(E plotësuar) - Refugjatët në kampe, nëna me fëmijë në krahë nëpër male, shtëpi të rrënuara, masakra njerëzish, kolonat e stërzgjatura me njerëz, ushtarët e UÇK-së duke ndihmuar nënat shqiptare, janë vetëm disa nga pamjet që janë pasqyruar në një ekspozitë nga eksodi dhe kthimi i shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.
Në shënimin e Ditës Botërore të Refugjatëve ekspozitën në sheshin “Nëna Terezë” e ka hapur kryetari i AAK-së dhe pretendenti për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka përgëzuar organizatorët për këtë ekspozitë me që rast tha se duhet të punojnë ashtu siç janë deklaruar që mos të largohet askush nga trojet shqiptare.
Haradinaj: Duhet të punojmë që askush të mos largohet nga vendi
“ Mendoj se ideja e Departamentit të Diasporës dhe zotëri Jahja Lluka që mos me lënë në harresë këtë plagë edhe këtë dhimbje popujt tanë është vërtet me u respektuar. Na duhet me punuar ashtu siç jemi deklaruar të gjithë që të mos largohet askush më nga trojet tona për shkaqe të jetës apo për shkaqe po e quaj ashtu të diskriminimit të çfarëdo natyre qoftë“, tha ai .
Ai ka folur edhe për formimin e Qeverisë duke deklaruar se qeverinë dhe institucionet do ti formojnë me afate kohore, dhe se pas certifikimit do të veprojnë.
Drejtori i Departamentit për Diasporë pranë AAK-së, Jahja Lluka, tha se qëllimi i organizimit të kësaj ekspozite është që të mos harrohen vuajtjet e popullit shqiptar nga projektet antiserbe.
Ai shtoi se duhet të ofrohet perspektiv për rininë e Kosovës që të mos shpërngulen nga vendi.
Lluka: Mos të harrojmë vuajtjet e popullit shqiptar
“Kemi pasur të arsyeshme që të organizojmë një ekspozitë të fotografive me një qëllim të vetëm që të mos i harrojmë të gjitha këto vuajtje që ka pasur populli shqiptar nga projektet antiserbe për shpërnguljen e shqiptarëve”. Fatkeqësisht duhet ta themi që edhe sot kemi largim të njerëzve tanë nga Kosova posaçërisht të rinisë dhe ne do të bëjmë përpjekje që të krijojmë kushte dhe mundësi që të kemi perspektiv për rininë tonë që mos të ketë mundësi që të shpërngulet”, tha ai.
Ekspozita me titull “Ta luftojmë harresën" është hapur nga Departamenti i Diasporës pranë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe sipas organizatorëve qëllimi i saj është që të mbetet gjithmonë në kujtesën e njerëzve gjenocidi serb ndaj popullit shqiptar.
“Ta luftojmë harresën” hapet në sheshin e Prishtinës
Refugjatët në kampe, nëna me fëmijë në krahë nëpër male, shtëpi të rrënuara, masakra njerëzish, kolonat e stërzgjatura me njerëz, ushtarët e UÇK-së duke ndihmuar nënat shqiptare, janë vetëm disa nga pamjet që janë pasqyruar në një ekspozitë nga eksodi dhe kthimi i shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.
Në shënimin e Ditës Botërore të Refugjatëve ekspozitën në sheshin “Nëna Terezë” e ka hapur kryetari i AAK-së dhe pretendenti për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj.
Haradinaj me këtë rast tha se duhet të punohet që mos të harrohet ky gjenocid.
Në hapje të ekspozitës Haradinaj nuk ka lënë pa përmendur edhe formimin e Qeverisë për të cilën ka thënë se do të formohet në afatet e parapara.
Ekspozita me titull “Ta luftojmë harresën" është hapur nga Departamenti i Diasporës pranë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe sipas organizatorëve qëllimi i saj është që të mbetet gjithmonë në kujtesën e njerëzve gjenocidi serb ndaj popullit shqiptar.