë e kaluara e saj dikur e kushdo që të ketë jetuar nga të parët tanë këtu, sot brenda territorit shtetëror të vet ka kulturë shumetnike, të cilën përpiqet ta ruajë aq sa ka interesim për të, në raste të pakta edhe ta dokumentojë qoftë nëpërmjet kujtesës funksionale e transmetuar në formë gojore nga pleq e plaka, nga rapsodë e tekste të këngëve, në raste të rralla nëpërmjet kujtesës faktike e transmetuar nëpërmjet dorëshkrimeve të rralla e të veçanta, të cilat disa nuk u kanë rezistuar luftërave, disa kohës, disa natyrës. Ky shtet kurrë s’ka qenë shtet qengj që ka mundur t’i thithë dy nëna, kurse rebel është treguar gjithherë, edhe pse ka mundur të mësojë nga kopilit e shteteve fqinje, të cilët i kanë dhënë shkollë edhe për shtrembërim të historisë e kujtesës kombëtare, edhe për fshehje e dëmtim të koleksioneve me vlera kulturore, historike e nacionale. Por, ky problem e kjo neglizhencë e kahershme, është e theksueshme edhe sot, kur një pjese të madhe të trashëgimisë së saj vdekja i troket çdo ditë në derë, kurse nuk i rri kush afër për ngushëllim.

Edhe sot, kur po përpiqemi që bashkërisht ta ngrehim lart vetëdijen për kujtesën kombëtare e për librat, kur kemi mbushur  tetë vjet prej që është shpallur Pavarësia e Republikës së Kosovës e shtatëmbëdhjetë vjet prej përfundimit të luftës, ky shtet ende nuk ka Institut të Kujtesës Kombëtare, nuk ka program të ruajtjes së trashëgimisë kombëtare, nuk ka kurrfarë përkujdesje për të kaluarën historike, nuk ka bërë ndonjë film për t’i kujtuar dëshmorët e kombit, as viktimat e shumta dhe të ndryshme të luftës, asnjë betejë, asnjë humbje, asnjë figurë kombëtare, asnjë personalitet historik e as politik. Janë vetëm rapsodët ata që kanë thurur lavde për të bëmat e saj, për dëshmorët e gjallë dhe për këta patriotët e mëdhenj të paqes. Kështu që, përpos koleksionimit të disa librave dhe të pullave postare, nuk mund të mburret për asnjë koleksion tjetër- na tha në vazhdim të bisedës dr. Berat Dakaj.

Por askujt s’mund t’ia mbushim mendjen duke i rrëfyer, sado që tregimtarë e të besueshëm mund të jemi para tyre. Fjala e folur nuk ka kurrfarë vlere para asaj së shkruar. Të parën e merr era, të dytën mund ta përpijë vetëm dheu nëse, helbete, ndodh ndonjë tërmet! Ose nëse i teket nënës natyrë ose të madhit Zot të na groposë ose zhdukë nga faqja e dheut sikur thuhet se janë zhdukur qindra kombe, qindra gjuhë, qindra identitete. Megjithatë, është mirë të reflektojmë rreth të dyjave, në çfarëdo mënyre që na ofrohen, pasi mund të zbulojmë fakte dhe t’i vëmë në raport krahasimi të rejat më të vjetrat, të ndodhurën me të mundshmen. Realisht, edhe kujtesa kombëtare, nëse realizohet- na tha Dakaj në formë të shkruar ose në video, mund të koleksionohet, varësisht prej përmbajtjes së temës me atë ose ata që kemi zgjedhur të flasim, të kujtojmë e të reflektojmë. Duke aplikuar këtë komunikim, kujtesën mund ta bëjmë fizike, nga ajo që kohë më parë e kishim si nocion abstrakt, si metafizike. E kjo kujtesë, edhe pse rrëfehet, pasi të bëhet fakt, mund të na bëhet mentorë për zbulimin e koleksioneve të reja, të cilat i ruan dikush tjetër. Për shembull, dikush mund të na tregojë sot se, sa i kujtohet, kur i ka bërë vizitë një miku, në një odë të tij ka gjetur një libër të rrallë, mjaft të rëndësishëm për një fushë të kulturës, të cilin nuk e ka Biblioteka Kombëtare. Pra, kur të rrëfehet kujtesa, ajo mund të sjellë rezultat.

Kontribut të jashtëzakonshëm për koleksionim të librave e dokumenteve që ato ekzistojnë në fondet e bibliotekave, me rastin e botimit të bibliografive, kanë dhënë edhe bibliografët e Shqipërisë e të Kosovës, të parët kanë botuar dy tekste bibliografike, Bibliografia e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (1913-1944), tekstin tjetër Libri shqip 1555-1912 në fondet e Bibliotekës Kombëtare, kurse bibliografët e Kosovës, të Departamentit të Bibliografisë, atë të mëparshmit dhe të tashmit, kanë nisur ta qesin në dritë një listë të gjatë të librave, nga viti 1944-1999, por jo të gjitha gjenden në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës-së. Vështirësi gjatë punës së tyre ka paraqitur terreni i gjerë, mungesa e një liste të librave të Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë të botuar në Kosovë, në Shqipëri dhe në hapësirat tjera të ish Jugosllavisë.

Kujtesa kombëtare deri më sot është ruajtur dhe vazhdon të ruhet në forma të ndryshme

Për ta pasuruar e mbajtur të freskët kujtesën kombëtare, të cilën e mbajnë gjallë, padyshim, koleksionet kombëtare, në shumë biblioteka evropiane, në kontaktin që kemi pas me ta kemi kërkua  një bashkëpunim edhe me koleksionistët që, nëse ndonjëri ka ndonjë material që nuk gjendet në bibliotekë, nëse nuk ka mundësi t’ia dhurojë, të arrijnë marrëveshje për blerje të tij. Këta shembuj të bashkëpunimit duhet ta ndjekin edhe dy bibliotekat tona, veçanërisht Biblioteka Kombëtare Kosovës e cila ndodh shumë rrallë të publikojë informacione rreth aktiviteteve të veta.

Kujtesa kombëtare është e rëndësishme dhe dokumentohet me kohë, derisa ngjarjet janë duke ndodhur, e jo të kujtohet e kaluara duke shkruar në kohën e tashme, pasi atëherë më parë sesa së vërtetës, i prinë e mundshmja. Prandaj, duke u rishkruar kujtesa kombëtare në mënyrë të tillë, në formë të kujtimeve, që është dashur të shkruhet në formë të dëshmive, duke i humbur në raste të rralla qëllimisht ato, është zbehur edhe historia, sepse është shtrembëruar e vërteta sikur, ta zëmë, janë shtrembëruar faktet e retushuar historia mbi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. E gjithë kujtesa kombëtare, para se të degëzohet në shkenca e arte të tjera, është kujtesë historike, kulturore dhe gjuhësore.

Kujtesa kombëtare deri më sot është ruajtur dhe vazhdon të ruhet në forma të ndryshme. Për shkak të rrethanave të ndryshme historike ajo transmetohej nëpërmjet diskursit oral, i cili shpeshherë është metamorfizuar, varianti është bërë version. Po ashtu, kujtesën kombëtare e kanë bartur edhe udhëpërshkruesit. Shqiptarët, edhe pse një pjesë e madhe e tyre kanë lodruar në Evropë, pak prej tyre kanë bërë ashtu siç kanë bërë disa evropianë për ta, për të cilët kanë botuar edhe libra me rastin e vizitave të tyre në trojet shqiptare. Mbase atyre shqiptarëve që kanë bredhur mund të mos u është dukur i rëndësishëm zhanri i memoarit, ose mund të mos e kenë pasur mbajte  mendjen e shkallës së njerëzve normalë. Thënë të vërtetën, me të cilën mund të mburren letrarët, por të koriten historianët, historia, kujtesa kombëtare dhe koleksionet kombëtare janë ruajtur dhe janë shkruar së pari nga shkrimtarët, nëpërmjet veprave të tyre beletristike, patjetër edhe nëpërmjet studimeve e monografive historike.

Shpresojmë se në konferencat e ardhshme të paraqesim statistika për pasurimin e fondit të bibliotekave tona me koleksione të librave të panjohur më parë për bibliotekat, veçanërisht të prezantojmë materiale bibliotekare të digjitalizuar, pasi sot më i rëndësishëm, më i domosdoshëm, më lehtë i pranueshëm e i lehtë për t’u shpërndarë është libri elektronik, i cili, po ashtu si libri fizik, është kujtesë elektronike kombëtare, koha e së cilës ka ardhur dhe ka jetë sa vetë bota, sa vetë njerëzimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat