Dashuria e hidhur

Kultura

Dashuria e hidhur

Nga: Eroll Velija Më: 22 qershor 2017 Në ora: 19:35
Eroll Velija

U fut në sallonin përbri, ku gjendej një kafe-bar “EDI” vazhdimisht i mbushur plotë, me klientelë të zgjedhur që vërshonte tryezat. Këtu mblidheshin ajka e intelektualëve të këtij qyteti. Njerëzit rrinin në grupe rreth tryezave, flisnin me zë të ulët. Zuri vend në cep të sallës me një kafe që marrin në bar-bufe. Tek pinte kafen, ajo hyri brënda dhe i buzëqeshi. Do të ishte barbare t’ia prishje.

Dhe i vajti pas duke i mbajtur sytë pa vetëdije te trupi i saj elegante.

Në kohën që la mbi tryezë kafen, sytë iu ndeshën sërish me sytë e asaj vajze që ende nuk ia kishte mësuar emrin. Ishte në një blu të thellë, shkujdesja e saj e linte një lloj ftohtësie. Vuri re gjithashtu se, po të mos e llogariste veten, në kafe-bar kishin mbetur një djalë e dy vajza. Djalit, një tip fjalaman, i takonin dy vajza. Pas pak edhe ai doli jashtë bar-kafes. Zuri ta vriste mendjen të gjente se cila nga vajzat do ta ndiqte. Kërkoi dhe njëherë sytë blu, por ata iu shmangën. Aha, tha, e qartë, do ta ndjekin sytë blu. Ata do të ngriten, do të zhduken jashtë e do të bëjnë dashuri, siç janë duke bërë të tjerët. Dhe diçka e sëmboi. Vajzat rrinin kokëulur. Ai e kuptoi ç’ishte ai sëmbim derisa gjithçka u zgjidh: në heshtje, disi të druajtur nga që veprimi i tyre lexohej qartë, ajo u ngritë e braktisi tryezën. Në bar-kafen mbetën ai dhe… sytë blu. Ajo matan tryezës, ai këndej. Kasetofoni vazhdonte punën e tij.

Vështirë e kishte se si të sillej e ç’do të bënte sikur këtë heshtje nuk e mbushnin tingujt e muzikës. Dukej se edhe sytë blu provonin të njejtën bezdi. Ajo qe mënjanuar pak sa nga kasetofoni, të thuash se kërkonte të zbërthente ndonjë mesazh që vinte prej andej.

Megjithatë ai duhej të bënte diçka. Nuk mund të rrinte aty me rolin e një idioti, para një vajze që shihej se ndodhej në gjendje të pakëndshme. Dhe e pyeti se si e quanin. Ajo iu përgjigj se e quanin Lejla. E pyeti se me ç’punë merrej. I tha se është infermiere në spitalin e qytetit. Pastaj e pyeti se si ndodhej në këtë bar-kafe. Pas këtyre batutave ai e ngriti gotën me pije freskuese dhe e ktheu pa e ftuar të pinin. Atëbotë ajo iu lutë ta përcillte deri në shtëpi. Ne jemi jashtë loje, tha, e mira do të qe t’i linin rehat. Ajo ia nguli sytë me pasion e ledhati dhe ai mendoi se ky do të qe veprimi më i zgjuar për të dalë nga loja denjësisht. Nuk priti më të përsëriste. I pari jashtë doli ai. Ajo i erdhi pas tij në maje të gishtave. Në korridor jepeshin dyert e katër dhomave të apartamentit. Ata zgjodhën derën e katërt, atë që i çonte te shkallët, dhe kur dolën e mbyllën duke u kujdesur të mos shkaktonin zhurmë. Shkallët qenë hedhur në errësirë. Mbase për këtë ajo e pa të arsyeshme ta kapte për krahu, e krahu i saj e hutoi. Ai e ndjeu se nuk do të ishte në gjendje t’i bënte ballë dhe, çastin e fundit, në një dëshpërim epshi, kuptoi se ajo atë ditë nuk e dëshironte shtratin, shtrati ishte tepër larg. Ajo i qe qepur pas trupit dridhej si purtek dhe ai nuk e zgjati. Të mbështetur në murin pranë, e ngriti peshë, derisa ajo u bë e lehtë pendë. Në errësirën e vuajtjeve ajo klithi. Pastaj trupi i saj zuri të epej, të lëshohej ngadalë, ajo iu varë e tëra në trupin e tij dhe për një kohë të gjatë mbetën të mbështetur pas murit, në krahët e njëri-tjetrit.

Sotë më duhej të pi, i pëshpëriti ajo. Ai vazhdonte ta mbante në krahë. Një frymë e freskët ajri i përplasej pas shpine, ia shpupuriste flokët dhe ai i ra në të se diku pas tyre qe vendosur një ventilator. Ajo u shkëput prej tij. Ai u mbështet me shpinë pas murit, duke vështruar gruan e re që zuri të rregullohej pak më tutje. Shkujdesja me të cilën ajo po vishej e tronditi.

Ishte e natyrshme që pasi të bënin dashuri ai të vishej në sy të saj e ajo në sy të tij. Në këtë akt intim ai s’kishte parë asgjë të veçant, asgjë të jashtëzakonshme, siç pa atë ditë kur i trullosur krijoi përshtypjen se kjo do të qe hera e fundit e gjithçka do të mbyllej me këtë shfrim të verbër epshi. Ajo u ulë në kolltuk me flokët ende të shprishura, ai zuri vend përbri saj. Balli i saj qe ende e mbuluar nga pikla djerse. Edhe balli i tij, ajo nuk e vështronte në sy. Të tijët ai nuk ia ndante. Ajo u ngritë, u ulë pranë tij dhe iu zhytë në krahërorë. Ai mendoi se ata kishin bërë dashuri në atë mënyrë për herë të parë. Ata nuk kishin bërë kurrë dashuri në këmbë, pas murit. Ai ia kaloi dorën midis flokëve. Unë nuk mundem pa ty, shpërtheu ajo, po të më lëshë do të bëjë vetëvrasje. Atij i përshkoi trupin një rymë i akulltë. Një shqisë tepër e ndjeshme e tij nuhati se përreth vinte era vdekje. Pa vetëdije ia mori kokën midis duarve, ia mbështeti në kraharorë. Dhe ia puthi sytë. Sytë ishin të përlotur. Qetësohu, belbëzoi, dhe më trego, ç’ka ndodhur. Ti s’ke arsye të jesh kaq e tronditur. Je një vajzë e re, asgjë më tepër, me të je i fejuar nuk ke pasur ndonjë lidhje më shumë se një fejesë të çoroditur. I shqiptoi këto me një zë të mekur. Nuk i besoi as vetë. Ai u mbush me frymë. Ideja e vajzës së re për të vrarë veten nëse do të thirrej edhe njëherë diku, e shkundi. Kishte qenë një ide e vjetër e tij, një sëmundje, ai vazhdonte të vuante nga mendimi për të helmuar veten. Ndoshta do të vuante tërë pjesën e jetës që i mbetej, midis dëshirës dhe sëmundjes, por ajo nuk ishte e sëmurë. Ai e shtrëngoi edhe më fortë. Dhe e puthi. Një pikë loti i saj mbeti në faqe. Dhe e përfytyroi me gotën e helmit në skajin e buzëve. Dhe e përshkuan ethet.. Kufoma ia ka prekur, ia ka marrë mes shputave të tij të ftohta, mendoi ai tek shihte duart e saj që dridheshin. Pastaj, vijoi ajo e zbehur, si ndodhen pikë për pike ato që i the ti. Pastaj e përcolli jashtë. U kthye në shtëpi, të rrinte i qetë.

Të nesërmen, çastin e fundit i cingëroi celulari. Dhe kundrruall, e mbështjellë me një tis mjegulle, kushërirës së tij, ia bëri me dije se dikush e kërkonte. Atij iu tha pështyma në gojë. Është një vajzë i tha kushëriri butësisht. Përzemërsia e kushëririt ishte e papritur, dhe e çuditshme. E brejti një dyshim. Skena që përjetonte i kujtonte diçka të njohur. Doemos, tha, kjo është pikërisht momenti ku priste telefonatën e kufomës. Ajo kishte bërë vetëvrasje. Atijë iu dukë sikur ia shpuan trupin me mijëra gjilpëra njëherazi, sikur njëherazi po e kafshonin mijëra qenë të tërbuar. Ai nuk flejti më.

Kur më në fund mbeti vetëm, duke kaluar nëpër korridorin e katit të parë për t’u ngjitur në të tretin, diçka e sëmboi. Ai qëndroi për një çast, rrëmoi trurin të gjente përse kishte qëndruar, tundi dorën dhe shkoi mëtej. Edhe e dinte dhe nuk e dinte ç’ishte ai sëmbim. Me siguri donte vetëm një gjë: tash e tutje do të vegjetonte si një kufomë midis të gjallëve. Të gjallët i përkisnin një bote tjetër. Edhe Lejla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat