Po rrallohet mali im

Kultura

Po rrallohet mali im

Nga: Haki Bunjaku Më: 26 qershor 2017 Në ora: 07:49
Haki Bunjaku

Hatashëm shpejt po rrallohet „Mali im“,që nga ai rrezik të mos mbetët asgjë.

Para një muaji na e dha lamtumirën nipi dhe kolegu i profesionit, Ganimet Klaiqi i cili gëzoi vetëm gjysmë shekulli jetë.

Në natën e Katërxheçave, më 22 të këtij muaji 017, iku nga kjo  botë nipi tjetër dhe kolegu e shok i fëmijërisë, Prof.Hafiz Gashi.

Sot,më 25.o6.017,në ditën e Fitër Bajramit ndërpreu sagën jetësore,shoku im i shkollës,studimeve dhe kolegu, Adem M.Pajaziti.

Tash murrlani mund të turret pa pengesë.

Me,tash të ndjerin, Adem M.Pajaziti kryem gjimnazin në Gjilan dhe studimet: Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë. Nja gjashtë vjet punuam në shkollat e mesme të Gjilanit;Ademi në shkollën Ekonomike, ku qe edhe zëvendësdrejtor,ndërsa unë ligjërues në Gjimnaz.

Për pak vite qe ligjërues I letërsisë shqipe në SHLP të Gjilanit. Nga aty më nuk u ndëgjue dhe as që e takova nga 1981 e këtej.

Me shtëpi ishte në Dhe të Bardhë,ngjitas me kusherirën time, të cilën e vizitoja çdo verë dhe vazhdimisht pyetja për Ademin.

-Nuk e shohim kurrë, thonin.

As nëpër gazeta nuk i dilte emri,edhe pse ishte i aftë për shkrime. Duhet të ketë pësuar farë traume,se ai para viteve të tetëdhjeta,dy herë qe fitues i Konkursit letrar për ese.

Unë shkruaja poezi,opinione e kritikë letrare dhe ,sinqerisht, habitesha përse edhe ai nuk po hyn në „lojë“?!

Sante mora lajmin e hidhur për shokun dhe kolegun tim të nderuar, Adem M.Pajaziti.

Po më bëhet se po më shterret durimi dhe vështirë shumë ta përballoi zvetnimin.

Sot për ditë Bajrami,këtu vetëm në dhomë e mora telefonin fiks se më bëhej që më telefonon motra (që ka kaluar në amshim para tri vjete).

Shumë vonë e hetova se isha i përhumbur dhe më iku mendja se do të përballem me ndonjë pikëllim.

Edhe erdhi….(!)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat