Telefoni i një mëngjesi

Kultura

Telefoni i një mëngjesi

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:09
Dibran Demaku

Ajo po qëndronte e shtrirë në shtrat.Gjumi tashmë i kishte ikur nga qepallat,por disi po ndiente një lodhje nga punët e një dite më parë.Një lodhje,por edhe një dëshirë që të qëndronte ende e shtrirë,edhepse gjumi i kishte ikur kaherë.Kishte hapur sytë dhe po shikonte tavanin e dhomës së gjumit,që sot për herë të parë po i dukej i ulët,tmerrësisht i ulët.Po habitej me vetën e saj se si nuk e kishte vërejtur më parë një gjë të tillë.Ktheu kokën nga ana tjetër,ku zakonisht flinte i shoqi.Aty pa vetëm jorganin e tij që ishte hedhur në një anë,ashtu në mënyrë të pakujdesshme.E kuptoi se i shoqi kishte ikur në punë derisa ajo ishte në gjumë.Nga salloni i banesës u dëgjua cingërima e telefonit.Ai po binte pa pushim.Ajo u ngrit me përtesë dhe u nis drejt sallonit.Telefoni po binte pa pushuar.

„Kush i bie telefonit në këtë mëngjes të hershëm?!“-e pyeti ajo vetën derisa po ngrinte receptorin.Nga ana tjetër e telit u dëgjua një zë mashkulli.Në fillim nuk e përceptoi ngjyrën e zërit që po i fliste në telefon.Tjetri po i fliste dhe po i uronte mëngjes të mirë dhe nuk po prezantohej.

„Kush është ky idiot që dërdëllis kështu në këtë mëngjes të hershëm?!“-pyeste veten Drita.Zëri i mashkullit nga ana tjetër tashmë i vinte më i qartë,më i kthjellët.Dhe kur ajo bëhej gati që ta pyeste se ai ishte ai personi që ajo mendonte,tjetri u paraqit:

-Jam Dritoni,fqinji juaj i parë.Desha që të ju uroja mirëmëngjesin dhe njëherit të ju ftoja që të na vini sot për drekë!

-O ju falemnderit, zotëri Driton!-ia ktheu Drita dhe vazhdoi:-Edhe ju paçi një mëngjes të mirë!

-Mos jua prisha gjumin? - u dëgjua pastaj zëri i Dritonit.

-Jo,jo mos u shqetësoni! T`ju them të vërtetën,unë isha zgjuar më parë,por po qëndroja e shtrirënë shtrat!-ia ktheu Drita.

-Po zotëri Artani,është ngritur nga shtrati,apo ende është në gjumë?

-Jo,Artani është ngritur herët dhe ka ikur në punë!

-Pse edhe të dielen punon ai?!

-Paj shefi i tij i kishte thënë se u kishin mbetur disa punë pa kryer dhe e kishte lutur që,nëse kishte mundësi të punonte edhe të dielën.E ju tashmë e njihni Artanin:Kur është çështja e punës,ai fjalën nuk e bën dysh.

-T`ju them të drejtën, po më vjen keq.Isha përgatitur që bashkë me time shoqe t`ju prisnim të na vinit për drekë.

-A, më falni,u ngatërrova,nuk ju pyeta për të,si është me shëndet zonja Fatmire?

-Mirë,mirë është,por edhe ajo ka ikur me mëngjes në punë.

-?!

-Si,ajo ka ikur në punë e ti po na fton për drekë?!-ia ktheu Drita duke qeshur.

-Paj unë mendoj se deri nga dreka do të kthehet edhe Fatmirja!-iu përgjegj Dritoni.

-E kush do ta përgatisë drekën,derisa Fatmirja nuk ndodhet në shtëpi?-e pyeti pastaj Drita dhe duke qeshur vazhdoi:-Mbase, ju, zotëri Driton, keni filluar të gatuani?-fliste gjithnjë duke qeshur.

Nga ana tjetër e telefonit, tjetri po heshtte.Drita njëherë mendoi se ishte ndërprerë lidhja.Madje dshi ta pyeste Dritonin nëse ishte ende në lidhje dhe përse nuk përgjigjej,kur e dëgjoi një ofshamë nga ana tjetër e telefonit.Një aso ofshame,kur njeriu e nxjerr nga nfonjë vuajtje e zemrës.Porse jo ofshamë dhimbjeje,por ofshamë dashurie…

Drita dhe Artaniishin shoqëruar gjatë me këtë familje.Me familjen e Fatmirës dhe të Dritonit.Edhe ata i kishin tre fëmijë,siç i kishin edhe Drita e Artani.Ishin njohur që kurkishin ardhur në dhe të huaj.Ishin afruar shumë dhe ia kishin hapur zemrat njëri-tjetrit.

Dikur me kalimin e kohës,Drita kishte vërejtur se Dritoni po interesohej pak si shumë për të.Në çdo ndejë,si në shtëpi të tyre,ashtu edhe në shtëpinë e vetë,Dritoni po ia hidhte disa shikime lakmuese,që Dritën filluan ta frikësonin.Në çdo ndejë apo takim,sa herë që përshëndetej me te dhe ia jepte dorën,ai ia shtrëngonte atë në një mënyrë të veçantë.Pas çdo shtrëngimi të dorës,edhe i buzëqeshte,nd?rsa në sy vërehej lakmia e tij.Drita në fillim mendoi se mbase ishte vetëm rastësi,por kur shtrëngimi i dorës nga ana e Dritonit vazhdoi edhe herë të tjera,e kuptoi qëllimin e tij.

Pastaj u mendua shumëse si të vepronte.Njëherë mendoi që për këtë gjë të bisedonte me të shoqin,Artanin.Por,fill pastaj hoqi dorë nga një mendim i tillë.Duke njohur temperamentin e të shoqit,ajo e dintese mund të ndodhte ndonjë skandal,që nuk e dëshironte.Pastaj mendoi që ta ndërpriste shoqërimine mëtutjeshëm me Dritonin dhe të shoqen e tij-Fatmiren.Mirëpo, shoqërimi i tyre kishte arritur në një aso pike kur nuk mund të ndërpritej pa ndonjë pasojë.

Dhe,ja,tani kjo bisedë telefonike në këtë orë rë hershme të mëngjesit.Drita e bindi vetën se në këtë mes Dritoni po luante një lojë: Ai do ta ketë ditur që Artani sot është në punë dhe ka telefonuar për një qëllim që vetëm ai e di…

E ndrydhi frikën në zemër dhe me një zë bukur të rreptë,që nuk përshtatej me karakterin e saj,ju drejtua Dritonit:

-Më thoni të vërtetën, Driton,pse më thirrët në telefon në këtë mëngjes të hershëm?

-Jua thash, Dritë, desha që t`ju ftoja për drekë.

„Sa gënjeshtar i paturpshëm!“-mendoi për një çast Drita dhe vazhdoi:

-Si do të më ftoni për drekë,kur shoqen tuaj nuk e keni në shtëpi?!-ia ktheu Drita.

-?!.

-T`ju them të vërtetën,Dritë,unë j thirra për diçka krejt tjetër…

Drita njëherë mendoi që ta mbyllte telefonin.Por fill pastaj i shkoi në mendje se ai nuk do ta linte të qetë.Ai do të telefononte përseri.Vendosi që njëherë e mirë të mësonte të vërtetën se çfarë njëmend dëshironte ai.

-Atëherë,më thini pa frikë,Driton!-ia ktheu Drita me një ton dashamirës dhe vazhdoi:-Ju e dini se ne jemi fqinjë të parë dhe fqinji për fqinjin duhet të jetë gjithmonë dhe për gjithçka gati.

Ky zë dashamirës i Dritës sikur eliroi Dritonin.Në mendjen e vet krijoi bindjen se Drita do t`i dorëzohej.Dhe u gëzua.Gëzimin që ndjeu në zemër,vendosi ta vazhdonte edhe për një kohë.Mendoi që me marifet dhe ngadalë të dilte tek qëllimi i tij.

-Desha,që me ju,Dritë, të bisedonim për një gjë shumë të rëndësishme!Domethënë,vetëm me ty!

Duke ditur se kjo gjhë që do të bisedonim,është e rëndësishme vetëm për mua dhe për ju,ajo duhet të mbetët një sekret që e dimë vetëm ne të dy!Vetëm unë e ju,Dritë,dhe askush-tjetër!-dëgjoi Drita zërin e tij që po i dridhej.

-Ku thash,Driton,që ne jemi fqinj?,që tashmë njihemi mirë dhe mund të bisedojmë për gjithçka,pa drojë.Vetëm urdhëroni!Mund të flasim fare shtruar,pasi jemi vetëm ne dy e askush tjetër.Ata të dy,të ngratët,im shoq dhe jote shoqe,le të punojnë edhe të dielave,ndërkaq ne të dy le të kënaqemi!-vendosi Drita që ta vinte në lojë.

-Atëherë,po flas në njëjës,se po më duket se do të jemi më afër,do të të them diçka në besë,Dritë! Vetëm më premto se do të mbetesh besnike dhe atë që do ta them pas pak,nuk do të ia thuash kujt tjetër në këtë botë!

-Mirë,edhe unë po flas nënjëjës…As mos dysho,Driton!Do të jem besnike e fjalës sime.

-Ka shumë kohë që jam dashuruar në një grua!-e filloi rrëfimin Dritoni dhe vazhdoi:-Apo, të them më mire në njëbukuroshe!Në një aso bukuroshe që ma ka prishur gjumin e natës! Që m`I ka prishur ëndrrat.

Dhe është aq e bukur,siç thua ti?! -e ndërpreu Drita.

-Paj,sit ë them?!-ia ktheu Dritoni,-unë nuk jam poet që të ta përshkruaj.Vetëm për mua është m? e bukura në botë!

-Po,Fatmirja,jote shoqe,di për këtë?

-Ç`thua dhe ti,Dritë…a je në vete? E si do t`i tregoja une Fatmirës për këtë gjë?!Tëthash se pr kt dashuri e di ve und he q nga sot edhe ti!

-O,m fal se harrova!-ia ktheu Drita dhe vazhdoi:-Po ti pse m flet mua pr at bukuroshe?! Derisa ti e dashuron aq shumë ç`hyj unë në këtë mes?

-Ti mund të më ndihmosh,Dritë!-ia ktheu Dritoni.Ti e njeh atë bukuroshe dhe mund të më ndihmosh.

-Po ti a ke folur ndonjëherë me atë bukuroshe? A ia ke shfaqur dashurinë tënde? A e di ajo se ti e dashuron?

-Unë kam folur shumë herë me të! Por për gjëra krejt tjera! Dhe asnjëherë për dashurinë!Sado që mendja ma thotë se ajo duhet ta ketë kuptuar dashurinë time.

-Po si do ta dijë ajo se ti e dashuron derisa ti asnjëherë nuk ia ke thënë?

-Paj,sit ë them ajo tasjmë duhet ta ketë kuptuar dashurinë time,nga shikimet e mija të zjarrta, nga shtrëngimi I duarve…

Drita po heshtte.Ju kujtuan edhe një here shikimet plot lakmi,që Dritoni ia hidhte asaj sa here që dy familjet takoheshin! Ju kujtuan edhe shtrëngimet e dorës së tij.

-Enëse ajo nuk e ka kuptuar ende dashurinë tënde,atëherë si do t`i tregosh?-e theu heshtjen Drita.

-Paj pak më parë të thash se ti je ajo që mund të më ndihmosh.

-E sit ë të ndihmoj unë?-ia ktheu Drita.

-Të bisedosh me ted he t`I tregosh se unë e dashuroj…

-E çfarë nëse unë nuk dua të flas me të?

-Po ti pak më parë me dhe besën dhe më premtove se do me ndihmoje.

-E çfarë burri je ti,kur nuk je në gjendje të ia shfaqësh dashurinë asaj që dashuron?!

-Nuk është aq e thjeshtë siç menmdon ti.

-E pse nuk qenka aq e thjeshtë?! E ndal atë bukuroshen dhe në qetësi i tregon për dashurinë…

-Eh,sikur të ishte aq e thjeshtë siç thua ti.

-E pse nuk qenka e thjeshte?! Më thuaj çfarë të pengon që të ia shfaqësh dashurinë?

-Paj bukuroshja që dashuroj unë është e martuar…Ka burrë…Ka fëmijë…

-E ç`të duhet ty një bukuroshe që është e martua dhe ka burrë e fëmijë?!

-Mos më pyet mua? Pyete zemrën time dhe ajo të tregon se sa shumë e dashuron atë bukuroshe.

-Pak më parë më the se unë mund tëtë ndihmoj…Më trego si mund të të ndihmoj?

-Paj t mund të flasësh me bukuroshen dhe t`i tregosh asaj se unë e dashuroj…

-Si mund të flas unë me një grua që nuk e njoh?!

-Jo,jo,Dritë,mos u nxito!Ti e njeh atë! Dhe ajo të njeh ty…

-Si e njoh unë atë?! A është larg apo afër nga këtu?

-O,ajo bukuroshe është shumë afër!

-Atëherë më trego se çfarë duhet t`i them?

-T`i thuash dhe t`i tregosh se unë e dashuroj si asnjë tjetër.T`i thush se unë për të jam gati të jap edhe jetën!

-Ndal,ndal,mo u nxito.Si je gati që për të të japësh edhe jetën? E çfarë i duhet asaj pastaj jeta pa ty?

-O,Dritë,dashuria ime për bukuroshen është e madhe,sa nuk krahasohet me asgjë.Të thash se për të jam gati të jap gjithçka.Mjafton që ajo të më dashurojë,e pastaj unë do të jem robi i saj.

-Po,për gruan tënde dhe fëmijët, nuk po kujtohesh.Ku do t`i lësh ata, o i shkretë?

-O,Dritë,ti nuk e di se ç`është dashuria! Ajo dashuria që të zhurit mendjen dhe zemrën…

-I kuptova të gjitha.Atëherë më thuaj vetëm emrin e bukuroshës, e pastaj do të flas unë me të.

-Para se ta them emrin e saj,betohu edhe një herë:Çfarëdo që të ngjajë,ti nuk do t`I tregosh askujt për këtë dashuri!

-Të thash edhe më parë se jam aq besnike,që besën e dhënë e ruaj në zemër.

-Oh bukuroshja ime e shtrenjtë!Oh,dashurija ime e zjarrtë!Ti je drita e mendjes dhe e zemrës sime!Unë vetëm për ty jetoj!

-Ma trego,pra emrin e bukuroshes e mos u zhgrryej si derr…

-Vallë, a ende nuk po e kupton se cila është bukuroshja e zemrës sime?!

-E si ta kuptoj, kur ti nuk ma thua emrin e saj?!

-Dritë e ka emrin!Ajo është drita e zemrës dhe e jetës sime!E ajo Dritë je ti!

-Idiot!-ia ktheu Drita dhe mbylli telefonin…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat