Engjëlli i miqësisë ngjitet mbi kuadratet e artistit pamor Leonardo Voci

Kultura

Engjëlli i miqësisë ngjitet mbi kuadratet e artistit pamor Leonardo Voci

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 23:39
Leonardo Voci

Klasi i një organizimi të prezantimit të prurjeve më të reja u ndje  befasisht i lajmëtuar  mbi skenën ku janë mësuar të gjallojnë  e lundrojnë në sytë e vizitorëve pikturat e Leonardos. Muza e tingujve e pranishme në harqet e muziktarëve rioshë entuziazmoi në shtendosje të ftuarit.  Prania në mungesë e Zërit gjithkohor të  Luk Kaçajt  ledhatoi mëndjet e dashamirësve të medias , tokës pjellore ku u rrit , e qytetërimit ku u mbrujt si artist e studjues artesh. 

Formësimet e pakufizuara prej rrymave të ankandeve , por me unicitetin e syrit së bashku me duart e piktorit tërhoqën shikuesit kryeqytetas të kostumeve të larmishme sociale e profesionale. Madje ishin koreanët e risive teknologjike nga ambasada e Shqipërisë,  të cilët qëndronin të hutuar ballas punëve në teknika të imëta , të thjeshta në prekjen premierë  , por të kuruara meraklisht nga autori.

Image

 

Habia erdhi si ortek me këmbë pëllumbash,  në prezantimin e partneritetit dashuror e artistik me bashkë udhtaren e tij Floriana Paskalin. Motivi i saj ishte  peisazhi urban plot njolla të dritshme të ftohta spontaniteti nokturn ,  e frymuar në distancimin romantik të Çikagos ku u vlerësuan nga publiku shqiptaro amerikan. Këto prurje të artistit do të qëndrojnë të nderura në muret e Sheraton Tirana deri në 16 Korrik. 

Arti i paraprin shkencës “ thotë mençuria ; e ky vibracjon shpirtëror përndezi të pranishmit ,  në ritualin e përvitshëm  shuar me trokitjen e një gote verë familjare, realizuar me artizanat nga trualli i bukur e i shëndetshëm  i Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat