Maturantët e Normales së Prizrenit të brezit 1966/67 shenuan 50-vjetorin e diplomimit

Kultura

Maturantët e Normales së Prizrenit të brezit 1966/67 shenuan 50-vjetorin e diplomimit

Më: 21 maj 2017 Në ora: 12:20
Maturantët e Normalës se Prizrenit – 1966\67

Sipas një praktike të traditës së mire edhe maturantët  e brezit të 1966/67-tës të diplomuar në Normalen e Prizrenit, më 20 maj 2017, u tubuan në restorantin “Drini i Bardhë” për të  shenuar ditën e gëzimit kur para 50- vitësh diplomuan në Normalën e Prizrenit të lashtë në shkollën adekuate për profilin arsimor për t’u shpërndarë në lokalitetet e ndryshme nga kanë ardhur. Nën  përkujdesje të veprimtarëve Esat Krasniqit, Hylki  Kurtajt, Ramadan Krasniqit etj. bënë organizimin e duhur, pas të parit të  28 qershorit 1997, kur shenuan 30-vjetorin e kësaj  gjenerate, edhe pas 20-vitesh përseri takohen, por në mungesë të shumë shokëve, kolegëve e profesorëve të nderuar. Nga profesorët, njëherit edhe kujdestarët, përpos Nerime Pasulit (kl.V/1), nuk kishte të tjerë.

Në këto momente emocionesh, pas përshëndejeve rreciproke, z. Gjergj Camaj nga Tuzi I Malit të Zi, e  mori guximin, e theu heshtjen dhe bëri një vështrim të veprimtarisë së kësaj gjenerate duke filluar nga demonstratat e 68-tës, sakrificat e deri në ditët sotme në krijimin  e shtetit të ri të Kosovës për të kërkuar një minut heshtje për të gjithë ata që nuk gjenden në mesin tone !

Në vazhdim, pas pushimit të emocioneve fjalën e mori Nerime Pasuli prof,, e cila  evokoi kujtime të mira si për kolegët profesorë ashtu edhe për nxënësit e kohës para 50-vitësh, tani burra të pjekur.për të përfunduar se jam krenare që nxënësit tanë janë bërë mjekë, juristë e profesione të ndryshme për t’i  kontribuar këtij vendi të dashur ! Pasi u liruan nga emocionet, fjalën e moreën edhe Esat Krasniqi, Gjeto Dushaj nga Tuzi I Malit të Zi, Gani Gashi, Milazim Kryeziu, Naxhije Bajrakteri-Doçi, Sheremet Krasniqi etj.

Që të gjithë këta përkujtojnë se nga kjo gjeneratë e Normales shumica syrësh kanë kontribuar në mirëvajtjen e arsimit të gjeneratave të reja në mbarë territorin e Kosovës dhe trojet tjera shqiptare. Nga e gjithë kjo del konkludimi dhe mesazhi se ky brez është mjaftë meritor me një strukturë të larmishme titujsh e gradash profesionale –shkencore, punime shkencore, shkrimtarë e të tjerë. Gjatë këmbimit të mendimeve profesionale u bënë edhe këmbime librash autoriale në shenj kujtimi e mirëbesimi rreciprok.Porosi gjeneratave të reja: Bëhuni e mira e së mires – ne e sollëm deri këtu – Ju vazhdone me dinjitet !

21, maj 2017                                            Nikollë Kërhanaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat