Sela i livadhisë

Kultura

Sela i livadhisë

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 28 maj 2017 Në ora: 10:41

Foli Ziadin Sela

- Ujku nuk do fara

Një është e sigurt

Ne ecim përpara

 

Rrugës së bashkimit

Nuk ndalet shqiptari

As te Moravica

E as te Vardari

 

Dallgët me stuhi

E njomin bregdetin

Dhe e mbajnë të freskët

N’popull Amanetin

 

Për të parët tanë

Dhe tokat kreshnike

Që e kanë një emër

Shqipëria etnike

 

Livadhi e Strugës

Lule  jargavani

E ka Zia Selën

Një zemër Luani

 

Sevdail Hyseni, Bujanoc, maj 2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat