Hapet ekspozita Post-Mortem e artistes Jeta Kalaveshi

Kultura

Hapet ekspozita Post-Mortem e artistes Jeta Kalaveshi

Më: 24 maj 2017 Në ora: 13:32
Post-Mortem e artistes Jeta Kalaveshi

Më 30 maj 2017 në Galerinë Qahili do të hapet ekspozita Post-Mortem e artistes Jeta Kalaveshi, duke filluar nga ora 20:00.

Post-mortem si koncept i ekspozitës, paraqet një qasje simbolike,  një diskutim të një ngjarjeje, ku në këtë rast e shpall librin si të vdekur. Qëllimi i ekspozitës është të tregoj brengën e saj dhe të potencoj qasjen e shoqërisë ndaj librit. Është një ekspozitë ku kujtohen me nostalgji kohët kur internet dhe rrjetet sociale nuk ekzistonin, njerëzit kishin nevojë për njeri tjetrin, dhe tek librat hulumtonin botë të reja.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri me 16 qershor 2017.

Kjo ekspozitë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe LaraLara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat