Një këngë për të prekurit e zjarrit në “Grenfell”

Kultura

Një këngë për të prekurit e zjarrit në “Grenfell”

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 17:16
Ilustrim

Ditën e mërkurë është publikuar kënga që u dedikohet të prekurve nga tragjedia e kullës “Grenfell” në Londër, me qëllim që të mbledhë fonde në ndihmë të familjeve që ngelen pastrehë.

Një këngë për bamirësi, për të cilën u angazhua Simon Cowell, mblodhi bashkë disa këngëtarë të famshëm britanikë dhe muzikantë të njohur. Mes tyre janë: Robbie Williams, Leona Lewis, Rita Ora, Jessie J. dhe ish-anëtarët e “One Direction”. Ndërkohë Liam Payne dhe Louis Tomlinson, kanë ofruar zërat e tyre për “cover”-in e këngës “Urë mbi ujëra të trazuar” të vitit 1970.

Sipas mediave ndërkombëtare, kënga është e disponueshme për t’u shkarkuar tani, ndërkohë që pranohen edhe donacione të tjera. Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu kullën “Grenfell” ka shkuar në 79.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat